Shield Recruitment & HR kërkon Inxhinier i Ndërtimtarisë (Office Civil Engineer) (1 vend pune), për klientin e saj, kompani e njohur ndërkombëtare në fushën e ndërtimit.
Vendi i punës: Benghazi - Libi.
Detyrat dhe përgjegjësitë:
- Shqyrtimi dhe koordinimi i vizatimeve strukturore dhe civile.
- Përgatitja dhe kontrolli i shop drawings strukturore/civile.
- Përgatitja dhe ndjekja e RFIs (Requests for Information) për çështje teknike.
- Kontrolli i përputhshmërisë së dokumentacionit teknik me kontratën, specifikimet dhe standardet.
- Koordinimi me arkitekturën dhe MEP për zgjidhje të integruara teknike.
- Mbështetje teknike për ekipin e kantierit (Site Engineers, Foremen).
- Përgatitja e metodologjive të punës (Method Statements) dhe procedurave teknike.
- Kontrolli i revizioneve dhe menaxhimi i drawing register.
- Analiza e ndryshimeve teknike dhe asistencë në variacione.
- Pjesëmarrja në takime teknike dhe koordinuese.
Kualifikimet:
- Diplomë universitare në Inxhinieri Ndërtimi (Civil Engineering).
- Minimum 3–5 vite përvojë pune si Office Civil Engineer ose pozicion i ngjashëm.
- Përvojë në projekte komplekse (spitale, objekte publike) – avantazh.
- Njohuri të mira të standardeve ndërtimore dhe specifikimeve teknike.
- Aftësi shumë të mira në AutoCAD, Excel dhe MS Office (Revit – avantazh).
- Njohuri bazë të procedurave kontraktuale (FIDIC – avantazh).
- Njohuri te gjuhes Angleze ne te folur dhe shkruar.
Kompetenca Personale:
- Aftësi të mira organizative dhe analitike.
- Vëmendje ndaj detajeve dhe cilësisë teknike.
- Aftësi për komunikim profesional dhe koordinim ndërdisiplinor.
- Aftësi për menaxhim të dokumentacionit teknik dhe prioriteteve.
- Punë efektive në ekip dhe nën presion afatesh.
Të gjithë të interesuarit mund të aplikojnë përmes Web faqes së Shield Recruitment https://shieldrecruitment.org/ deri me datë 04 Janar 2026 në ora 16:00.
Ju do të kontaktoheni vetëm në qoftë se CV-ja juaj do të kualifikohet.
Tek ne CV-ja juaj është e sigurt dhe trajtohet në konfidencialitet të plotë.