business

Specialistë të marrëdhënieve me publikun dhe informimin

  • star Publikuar: 30-08-2023
  • star Skadon: 05-09-2023

Ky konkurs ka skaduar

Kategoritë Institucione Publike
Numri i pozitave 1
Vendi i punës Prishtinë
Shikime 1170

Në bazë të Ligjit Nr. 06/L – 114 për zyrtarët publikë, Neni 34 (2 dhe 3) dhe Rregullores (QRK) NR. 16/2020 për pranimin dhe karrierën në shërbimin civil të Republikës së Kosovës, Nenet: 7 dhe 9, Zyra e Presidentit të Republikes së Kosovës shpall:

Konkurs

Pranim
Aplikimi është i hapur për të gjithë kandidatët e interesuar.

Emri i grupit: Specialistë të marrëdhënieve me publikun dhe informimin
Institucioni: Zyra e Presidentit të Republikes së Kosovës
Nr. i Referencës: RN00012252
Kodi: RPC0005826
Data e njoftimit: 04.08.2023
Afati për aplikim: 25.08.2023 - 05.09.2023

1. Përshkrimi i përgjithshëm i punës

  • Përcjell zhvillimin e të gjitha aktiviteteve dhe evenimenteve të organizuara nga Presidentja, për të realizuar fotografime dhe bërë video incizime përkatëse;
  • Bënë fotografime dhe video incizime nga takimet protokollare të Presidentes, për tu siguruar se janë shënuar të gjitha ngjarjet dhe takimet e rëndësishme të Presidentes;
  • Bënë rregullimin e albumeve të fotografive të realizuara dhe xhirimeve gjatë aktiviteteve tëPresidentes dhe përkujdeset për ruajtjen dhe mirëmbajtjen e tyre;
  • Bënë përzgjedhjen dhe përcjelljen e fotografive të realizuara nga aktiviteti i Presidentes tek mediat;
  • Përgatit dhe arkivon materialet audio, video dhe fotografike nga aktivitetet e Presidentes nëpërgjithësi;
  • Bënë plasimin e fotografive nga aktivitetet e Presidentes në web-faqe;
  • Ndihmon në përpilimin e kumtesave dhe përcjelljen e tyre mediave;
    • Përkujdeset për operimin dhe mirëmbajtjen e pajisjeve fotografike, video dhe elektronike;
  • Kryen detyra tjera – në përputhje me ligjet dhe rregulloret momentale – të cilat me arsye mund të kërkohen kohë pas kohe.

2. Kërkesat e përgjithshme për pranim

  • Të jetë shtetas i Republikës së Kosovës;
  • Të ketë zotësi të plotë për të vepruar;
  • Të zotërojë njërën nga gjuhët zyrtare, në pajtim me Ligjin për Gjuhët;
  • Të jetë i aftë në pikëpamje shëndetësore për të kryer detyrën përkatëse;
  • Të mos jetë i dënuar me vendim të formës së prerë për kryerjen e një vepre penale me dashje;
  • Të mos ketë në fuqi një masë disiplinore për largim nga një pozitë e zyrtarit publik, të pushuar sipas këtij ligji.

3. Kërkesat e përgjithshme formale

  • Arsimimi i kërkuar: Diplomë/a e arsimit të lartë më së paku 3 vite të studimeve, drejtimi: Gazetari, Komunikim Masiv, Media dhe komunikim apo të ngjashme;
  • Kualifikime të posaçme formale: Certifikata, licenca kur kërkohen me legjislacionin në fuqi apo kurvlerësohet se janë të nevojshme për pozitat e kësaj klase.
  • Përvoja e punës e kërkuar: Së paku dy (2) vite përvojë pune profesionale në fushën për të cilën zhvillohet procedura për plotësimin e pozitës së lirë të punës.

4. Kërkesat (Njohuri, Aftësi dhe Cilësi) e përgjithshme të nevojshme

  • Njohuri të thella dhe të specializuara në fushën profesionale specifike.
  • Nivel të lartë të njohurive profesionale ose teknike të fushës përkatëse dhe të kuptuarit e fushave që ndërlidhen me detyrat dhe përgjegjësitë.
  • Aftësi të arsyetimit logjik dhe analizës.
  • Aftësi për të bërë gjykime profesionale të pavarura dhe për të ushtruar diskrecion mbi çështjet dhe për të dhënë një kontribut të rëndësishëm në zhvillimin dhe zbatimin e politikave.
  • Aftësi komunikimi dhe ndikim personal, përfshirë aftësi për të përfaqësuar.
  • Njohja e gjuhës angleze e dëshirueshme.

