business

Zyrtar për ekonomi

  • star Publikuar: 06-03-2025
  • star Skadon: 04-04-2025
Kategoritë Ekonomi, Komunë
Numri i pozitave 1
Vendi i punës Mitrovicë
Shikime 17

Në bazë të Ligjit Nr. 08/L – 197 për zyrtarëtpublikë, Neni 39 (1,2,3,4,5 dhe 6) dhe Rregullores (QRK) NR. 15/2023për pranimin dhe karrierën në shërbimin civil të Republikës së Kosovë, Neni 5 Komuna Mitrovicë shpall:

Konkurs

Aplikimi është i hapur për të gjithë kandidatët e interesuar.

Emri i grupit: Grupi i ekonomisë

Titulli i pozitës së punës: Zyrtar për ekonomi

Klasa e pozitës:Profesional 2

Koeficienti/Paga: 5.50

Nr. i kërkuar : 1

Kohëzgjatja e emërimit : Emërim me afat të pacaktuar

Data e njoftimit :05/03/2025

Afati për aplikim: 06/03/2025 - 04/04/2025

Institucioni : Komuna Mitrovicë

Departamenti:Drejtoria për Ekonomi,Zhvillim, Turizëm dhe Integrime Evropiane

Divizioni : Sektori i Ekonomisë dhe Turizmit

Vendi i punës:Drejtoria për Ekonomi,Zhvillim, Turizëm dhe Integrime Evropiane

Nr. i Referencës: RN00016929

Kodi: RPC0010468

Përshkrimi i përgjithshëm i punës

  • Angazhohet në implementimin e politikave dhe strategjive për zhvillimin ekonomik në nivel komunal.
  • Ndihmon në krijimin e mundësive për investime dhe përmirësimin e klimës së biznesit në komunë.
  • Analizon nevojat ekonomike dhe zhvillimore të komunës dhe ofron rekomandime për zhvillim.
  • Pjesëmarrja në mbështetje për rritjen dhe zhvillimin e ndërmarjeve të vogla dhe të mesme.
  • Ofrimi i shërbimeve këshilluese për biznesetlokale për të përmirësuar menaxhimin e burimeve dhe zhvillimin e kapaciteteve të tyre.
  • Pjesëmarrja dhe koordinimi i projekteve ekonomike në nivel lokal,përfshirë ato që lidhen me infrastrukturën dhe zhvillimin e qëndrueshëm.
  • Rishikimi dhe miratimii projekteve dhe iniciativave që kanë ndikimtë drejtpërdrejtë në zhvillimin ekonomiktë komunës.
  • Përgatit raporte për autoritetet komunale dhe akterët e tjerë të interesuar.
  • Me pëlqimin e mbikëqyrësit imerrpjesë në mbledhjet dhe ngjarjet që lidhen me zhvillimin ekonomik, siç janë forume, seminare dhe takime me donatorë dhe institucione vendore e të huaja.
  • Monitoron zbatimin e politikave dhe projekteve ekonomike dhe ofrimi i sugjerimeve për përmirësime.
  • Ndihmin qytetarët dhe bizneset për të pasurakses në shërbimeekonomike, si regjistrimi i bizneseve, lehtësimi i procedurave administrative dhe ndihma në krijimin e mundësive për zhvillim ekonomik.
  • Kryen edhe detyrave të tjera në përputhje me ligjet dhe rregulloret, sipas kërkesës së mbikëqyrësit.

Kriteret e përgjithshme për pranimin në detyrë, sipas nenit 9 të LZP-së

  • Të jetë shtetas i Republikës së Kosovës;
  • Të ketë zotësi të plotë për veprim, sipas legjislacionit në fuqi;
  • Të zotërojë të paktën njërën nga gjuhët zyrtare, në pajtim me Ligjin për Gjuhët;
  • Të jetë e/i aftë për të kryer detyrën përkatëse;
  • Të mos jetë e/i dënuar për kryerjen e një veprës penale me dashje;
  • Të mos ketë në fuqi masë disiplinore për shkelje të rëndë në institucion publik.
  • Të ketë arsimin,përvojën e punësprofesionale dhe/apo aftësitëe kërkuara për pozitën, kategorinë, klasën apo grupin përkatës.
  • Të kaloj me sukses procedurat e pranimit të përcaktuara në këtë ligj.

Kërkesat e përgjithshme formale

  • Arsimimi i kërkuar: Diplomë e arsimittë lartë e nivelit të parë (Bachelor) në: Ekonomi (pavarësisht nga specializimi).
  • Kërkesat specifike: Nuk kërkohet.
  • Përvoja e punës e kërkuar: Së paku 1 (një) vit përvojëpune në fushën për të cilën zhvillohet procedura për plotësimin e pozitës së lirë të punës.


