Pozicioni: Inxhinier Elektrik
Përmbledhje e Pozicionit:
Inxhinieri Elektrik është përgjegjës për mirëmbajtjen dhe optimizimin e rrjeteve elektrike dhe sistemeve automatike të fabrikës. Ky rol përfshin zgjidhjen e problemeve teknike, menaxhimin e instalimeve elektrike dhe sigurimin e përputhshmërisë me standardet e sigurisë dhe efikasitetit energjetik.
Detyrat dhe Përgjegjësitë:
- Menaxhon mirëmbajtjen e sistemeve elektrike të fabrikës.
- Analizon defekte në sistemet elektrike dhe siguron zgjidhje teknike të qëndrueshme.
- Mbikëqyr instalimet e reja dhe përmirësimet në rrjetin elektrik.
- Harton dokumentacionin teknik dhe ndihmon në auditimet e sigurisë elektrike.
- Bashkëpunon me ekipin e mirëmbajtjes për trajnime dhe zbatimin e praktikave më të mira.
- Monitoron konsumin energjetik dhe propozon zgjidhje për kursim të energjisë.
Kualifikimet:
- Diplomë universitare në Inxhinieri Elektrike ose fusha të ngjashme.
- Eksperiencë të paktën 2 vite në ambiente prodhimi ose industri të rënde prodhimi.
- Njohuri të avancuara mbi sisteme të komandimit, automatizim dhe pajisje elektrike industriale.
- Aftësi për të lexuar skema elektrike dhe përdorim i softuerëve inxhinierikë. Njohje të rregulloreve të sigurisë elektrike dhe standardeve teknike.
Apliko shpejtë përmes sistemit!