business

Operator i Makinerisë në prodhim (Pasterizim), Punëtor pastrimi në prodhim


Ruaj
  • star Publikuar: 23-04-2026
  • star Skadon: 23-05-2026
Kategoritë Të tjera, Prodhimtari
Vendi i punës Fushë Kosovë
Numri i pozitave 2

Koral Dairy Sh.p.k, shpall konkurs për pozitat:

I. Operator i Makinerisë në Prodhim (Pasterizim) (1 Pozitë),
II. Punëtor pastrimi në prodhim. 1 pozitë

Përshkrimi i Detyrave – Operator i Makinerisë në Prodhim (Pasterizim)

Operatori i makinerisë në sektorin e pasterizimit është përgjegjës për operimin, monitorimin dhe mirëmbajtjen bazë të pajisjeve të pasterizimit, duke siguruar që procesi i prodhimit të zhvillohet sipas standardeve të cilësisë, sigurisë ushqimore dhe procedurave teknologjike të kompanisë.

Kriteret dhe kushtet e nevojshme:

  • Diploma e shkollës së mesme
  • Përvojë pune e mëparshme në operimin e makinerive të prodhimit,
  • Aftësi për të punuar në ekip dhe për të ndjekur procedura teknike.
  • Respekton rregullat e sigurisë në punë dhe standardet HACCP

Përshkrimi i Detyrave – Punëtor pastrimi në prodhim:

  • Pastrimi i hapësirave të brendshme të prodhimit sipas standardeve të higjienës industriale.
  • Sigurimi që ambientet e punës ( dyshemetë, hapësirat për magazinim) të jenë të pastra dhe të sigurta për punë.
  • Përdorimi i mjeteve dhe kimikateve për pastrim në mënyrë të sigurt dhe efikase.
  • Raportimi i çdo problemi teknik ose papastërtie të pazakontë tek përgjegjësi.
  • Bashkëpunim me punëtorët e prodhimit për të siguruar që proceset të mos pengohen gjatë pastrimit.
  • Zbatimi i rregullave të mbrojtjes në punë dhe të politikave të kompanisë.

Apliko shpejtë përmes sistemit!

Apliko këtu