business

Zyrtar/e për hulumtim të tregut

  • star Publikuar: 24-07-2024
  • star Skadon: 02-08-2024

Ky konkurs ka skaduar

Kompani KEDS Energy
Kategoritë Ekonomi
Numri i pozitave 1
Vendi i punës Prishtinë
Shikime 500

Informacion

Në bazë të skemës organizative në fuqi dhe nevojës për plotësimin e vendit/eve të lirë/a të punës në Departamenti i Prokurimit më datë 22-07-2024 shpall konkurs pune:

Detyrat dhe përgjegjësitë kryesore

  • Mbledh të dhëna nga tregu dhe informata për artikuj, i raporton dhe prezanton ato sipas kërkesave;
  • Analizon dhe përpunon të dhëna statistikore duke përdorur metoda moderne dhe tradicionale për mbledhjen e tyre;
  • Harton plane dhe kryen analiza të vlefshme dhe të besueshme për kërkim të tregut;
  • Interpreton të dhëna, formulon raporte dhe jep rekomandime;
  • Siguron analiza të konkurrencës për ofertat e tregut të kompanive të ndryshme dhe identifikon tendencat e tregut;
  • Sigurohet që të dhënat dhe informacionet janë të sakta;
  • Prezanton në mënyrë proaktive raportet e hulumtimit të tregut dhe analizën e të dhënave me Departamentin e Prokurimit;
  • Qëndron plotësisht i informuar për trendet e tregut, hulumtimet e palëve të tjera dhe implementimin e praktikave më të mira;
  • Kryen edhe detyra tjera sipas kërkesës së udhëheqësit.

Kërkesat dhe kualifikimet

  • Bachelor në Ekonomi ose fusha të ngjashme;
  • Minimum 1 vit eksperiencë pune në hulumtimit të tregut;
  • Aftësi për të interpretuar sasi të mëdha të dhënash dhe për të kryer shumë detyra;
  • Aftësi të forta komunikuese dhe prezantuese;
  • Njohuri të shkëlqyera të MS Office dhe mjeteve kërkimore;
  • Njohuri shumë të mira në hulumtim, në metodat e mbledhjes/ruajtjes së të dhënave dhe modelim;
  • Aftësi të forta analitike dhe kritike.
  • E preferuar njohja e gjuhës Angleze

Dokumentet e kërkuara

Dokumentet e mëposhtme duhet të dorëzohen në një file të vetëm PDF:

  • CV
  • Diplomën e kualifikimit
  • Dëshmi nga përvojë e punës/Trusti
  • Certifikata/Vërtetimi që nuk jeni nën hetime nga Gjykata
  • Certifikata të trajnimeve të ndjekura

Shënime të Rëndësishme

KEDS ofron mundësi të barabarta punësimi për të gjithë qytetarët pa dallim. Aplikacionet e dorëzuara pas afatit nuk pranohen dhe aplikimet e pakompletuara do të refuzohen. Vetëm kandidatët që plotësojnë kriteret dhe janë në listën e ngushtë do të kontaktohen.

APLIKO