business

Specialist/e i/e Thesarit

  • star Publikuar: 25-01-2024
  • star Skadon: 31-01-2024

Ky konkurs ka skaduar

Kategoritë Bankë
Numri i pozitave 1
Vendi i punës Prishtinë
Shikime 661

Shield Recruitment & HR kërkon një Specialist/e i/e Thesarit/Aseteve dhe Detyrimeve

(1 vend pune) për klientin e saj, një ndër institucionet më të mëdha dhe të konsoliduara bankare në vend.

Detyrat dhe përgjegjësitë:

  • Mirëmbajtjen e limiteve të brendshme dhe atyre të rregullatorit që ndërlidhen me punët e Thesarit;
  • Implementimin e të gjitha rregulloreve të BQK-së në kuadër të Thesarit;
  • Asiston në menaxhimin e likuiditetit të Bankës, menaxhimin e Nostro llogarive dhe llogarisë së BQK;
  • Monitoron vlerat në LCR/NSFR si dhe matësit tjerë të likuiditetit dhe raporton ndryshimet dhe efektet tek mbikëqyrësi;
  • Bënë raporte të ndryshme ditore, javore, mujore për Komitetin e ALCO-s, Likuiditetit, me theks të veçanta pjesën e Thesarit; e që nuk janë pjesë e DataAnalytics/MIS dhe propozon automatizim të raportimit tek njësia e MIS/Data Analytics.
  • Subjekt i aprovimit nga mbikëqyrësi, në mënyrë të pavarur ose me kërkesë nga mbikëqyrësi kryen investime në tregun e parasë dhe letrave me vlerë.
  • Bënë shitblerjen e valutave të huaja;
  • Bënë shitblerjen e letrave me vlerë dhe ekzekutimin e transaksioneve në lidhje me letra me vlerë;
  • Monitoron librin e interesit dhe tregut dhe përkrah zhvillimin e Funds Transfer pricingut (bazuar në risk).
  • Koordinon dhe monitoron procesin e bartjes së kesh-it dhe bashkëpunon me të gjitha degët për pjesën e transportit të kesh-it;
  • Përgjegjës për raportim në risk operacional konform procedurave në fuqi;
  • Përmbush objektivat, zbaton dhe respekton Politikat, Procedurat dhe të gjitha aktet e aplikueshme në Bankë;
  • Përveç detyrave dhe përgjegjësive të cekura performon edhe në detyra tjera të kërkuara nga Mbikëqyrësi Direkt.

Kualifikimet;

  • Fakulteti Ekonomik ose Administrim Biznesi;
  • Njohuri të mira të produkteve bankare ;
  • Së paku tri vite përvojë pune bankare;
  • Njohje e mirë e gjuhës angleze ;
  • Aftësi të mira ndërpersonale dhe komunikuese;
  • Aftësi të mira menaxheriale dhe udhëheqëse.


Të gjithë të interesuarit mund të aplikojnë përmes Web faqes së Shield Recruitment & HR https://shieldrecruitment.org/ deri me datë 31 Janar 2024 në ora 16:00.

Ju do të kontaktoheni vetëm në qoftë se CV-ja juaj do të kualifikohet.

Tek ne CV-ja juaj është e sigurt dhe trajtohet në konfidencialitet të plotë.