
Kompani
Auto Kema - Mercedes Benz
Kategoritë
Të tjera, Mekanik, Administratë
Vendi i punës
Fushë Kosovë
Numri i pozitave
3
🧰 KONKURS PUNE – AUTO SERVIS KEMA
Auto Servis KEMA, e themeluar në vitin 1986, është një ndër serviset më të njohura në treg për riparim dhe mirëmbajtje profesionale të veturave, veçanërisht për markën Mercedes-Benz.
Me një përvojë shumëvjeçare dhe reputacion të lartë, kompania po e zgjëron ekipin e saj dhe shpall konkurse për pozitat në vijim:
🔧 1. Mjeshtër për Mercedes (Mekanik me përvojë pune)
Kërkesat:
- Përvojë pune në riparimin dhe diagnostikimin e veturave Mercedes-Benz;
- Njohuri për sistemet mekanike, elektrike dhe elektronike të automjeteve;
- Aftësi për punë të pavarur dhe në ekip;
- Përkushtim dhe përgjegjësi profesionale.
🧑🔧 2. Praktikant Mekanik (Praktikë profesionale)
Kërkesat:
- Të ketë interes dhe pasion për fushën e automjeteve;
- Të jetë i gatshëm për të mësuar dhe zhvilluar aftësitë në punë praktike;
- Nuk kërkohet përvojë paraprake.
🗂️ 3. Administratore e Zyrës
Detyrat kryesore:
- Menaxhimi i dokumentacionit dhe faturave të kompanisë;
- Organizimi i komunikimit me klientët dhe furnitorët;
- Ndihmë në proceset e blerjeve dhe shitjeve;
- Përkujdesje për punët administrative dhe koordinimin e zyrës.
Kërkesat:
- Njohuri bazike në përdorimin e kompjuterit (Word, Excel, Email);
- Aftësi të mira komunikuese dhe organizative;
- Përvojë pune në administratë konsiderohet përparësi.
📩 Të gjithë të interesuarit mund të dërgojnë CV-në e tyre përmes opsionit “Apliko këtu” ose në email: [email protected]
📞 Për më shumë informata: 044 202 706 & 045 202 706
Apliko shpejtë përmes sistemit!