Kompani
HAPPY SH.P.K
Kategoritë
Të tjera, Depo, Laborator
Numri i pozitave
3
Vendi i punës
Lipjan
Shikime
209
Konkurs për punë: 3 Pozita
Kompania 𝗛𝗮𝗽𝗽𝘆 𝗦𝗵.𝗽.𝗸, e cila merret me prodhimin e letrave të lagura dhe detergjentëve, shpall konkurs pune për pozitën:
Pozita I – Punëtor në Prodhim
𝗞𝗿𝗶𝘁𝗲𝗿𝗲𝘁 𝗲 𝗽𝘂𝗻ë𝘀𝗶𝗺𝗶𝘁:
- Të ketë të kryer shkollën e mesme;
- Të jetë i gatshëm për pune ekipore;
- Fleksibil dhe i përgatitur për tu adaptuar me ndrrimet eventuale
- Përvoja e mëparshme në prodhimin në një fushë të ngjashme do të konsiderohet si një avantazh."
Pozita II - Punëtor në Laborator
Përgjegjësitë:
- Përgatitjen e solucioneve të ndryshme për prodhim
- Sigurimi i mbarëvajtjes së procesit të prodhimit
- Dokumentimi dhe raportimi i proceseve tek Udhëheqësi
- Punë shtesë në departament me kërkesë të menaxhmentit.
Kualifikimet:
- Diploma e mesme në një fushë të lidhur me laboratorin (si p.sh. Kimi, Biologji, Fizikë, Farmaci, ose Teknologji Laboratorike).
- Përvojë pune relevante në laborator mund të konsiderohet një avantazh
Aftësitë:
- Aftësi për të kryer operacione bazike dhe të specializuara laboratorike (si p.sh. përgatitja e mostrave,)
- Përdorimi i pajisjeve laboratorike dhe njohuri për procedurat e sigurisë në laborator.
- Aftësi për të menaxhuar kohën dhe prioritete në një mjedis të punës të shpejtë dhe të ngarkuar.
- Përgjegjësi për respektimin e procedurave të sigurisë dhe të dokumentacionit në laborator.
- Aftësi për të punuar efektivisht në ekip dhe për të komunikuar rezultatet dhe probleme të zbuluara me stafin e tjerë dhe me menaxhimin.
Pozita III - Punëtor në Depo
Përgjegjësitë:
- Kujdeset për mallin / produktet në depo;
- Palon mallin në vendin e duhur në depo
- Ngarkon/Shkarkon mallrat nga mjetet transportuese në çdo rast që ka furnizime/shitje të reja,
- Kujdeset që ambienti i punës të jetë i pastër dhe i sigurtë,
- Punë të tjera në depo sipas detyrave të përcaktuara nga menaxheri.
Kualifikimet:
- Të ketë të mbaruar shkollën e mesme
- Shkathtësi të punës në grup
- I kujdeshshëm ndaj detajeve
Benefitet për Punonjësit:
- Pagë fillestare: 500 Euro
- Shujtë ditore: Sigurimi i shujtave ditore nga kompania
- Transport: Transporti ofrohet nga kompania
- Rritje page: Çdo vit do të ketë rritje të pagës bazë në bazë të përvojës së punës
- Vlerësime të përformancës: Rregullisht do të kryhen vlerësime të përformancës për zhvillimin dhe avancimin profesional
Orari i punës - I plotë
Ditët e punës – E Hëne-E Premte
Të interesuarit mund të aplikojnë përmes email-it [email protected]
Dhe përmes numrit të telefonit 049-660-833
Vendi: Konjuh, Lipjan