5. Pozitat aktualisht të lira

6. Mënyra e aplikimit

Përmes portalit për rekrutim elektronik (https://konkursi.rks-gov.net)

7. Dokumentacioni që duhet paraqitur për aplikim

  • Kopjet e diplomave të dhëna nga institucionet arsimore nw fushat pwrkatwse;
  • Kopjet e dëshmisë së punësimit;
  • Kopjet e dëshmisë së trajnimeve;
  • Kopje të vlerësimeve të punës për dy vitet e fundit të vlerësimet;
  • Dokument që dëshmon se nuk keni ndonjë masë disiplinore që nuk është shuar ende;
  • Certifikatë/vërtetim nga Gjykata me të cilin dëshmohet se nuk jeni dënuar me vendim të formës së prerë për kryerjen e një vepre penale, jo më të vjetër se gjashtë (6) muaj nga data e lëshimit;

8. Mënyra e vlerësimit të kandidatëve/aplikantëve

  • Testimi me shkrim
  • Vlerësimi i biografisë
  • Intervistë

9. Fusha e njohurive, cilësive dhe aftësive që do të vlerësohen

Njohuri të plota dhe të specializuara në fushën profesionale specifike.

? Nivel të lartë të njohurive profesionale ose teknike të fushës përkatëse dhe të kuptuarit e fushave që ndërlidhen me detyrat dhe përgjegjësitë.

? Njohuri të mira të metodave kërkimore, që ndihmojnë në përgatitjen e raporteve bazike ose analitike dhe në marrjen e vendimeve

? Aftësi të arsyetimit logjik dhe analizës.

? Aftësi për të bërë gjykime profesionale të pavarura dhe për të ushtruar diskrecion mbi çështjet dhe për të dhënë një kontribut të rëndësisshëm në zhvillimin dhe zbatimin e politikave.

? Shkathtësi hulumtuese, analitike , vlerësuese dhe formulim të rekomandimeve dhe këshillave profesionale.

? Aftësi komunikimi dhe ndikim personal, përfshirë aftësi për të përfaqësuar.

? Njohja e punës me kompjuter në programet (word, exel, internet,Adobe Creative cloud, Adobe Photoshop etj).

10. Mënyra e njoftimit dhe komunikimit me kandidatët

11. Shpallja e rezultateve përfundimtare

  • Në përfundim të vlerësimit të kandidatëve, fituesi do të shpallet përmes portalit për rekrutim elektronik (https://konkursi.rks-gov.net). Të gjithë kandidatët pjesëmarrës në këtë procedurë do të njoftohen individualisht në mënyrë elektronike.

Të dhëna shtesë:

  • Të gjitha dokumentet e dorëzuara siç kërkohen nga shpallja e konkurrimit, kandidati/ja, përmes aplikacionit, vet deklaron se janë të vërteta dhe mban përgjegjësi për vërtetësinë e tyre. Deklarimi i rrejshëm paraqet shkak për përjashtimin nga procedura e pranimit.
  • Komunitetet joshumicë dhe pjesëtarët e tyre kanë të drejtë për përfaqësim të drejtë dhe proporcional në shërbimin civil të Kosovës, siç specifikohet në Ligj.
  • Komunitetet jo-shumicë dhe pjesëtarët e tyre, gjinia më pak e përfaqësuar dhe personat me aftësi tëkufizuara inkurajohet të aplikojë për pozitën e shpallura.

Aplikacionet e dorëzuara pas afatit të paraparë nuk pranohen dhe aplikacionet e mangëta refuzohen.

Komunitetet joshumicë dhe pjesëtarët e tyre kanë të drejtë për përfaqësim të drejtë dhe proporcional në shërbimin civil të Kosovës, siç specifikohet në Ligj.

Komunitetet jo-shumicë dhe pjesëtarët e tyre, gjinia më pak e përfaqësuar dhe personat me aftësi të kufizuara inkurajohet të aplikojë për pozitat e shpallura.

Aplikacionet e dorëzuara pas afatit të paraparë nuk pranohen dhe aplikacionet e mangëta refuzohen.