business

KUZHINIER/E (2), BANAKIER/E (2), KAMARIER/E (2)

  • star Publikuar: 04-01-2023
  • star Skadon: 18-01-2023

Ky konkurs ka skaduar

Kategoritë Gastronomi dhe Hoteleri
Numri i pozitave 6
Vendi i punës Prishtinë
Shikime 11991

AMA COFFE HOUSE SH.P.K. është Coffee Shop përfaqësues i ama Coffee Shop, në Republikën e Kosovës me prezencë disa vjeçare në Kosovë, me personel me përvojë shumëvjeçare në këtë fushë. Me qëllim të plotësimit të vendit të punës shpallë:

K O N K U R S

Për pozitat e punës:

Vendi i Punës: Prishtinë

KUZHINIER / E– Dy (2) pozita ;

Detyrat kryesore:

  • Përgatitë ushqimin e caktuar në bazë të porosisë;
  • Sigurohet që kuzhina të jetë e furnizuar me produktet dhe gjërat e nevojshme;
  • Sigurohet që furnizimet të jenë të kualitetit të lartë dhe të ruhen mirë;
  • Kujdeset dhe kontrollon pastërtinë në kuzhinë;
  • Detyra tjera të cilat i caktohen nga Menaxheri.

Kualifikimet e dhe cilësitë e kërkuara:

  • Kandidatët duhet të kenë të përfunduar të paktën shkollimin e mesëm (kualifikimet për kuzhinier janë përparësi;
  • Të ketë së paku dy (2) vite përvojë pune;
  • Aftësi dhe njohje të mira të përgatitjes së ushqimeve dhe furnizimit të kuzhinës;
  • Të ketë qëndrueshmëri në punë;
  • Të jetë i gatshëm të punojë nën presion dhe në mënyrë grupore.

BANAKIER / E – Dy (2) pozita;

Detyrat kryesore:

  • Përgatitë porositë sipas porosive të kamarierëve;
  • Përgatitë kafetë dhe pijet tjera të nxehta, si dhe ato alkoolike dhe jo alkoolike sipas porosisë;
  • Sigurohet që hapësira e banakut të jetë e rregulluar dhe e pastër gjatë gjithë kohës.
  • Sigurohet që banaku të jetë i furnizuar me pije dhe gjërat e nevojshme.
  • Detyra dhe përgjegjësi tjera të caktuara nga mbikëqyrësi direkt.

Kualifikimet e dhe cilësitë e kërkuara:

  • Kandidatët duhet të kenë të përfunduar të paktën shkollimin e mesëm;
  • Të kenë së paku gjashtë (6) muaj përvojë pune;
  • Të ketë njohuri dhe aftësi të shkëlqyeshme në përgatitjen e pijeve të ndryshme;
  • Të kenë sjellje dhe komunikim shembullor;
  • Të jenë të gatshëm të punojnë nën presion dhe në mënyrë grupore.

KAMARIER / E – Dy (2) pozita;

Detyrat kryesore:

  • Mirëpret dhe informon klientët rreth menysë, dhe sipas nevojës bën rekomandime.
  • Merr porositë dhe servon ushqimin apo pijet e kërkuara.
  • Sigurohet gjatë gjithë kohës që klientët të jenë të kënaqur me shërbimet.
  • Ua prezenton faturën klientëve dhe kryen pagesën.
  • Dorëzon të hollat e arkëtuara gjatë ditës te personi përgjegjës.
  • Detyra dhe përgjegjësi tjera të caktuara nga mbikëqyrësi direkt apo Drejtori.

Kualifikimet e dhe cilësitë e kërkuara:

  • Kandidatët duhet të kenë të përfunduar të paktën shkollimin e mesëm;
  • Të ketë së paku gjashtë (6) muaj përvojë pune;
  • Të njohë mirë punën e shërbimit në Restaurant;
  • Të ketë sjellje, qasje dhe komunikim shembullor;
  • Të jetë i gatshëm të punojë nën presion dhe në mënyrë grupore

Ne ofrojmë:

  • Respektim përtej kërkesave ligjore nga legjislacioni i punës në Republikën e Kosovës;
  • Orar 8 orësh;
  • Mundësi dhe përkrahje në zhvillim dhe avansim në karrierë;
  • Pagë konkurruese dhe të dinjitetshme;
  • Ambient dhe atmosferë të shkëlqyeshme të punës;

Aplikimim tuaj së bashku me CV-të dhe dëshmitë tjera mund t’i dërgoni AMA COFFEE HOUSE në Albi Mall apo t’i dërgoni në adresën elektronike, të plotësuar me pozitën për të cilën aplikoni në [email protected].

Konkursi do të jetë i hapur deri më datën 18.01.2023 në ora 16:00. Aplikaconet e dërguara me vonesë dhe ato të pakompletuara nuk do të merren parasysh. Vetëm kandidatët e përzgjedhur do të kontaktohen.