Kategoritë
Teknologji Informative - ICT
Vendi i punës
Prishtinë
Numri i pozitave
1
SHPALLJE PËR VEND PUNE
KEP Trust shpall konkurs për plotësimin e pozitës vijuese:
Zyrtar për Siguri të Informacionit
Lokacioni: Zyra Qendrore, Prishtinë (1) (Nr. ref: KEP 02/2026)
Raporton tek: Kryeshefi Ekzekutiv
Përgjegjësitë dhe detyrat kryesore:
- Harton, zbaton dhe mirëmban politikat, procedurat dhe udhëzimet për sigurinë e informacionit
- Planifikon, zbaton dhe administron aktivitetet në lidhje me sigurinë e informacionit
- Siguron konfidencialitetin, integritetin dhe disponueshmërinë e informacionit, në përputhje me kërkesat ligjore, rregullative dhe standardet e sigurisë
- Identifikon, analizon, vlerëson dhe monitoron rreziqet e sigurisë së informacionit dhe propozon masa parandaluese
- Kryen vlerësime te sigurisë te informacionit të palëve të treta (bashkëpunëtorëve dhe furnitorëve) për të siguruar përputhjen me politikat dhe procedurat në fuqi për sigurinë e informacionit
- Koordinon menaxhimin e incidenteve të sigurisë së informacionit dhe koordinon veprimet korrigjuese.
- Bashkëpunon me departamentin e IT-së për zbatimin e masave teknike të sigurisë
- Pjesëmarrje aktive në projektet dhe zhvillimet e reja për të siguruar zbatimin e masave dhe standardeve të sigurisë së informacionit
- Përgatit raporte periodike mbi gjendjen e sigurisë së informacionit
- Kryen trajnime dhe ndërgjegjësim të stafit për sigurinë e informacionit
- Detyra te tjera te ndërlidhura me pozitën
Aplikuesit duhet të kenë kualifikimet dhe aftësitë vijuese:
- Diplomë universiteti në shkenca kompjuterike, teknologji informative apo të ngjashme
- Se paku 1 vit përvojë pune në fushën e sigurisë së informacionit
- Njohuri mbi teknologjitë aktuale dhe trendeve rregullative në fushën e sigurisë së informacionitPërvojë në sektor financiar, bankar ose mikrofinancë është avantazh.
- Certifikimet profesionale (siç janë ISO/IEC 27001 Lead Implementer apo Auditor, CISA, CISM, etj.) do të ofrojnë përparësi
- Kompetencat kyçe: besueshmëri dhe përgjegjësi, etikë, vetë-iniciativë, bashkëpunim me të tjerët.
- Njohuri të mira tëgjuhës Angleze
- Patent shofer (kategoria B)
Aplikacionet pranohen vetëm në formën elektronike. Formen e aplikimit per punesim e gjeni ne https://rekrutimi.keptrust.org/ Aplikacionet e dorëzuara në format tjera nuk pranohen.
Afati i fundit për aplikim është 11 shkurt 2026
Shenim: Do te kontaktohen vetem kandidatet e selektuar ne liste te ngushte!