Shield Recruitment & HR kërkon Arkitekt ( 1 vend pune) për klientin e saj, kompani e njohur në fushën e e zhvillimit të projekteve dhe ndërtimit me seli në Prishtinë.
Vendi i Punës: Prishtinë
Detyrat dhe përgjegjësitë:
- Analizon dhe verifikon projektet arkitektonike të paraqitura nga studiot e jashtme, duke siguruar përputhshmërinë me kërkesat e projektit, rregulloret vendore dhe standardet e kompanisë.
- Përgatit komente teknike dhe raporte vlerësimi për projektet e marra nga palët e treta.
- Harton projekte arkitektonike dhe zgjidhje të brendshme për nevojat e kompanisë.
- Bashkëpunon me ekipet e inxhinierisë, ndriçimit, peisazhit dhe interiorit për koordinimin e zgjidhjeve teknike dhe estetike.
- Krijon modele 3D, vizualizime dhe rendera fotorealistë për prezantime dhe albume shitjesh.
- Përgatit dokumentacionin grafik për fazat: leje ndërtimi, zbatim dhe “as built”.
- Promovon dhe prezanton projektet për klientët potencialë.
- Këshillon klientët mbi tipologjitë e pasurive, çmimet, kushtet dhe strukturat e pagesës.
- Organizim dhe realizim i takimeve, prezantimeve dhe vizitave në terren.
- Menaxhon marrëdhëniet me klientët gjatë gjithë procesit të shitjes deri në nënshkrimin e kontratës.
- Regjistron dhe administron të dhënat e klientëve në databazën e kompanisë.
- Bashkëpunon me ekipin e marketingut për përmirësimin e materialeve prezantuese dhe strategjive të shitjes.
- Siguron komunikim profesional dhe të vazhdueshëm me klientët ekzistues dhe potencialë.
Kualifikimet:
- Diplomë në Arkitekturë
- Eksperiencë minimale 3–5 vite në projektim arkitektonik dhe/ose interior design; eksperienca në shitje pasurish të paluajtshme konsiderohet avantazh.
- Njohuri të shkëlqyera në: Revit, SketchUp, Rendering (V-Ray, Enscape, Lumion), AutoCAD, Adobe Photoshop/Illustrator, Microsoft Office.
- Aftësi të mira artistike dhe ndjenjë e zhvilluar estetike.
- Njohuri mbi normativat e ndërtimit dhe proceset e projektimit në Shqipëri.
- Aftësi për të punuar në mënyrë të pavarur dhe në ekip, me kujdes ndaj detajeve dhe afateve.
- Njohuri shumë të mira të gjuhës angleze dhe aftësi për komunikim profesional.
Të gjithë të interesuarit mund të aplikojnë përmes Web faqes së Shield Recruitment & HR https://shieldrecruitment.org/ deri me datë 15 Shkurt 2026 në ora 16:00.
Ju do të kontaktoheni vetëm në qoftë se CV-ja juaj do të kualifikohet.
Tek ne CV-ja juaj është e sigurt dhe trajtohet në konfidencialitet të plotë.