business

Termat e Referencës (TeR) – Ekspert/e i/e Bletarisë për Trajnimin e Përfitueseve të Granteve në fushën e Bletarisë

  • star Publikuar: 13-06-2024
  • star Skadon: 21-06-2024

Ky konkurs ka skaduar

Kategoritë Të tjera
Numri i pozitave 1
Vendi i punës Prishtinë
Shikime 682

Termat e Referencës (TeR) – Ekspert/e i/e Bletarisë për Trajnimin e Përfitueseve të Granteve në fushën e Bletarisë

Informata të përgjithshme

Konsulencë afatshkurtër: Ekspert/e i/e bletarisë për trajnimin e përfitueseve të granteve në fushën e bletarisë

Kohëzgjatja: Katër (4) ditë pune gjatë periudhës qershor-korrik 2024

Titulli i projektit: WEERA- Fuqizimi ekonomik i grave të zonav erurale në Kosovë

Financuar nga: Bashkëpunimi Austriak për Zhvillim (ADC)

Zbatuar nga: CARE International Balkans në bashkëpunim me CARE Austria

Rreth CARE International Balkans

Puna e CARE në Ballkan filloi në vitin 1993, kur ofroi mbështetje humanitare për njerëzit e prekur nga lufta. Në fund të viteve të 90-ta, CARE e zhvendosi fokusin e saj në rajon nga ndihma dhe rehabilitimi humanitar i pasluftës në zhvillimin socio-ekonomik, duke u angazhuar në ndërhyrje të drejtuara drejt parandalimit të konflikteve dhe ndërtimit të paqes, jetesës së qëndrueshme, barazisë gjinore dhe parandalimit të dhunës me bazë gjinore.

CARE International në Ballkan e vendos cilësinë e programit të saj në qendër të misionit të saj dhe ka hartuar një strategji rajonale që përfshin dy drejtime kryesore programore: Barazinë Gjinore dhe Përfshirjen Sociale dhe Ekonomike. Programi për Barazi Gjinore i CARE synon t’i fuqizojë gratë e cenueshme nga dhuna, diskriminimi dhe varfëria, për të arritur mundësi më të mira jetese dhe drejtësi sociale dhe për të punuar në parandalimin e dhunës nga bashkëmoshatarët dhe ndërtimin e tolerancës midis të rinjve në Ballkanin Perëndimor. Qëllimi i Programit të Përfshirjes Sociale dhe Ekonomike është të forcohen kapacitetet dhe të krijohen mundësi për të margjinalizuarit, të përjashtuarit nga shoqëria dhe të varfrit që të integrohen në shoqëri dhe të kenë qasje në të drejta. Angazhimi dhe kontributi i CARE qëndron në forcimin e qëndrueshmërisë së organizatave dhe rrjeteve kryesore të shoqërisë civile rajonale, kombëtare dhe/ose lokale që promovojnë barazinë dhe diversitetin, në kontekstin e përfshirjes sociale dhe jo dhunës.

Rreth projektit

CARE International Balkans, zyra në Kosovë (në tekstin e mëtejmë: CARE) po zbaton Projektin “Fuqizimi Ekonomik i Grave në Zonat Rurale të Kosovës-WEERA”, financuar nga Bashkëpunimi Austriak për Zhvillim-ADC. Ky projekt kontribuon në zhvillim më të barabartëdhe gjithëpërfshirës socio-ekonomik në zonat rurale të Kosovës dhe rrit përfshirjen ekonomike dhe sociale të grave rurale të Kosovës duke përmirësuar konkurrencën e bizneseve të tyre dhe kapacitetin e tyre për pjesëmarrje qytetare.

Projekti pritet të kontribuojë në arritjen e këtyre rezultateve:

  1. Bizneset rurale të udhëhequra nga gratë janë të pajisura për të prezantuar zgjidhje të qëndrueshme financiare dhe mjedisore dhe për të përmirësuar pozicionin e tyre në treg, nëpërmjetnjë skeme konkurruese të asistencës financiare dhe teknike;
  2. Gratë nga zonat rurale janë të vetëdijshme për të drejtat e tyre ekonomike dhe sociale dhe u ofrohenkapacitete dhe mundësi për pjesëmarrje aktive në procesetvendimmarrëse lokale;
  3. Njohje e gjerë mbi rolin e gruasë në zonat rurale të Kosovës përmes promovimit të praktikave më të mira të projektitdhe përmes tregimeve të suksesit.

