business

Monter (2)


Ruaj
  • star Publikuar: 10-03-2026
  • star Skadon: 24-03-2026
Kompani DOMUS SHPK
Kategoritë Monter
Vendi i punës Prishtinë
Numri i pozitave 2

DOMUS SH.P.K. me adresë në magjistralën Prishtinë -Ferizaj km i 7 -të, Llapllasellë Graçanicë përfaqësues ekskluziv i mobiljeve të brendeve italiane DOIMO fton të gjithë të interesuarit të APLIKOJNË në pozitën :

Monter (2 vende pune) – Orari i plotë

Përgjegjësitë kryesore:

  • Montimi profesional i kuzhinave dhe mobilieve të tjera sipas planeve dhe specifikimeve teknike
  • Shkarkimi dhe ngarkimi i mallit sipas nevojës
  • Dërgimi i mallit tek klienti
  • Punë në projekte brenda dhe jashtë vendit, sipas nevojës së operacioneve
  • Respektim i afateve dhe organizim korrekt në teren
  • Raportim i saktë dhe në kohë për progresin e punës dhe çdo situatë operative
  • Mbajtje korrektësie dhe etikë profesionale gjatë gjithë projektit

Kualifikimet dhe kërkesat:

  • Përvojë pune në montim (mobilie, interier, konstruksione të lehta apo të ngjashme)
  • Aftësi për të ofruar shërbim profesional dhe cilësor ndaj klientëve
  • Shkathtësi në zgjidhjen e situatave që mund të paraqiten gjatë montimit
  • Gatishmëri për të asistuar në ngarkim-shkarkim të mallit
  • Gatishmëri për punë shtesë sipas nevojës së kompanisë
  • Fleksibilitet në orar dhe etikë të lartë pune
  • Gatishmëri për udhëtime brenda dhe jashtë vendit, sipas projekteve
  • Patentë shoferi ( kategoria B)

Afati i konkursit : 10.03.2026 deri më 24.03.2026

Aplikimet të bëhen përmes e-mailit: i[email protected]

apo përmes telefonit: +38349390600

Apliko shpejtë përmes sistemit!

Apliko këtu