business

Inxhinier i sistemeve

  • star Publikuar: 27-11-2023
  • star Skadon: 06-12-2023

Ky konkurs ka skaduar

Kompani Clastertech
Kategoritë Teknologji Informative - ICT, Inxhinieri
Numri i pozitave 1
Vendi i punës Prishtinë
Shikime 1107

KONKURS

Clastertech Sh.p.k ka filluar punën në Kosovë nga viti 2010 dhe që nga viti 2020 ka hapur filialen edhe në Shqipëri.

Qëllimi i kompanisë tone është to ofrojë shërbime dhe produkte të kualitetit të lartë. Duke parë trendin e rritjës në fushën e IT-së Clastertech synon të rritë kapacitetet teknike.

Nëpërmjet një stafi të kualifikuar, kompania synon të ofrojë një shërbim sa më cilësor duke plotësuar të gjithë kërkesat e klientëve

Clastertech Sh.P.K., shpall konkurs për Inxhinier të sistemeve.

Të dhënat:

Pozicioni: Inxhinier I sistemeve
Lokacioni: Prishtinë
Kontrata: Sipas Ligjit të Punës
Aplikimet mbyllen: 06.12.2023
Numri I pozitave: 1 person

Si Intergrator/Administrator I Sistemeve në Clastertech Sh.P.K ju do të keni nje rol shumë të rëndësishëm në zgjidhjet e ndryshme që i ofrohen klienteve tanë. Partneriteti ynë I gjërë me vendorë që jane me renome botërore bën që te ofrojmë teknologji të ndryshme tek klientët, prandaj zgjidhjet që I ofrojmë mund të jenë: Cisco Systems, Dell EMC, Fortinet etj.

Ju do të keni bashkëpunim me ekipin tonë I cili është I përkushtuar për te ndihmuar klientit që të arrijë deri tek zgjidhja e kërkuar.

PËRSHKRIMI I PUNËVE:

  • Konfigurimi i sistemeve sipas nevojave të organizatave te ndryshme.
  • Konfigurimi i platformave monitoruese te vendoreve te ndryshem.
  • Gjetja dhe zgjidhja e problemeve të harduerit dhe softuerit.
  • Te instaloni, konfiguroni, testoni dhe mirmbani paisje te sistemeve (Server, Storage etj), sisteme operative dhe mjetet e menaxhimit të sistemit te konfiguruara.
  • Te menaxhoni dhe monitoroni të gjitha sistemet dhe infrastrukturën e instaluar.
  • Të testoni performancën e sistemeve për kufizimet potenciale, identifikoni zgjidhje të mundshme duke bashkëpunuar me koleget.
  • Te siguroheni që sistemet dhe infrastruktura e implementuar te jete ne nivel te lartë të disponueshmërisë.

Kualifikimet dhe kompetencat kyçe të nevojshme:

  • Diplomë universitare Bachelor në Shkencat e Kompjuterit, Inxhinieri ose fushë të ngjashme e preferuar.
  • Minimum 3 vite përvojë pune profesionale
  • Certifikimet janë një avantazh
  • Aftësi shumë të mira në gjuhën angleze, shkrim dhe lexim
  • Aftësi dhe njohuri të përgjithshme në fushën e IT-së.
  • Aftësi shumë të mira për zgjidhjen e problemeve, analitike, dhe aftësi për të kryer shumë detyra njëkohësisht duke punuar efektivisht me të tjerët nën presion.
  • Person fleksibël, i organizuar, i orientuar në detaje dhe i gatshëm për të reaguar, me një qëndrim orientuar nga klienti.
  • Aftësi shumë të mira komunikimi me fjalë dhe shkrim në anglisht me kolegët, menaxhimin dhe klientin.
  • Një mësues i shpejtë me një pasion për vazhdimësinë e mësimit dhe zbatimin e trendeve teknologjike për të qenë në dobi.

Puna ekipore

  • Prej të punësuarit në Clastertech-it kërkohet që të bashkëpunoj me kolegët për ti realizuar synimet e ndërmarrjes;
  • Të jetë i gatshëm të mësoj prej të tjerëve;
  • Të vendosë agjendën e ekipit para agjendës personale;
  • Të veproj në përputhje me vendimet e ekipit, edhe në rastet kur vendimet e tilla nuk e reflektojnë plotësisht pozicionin personal;
  • Të pranon dhe ndanë përgjegjësinë me ekipin;
  • Dhe në përgjithësi të adaptohet në punë ekipore.

Për të aplikuar për këtë pozitë, ju lutem dergoni CV - in, si dhe dokumentacionin përkatës shtesë të cilat e dëshmojnë vërtetësinë e kualifikimit tuaj në e-mail adresën: [email protected]