Objektivi: Ekspert/e për trajnimin e përfitueseve të granteve

CARE, si pjesë e projektit "Fuqizimi Ekonomik i Grave në Zonat Rurale të Kosovës (WEERA)", po kërkon të angazhojë një ekspert/e për të ofruar mbështetje teknike dhe shërbime këshilluese në fushën e bletarisë për 8 gratë e zonave rurale - përfituese të projektit WEERA nga rajoni i Pejës dhe Gjakovës, të cilat kanë marrë mbështetje financiare për realizimin e planeve të tyre të agrobiznesit. Eksperti/ja do të jetë përgjegjës/e për ofrimin e udhëzimeve në fusha të tilla si: prodhimi i mjaltit, prodhimi i dyllit të bletës, prodhimi i propolisit, prodhimi i peltes mbretërore, krijimii fondanteve dhe tematë tjera të nevojshme për zhvillimin e biznesit të përfituesve.

Objektivat specifike të kësaj detyre përfshijnë mbështetjen teknikenë fushat e mëposhtme:

Bletaria:

  • Vlerësimi i praktikave, teknologjive dhe infrastrukturës aktualetë bletarisë;
  • Sigurimi i njohurive mbi teknikat efektive të bletarisë,duke identifikuar fushat për përmirësim;
  • Sigurimi i udhëzimeve dhe këshillave për fondantin, duke përfshirë racionete duhura dhe shkëmbimi i praktikave më të mira të bletarisëgjatë dimrit;
  • Ndarja e njohurive të bazuara në vjeljen e mjaltit për të rritur kapacitetet dhe prodhimin me bletarët;
  • Shpjegimi dhe demonstrimi i metodave për rritjen e mbretëreshave të reja, ndërtimine strategjive për rritjen e numrit të koshereve;
  • Inkurajimi i bletareve dhe ndarja me te e kontakteve për t'u lidhurme një komunitet zinxhirësh tregu për mbështetje, këshilla dhe mësim të vazhdueshëm;
  • Vlerësimi i praktikave, teknologjive dhe infrastrukturës aktualetë bletarisë;
  • Identifikimi i mundësive për përmirësim dhe optimizim në metodat e përpunimit dhe efikasitetin;
  • Zhvillimi i strategjive për të përmirësuar cilësinë, sigurinëdhe jetëgjatësinë e produktitduke minimizuar mbetjet.


Fusha e punës

Eksperti/ja i/e bletarisë do të ofrojë sesione trainimi për 8 gra përfituese të projektit WEERA nga Peja (5) dhe Gjakova (3) dhe pritet që:

  • Të planifikojë dhe të ofrojë sesionetrajnimi të përshtatura për nevojat specifiketë bletareve;
  • Të sigurojë udhëzime teknikedhe praktika më të mira në lidhjeme teknikat e bletarisë;
  • Të realizojë vizita në terren te bletarët për të vlerësuar praktikat aktuale, për të identifikuar fushat për përmirësim dhe për të ofruar demonstrime praktike;
  • Të ofrojë këshilla për bletarët në zhvillimin e planeve të biznesit, lidhjeve të tregut dhe strategjive të rritjes së vlerës për të rritur përfitimin e ndërmarrjeve të tyre;
  • Të ofrojë mentorim dhe mbështetje të vazhdueshme për bletarët, duke përfshirë zgjidhjen e sfidave dhe duke ofruarkëshilla për praktikat e qëndrueshme të bletarisë;
  • Të bashkëpunojë me zyrtarë lokal të ekstensionit, drejtuesit e komunitetit dhe palët përkatëse të interesit për të siguruar shpërndarjen efektive të njohurive dhe miratimin e praktikave të rekomanduara.


Rezultatet

  • Vlerësimi i praktikave të bletarisë së përfitueseve dhe përshkrimi i planeve të trajnimit duke përshkruar temat, metodologjitë dhe rezultatet e pritshme të procesit të trajnimit;
  • Plotësimi i raportevetë progresit (përfshirë fotot) që përmbledhin aktivitetet e kryera,sfidat e hasuradhe rekomandimet për përmirësimin e secilit biznes të vizituar;
  • Dokumentimi i praktikave më të mira,rastet studimore dhe tregimet e suksesit për të lehtësuar ndarjen dhe përsëritjen e njohurive;
  • Sigurimi i raportit përfundimtar të aktivitetit duke vlerësuar ndikimine programit të trajnimit mbi njohuritë, aftësitë dhe gjenerimin e të ardhuravetë fermerëve.


