🚨 PO REKRUTOJMË – BËHU PJESË E EKIPIT TONË! 🚨
International Security është në zgjerim dhe kërkon profesionistë të përkushtuar për t’iu bashkuar ekipit tonë në pozitat:
🔹 3 Drejtues Operacional
🔹 15 Garda (Roje Fizike)
🔹 3 Operatorë të Mbikëqyrjes Elektronike
Nëse kërkon stabilitet, profesionalizëm dhe një pagë që vlerëson realisht punën tënde — vendi yt mund të jetë me ne.
━━━━━━━━━━━━━━━━━━
📌 POZITA: DREJTUES OPERACIONAL
PËRGJEGJËSITË:
- Menaxhimi dhe koordinimi i stafit operacional
- Organizimi i planeve të sigurisë dhe mbikëqyrja e zbatimit të tyre
- Raportimi i rregullt mbi performancën dhe incidentet
- Komunikimi me klientët dhe menaxhmentin
- Zgjidhja e situatave emergjente me efikasitet
KËRKESAT:
- Përvojë në menaxhim operacional ose siguri
- Aftësi të forta organizative dhe vendimmarrëse
- Komunikim profesional dhe lidership
- Patentë shoferi
- Integritet dhe përgjegjësi e lartë
PRIORITET:
✔ Kandidatët me përvojë në kompani sigurie
━━━━━━━━━━━━━━━━━━
📌 POZITA: GARDA / ROJE FIZIKE
PËRGJEGJËSITË:
- Sigurimi fizik i objekteve dhe personave
- Kontrolli i hyrje-daljeve
- Monitorimi i situatave të dyshimta
- Reagimi i shpejtë ndaj incidenteve
- Ruajtja e rendit dhe sigurisë në objekt
KËRKESAT:
- Disiplinë dhe korrektësi maksimale
- Gatishmëri për punë me ndërrime
- Komunikim i mirë dhe prezencë profesionale
- Përgjegjësi dhe seriozitet në punë
- Përvojë paraprake (avantazh)
PRIORITET:
✔ Kandidatët me licencë sigurimi
━━━━━━━━━━━━━━━━━━
📌 POZITA: OPERATOR I MBIKËQYRJES ELEKTRONIKE
PËRGJEGJËSITË:
- Monitorimi i kamerave CCTV dhe sistemeve të alarmit
- Evidentimi dhe raportimi i incidenteve
- Reagimi i menjëhershëm ndaj alarmeve
- Bashkëpunimi me ekipet në terren
- Mbajtja e dokumentacionit dhe raporteve
KËRKESAT:
- Njohuri bazë në sistemet elektronike të sigurisë
- Vëmendje e lartë ndaj detajeve
- Përqendrim dhe reagim i shpejtë
- Gatishmëri për punë në turne
- Përvojë paraprake (avantazh)
PRIORITET:
✔ Kandidatët me eksperiencë në monitorim profesional
✔ Gjinia femerore jane te inkujaruara te aplikojne!
━━━━━━━━━━━━━━━━━━
Ne besojmë që profesionalizmi paguhet mirë.
Prandaj ofrojmë:
✔ Pagë konkurruese mbi mesataren e tregut
✔ Bonuse sipas performancës
✔ Stabilitet afatgjatë
✔ Ambient serioz dhe profesional
✔ Mundësi reale zhvillimi në karrierë
Nëse je i mirë në atë që bën — ne dimë ta vlerësojmë.
━━━━━━━━━━━━━━━━━━
Mos kërko vetëm një punë.
Zgjidh një karrierë.
📩 APLIKO TANI!
📌 Kontakti & Dërgimi i CV-së:
📩 Email: [email protected]
📞 Tel: 049-748-481 | 038-555-006 | 048-662-376
Apliko shpejtë përmes sistemit!