Metodologjia

  • Programi i trajnimit të secilë përfituese do të përshtatet për t'iu përgjigjur nevojave të vlerësuara të tyre;
  • Trajnimi do të realizohet në terren, pra në vendet e agrobizneseve të përfituesve, do të përfshijë këshillim praktik me demonstrime të metodologjive të propozuara, informacion rreth hapave të nevojshëm dhe sigurimin e kontakteve me palët e treta që eventualisht do të duhej tëkontaktoheshin;
  • Eksperti/ja i/e bletarisë do t'u përgjigjet pyetjeve eventuale shtesë drejtëpërdrejtë në terren, online ose përmes telefonit, nëse e nevojshme, të cilat mund t'i parashtrojnë përfituesit në lidhje me agrobiznesin e tyre;
  • Eksperti/ja i/e bletarisë do të mbajë një ditar të detajuar të vizitave dhe do të ofrojë këshillim dhe do ta përfshijë këtë dokumentacion në raportimin në CARE;
  • Eksperti/ja i/e bletarisë do të informojë rregullisht CARE për arritjet e këshillimit dhe do t'i përgjigjet çdo komenti të marrë nga CARE, duke ndryshuar eventualisht metodën e trajnimit nëse e nevojshme.


Afati kohor dhe tarifa ditore

Eksperti/ja i/e bletarisë do të angazhohet për gjithsej 4 ditë (përfshirë vizitat në terren në agrobizneset e grave), gjatë periudhës qershor - korrik të vitit2024.

Afati i fundit për dorëzimin e raporteve është 30 korrik 2024. Në ofertën financiare, eksperti/ja i/e bletarisë do të sigurojë dokumentin e afatit kohor me ditët dhe detyrat e paraqitura, sipas elementeve të përmendura në këtë TeR.

Kualifikimi dhe përvoja e kërkuar:

  • Diplomë Master në bujqësi, me të paktën 5 vite përvojë të dëshmuar në bujqësi dhe bletari;
  • Njohuri të shkëlqyera të agrobiznesit në Kosovë, respektivisht në rajonin e Pejës dhe Gjakovës;
  • Njohuri të shkëlqyera të marketingut për agrobizneset dhe palët e interesit të zinxhirëve të vlerës së produkteve të bletarisë në rajonin e Pejës dhe Gjakovës dhe në nivel kombëtar;
  • Së paku 3 vite përvojë praktikenë drejtimin e ekonomive shtëpiakebujqësore individuale, veçanërisht në sektorin e bletarisë;
  • Nivel të mirë të kuptimit të pozitës, nevojave dhe kufizimeve të grave në agrobiznes në Kosovë,dhe marrëdhënieve gjinoretë pushtetit brenda ekonomive shtëpiakedhe komuniteteve bujqësore;
  • Gatishmëria për udhëtim në zonat ruraletë përfitueseve të projektit.


Shënim: Ju lutemi vini re se ekspertit/ës do t'i kërkohet të udhëtojë në rajonin e Pejës dhe Gjakovës. Eksperti/ja do të mbulojë shpenzimet e udhëtimit, CARE nuk do të ofrojë asnjë mbështetje logjistike për udhëtimet e Ekspertit/ës.

Procesi i aplikimit

APLIKACIONI DUHET TË JETË NË GJUHËNSHQIPE OSE ANGLEZE!

Ekspertit/ës u kërkohet të specifikoj fushate ekspertizës dhe të dorëzojdokumentet e mëposhtmenë emailën [email protected] deri më 21 qershor 2024.

  • CV/portofoli, me informacione të detajuara në lidhje me kualifikimet e kërkuara, duke treguar përvojën eventuale ngaprojekte të ngjashme;
  • Detajet e kontaktit (email dhe numri i telefonit) të ekspertit/ekspertës dhe referencat profesionale;
  • Metodologjia përfshirë një faqe për drejtimin dhe qasjen ndaj bizneseve të udhëhequra nga gratë në sektorin e bletarisë;
  • Oferta financiare: eksperti/ja do të sugjerojë një tarifë/normë ditore për ditë konsulence. Oferta financiare duhet të paraqitet në shumën bruto. Ju lutemi vini re se asnjë kosto shtesë për trajnime nuk do të mbulohet nga projekti.


Kriteret për përzgjedhjen e ofertës më të mirë:

Kontrata do të jepet bazuar në vlerësimin e propozimit teknik/metodologjisë dhe ofertës financiare të paraqitur nga eksperti/ja, si dhe në cilësinë dhe kreativitetin e portofolit të ekspertit/ës lidhur me punën e mëparshme përkatëse për konsulencën aktuale.

Falenderojmë të gjithë aplikantët për interesimin e tyre. Vetëm eksperti/ja i/e përzgjedhur do të kontaktohet. Për çdo informacion shtesë në lidhje me aplikacionin, ju lutemi na kontaktoni në emailine lartpërmendur.