Njohuritë, aftësitë dhe cilësitë e kërkuara në procedurën e rekrutimit

  1. Njohuri të plotë dhe të specializuara në fushën profesionale specifike.
  2. Nivel të lartëtë njohurive profesionale ose teknike të fushës përkatëse dhe të kuptuarit e fushave që ndërlidhen me detyrat dhe përgjegjësitë.
  3. Njohuri të mira të metodavekërkimore, që ndihmojnë në përgatitjen e raporteve bazikeose analitike dhe në marrjen e vendimeve.
  4. Aftësi të arsyetimit logjik dhe analizës.
  5. Aftësi për të bërë gjykimeprofesionale të pavaruradhe për të ushtruar diskrecion mbi çështjet dhe për të dhënë një kontribut të rëndësishëm në zhvillimin dhe zbatimin e politikave.
  6. Shkathtësi hulumtuese, analitike, vlerësuese dhe formulim të rekomandimeve dhe këshillave profesionale.
  7. Aftësi komunikimi dhe ndikim personal, përfshirë aftësi për të përfaqësuar.
  8. Njohja e gjuhëve të huaj (e preferueshme).

Dokumentet që duhet të dorëzohen si pjesë e aplikimit dhe mënyrën e dorëzimit të tyre

  • Kopjen e letërnjoftimit/pasaportës/certifikatës së shtetësisë së Republikës së Kosovës.
  • Kopjen e diplomëstë kërkuar me konkurs të lëshuar nga institucionet arsimoretë Republikës së Kosovës. Nëse diploma është fituar jashtë vendit, vërtetimin e nostrifikimit të diplomës së fituar apo aktin që dëshmon se diploma e fituar është në procedurë të nostrifikimit, me kusht që nostrifikimi i diplomës të dorëzohet deri në momentin e nënshkrimit të aktit për emërim në pozitë;
  • Kopjet e dëshmisësë punësimit(vërtetim/kontratë) të lëshuar nga institucioni përkatësi punësimit për përvojën e punës,që përcakton pozitëne punës si dhe kohëzgjatjen e angazhimit në atë pozitë.Dëshmisë e punësimit jashtë institucioneve publike duhet të mbështet së paku njëra nga dëshmitë si në vijim: pasqyra e pagesave në fondin e kursimeve pensionale apo pasqyra e pagesave të obligimeve tatimore në përputhje me legjislacionin tatimor për të ardhurat personal. Përvoja e punës, e cila deklarohet sipas kushteve të konkursit, e fituar në një shtet tjetër, dëshmohet përmes dëshmisë së përkthyer mbi përvojën e punës së lëshuar nga organi kompetent i atij shteti, apo përmes dëshmisë së përkthyer dhe noterizuar të përvojës të lëshuar nga punëdhënësi përkatës.
  • Dëshmitë e trajnimeve profesionale të ndjekura apo trajnimeve që aplikuesi i ka realizuar në cilësinë e trajnuesit.
  • Kopjet e dokumenteve tjera që provojnëplotësimin e kushtevepër aplikim të përcaktuara në shpalljen e rekrutimit dhe të deklaruara në aplikacion.

Dëshmitë që nuk kërkohen gjatë aplikimit, por në fazën e verifikimit para emërimit

  • Certifikatë mbi dënimetpenale origjinale e lëshuar nga gjykata përmessë cilës dëshmohet se nuk ështëi/e dënuar për kryerjen e veprës penale me dashje, jo më të vjetër se(6) muaj nga data e lëshimit.
  • Dëshmi se kandidati është i aftë në pikëpamje shëndetësore.
  • Dëshmi përkatëse se kandidati ka zotësi të plotë për të vepruar.
  • Dëshmi që nuk ka në fuqi masë disiplinore për shkelje të rëndë në institucion publik (Kanidatët që janë të punësuar apo kanë qenë të punësuar në institucione publike).

Data e daljes së rezultateve të vlerësimit paraprak

  • Lista e kandidatëve të cilët plotësojnë kushtet për pranim do të shpallet më së largu deri më datën 19/04/2025, në portalin e rekrutimit elektronik (https://konkursi.rks-gov.net )


Kriteret specifike shtesë

Mënyra e vlerësimit të kandidatëve/aplikantëve

  • Testimi me shkrim – maksimumi 70 pikë
  • Intervista – maksimumi 30 pikë

Mënyra e njoftimit dhe komunikimit me kandidatët

Mënyra e aplikimit

Data e shpalljes së rezultateve përfundimtare

  • Në përfundim të vlerësimit të kandidatëve, fituesi do të shpallet përmes portalit për rekrutimi elektronik (https://konkursi.rks-gov.net). Të gjithë kandidatët pjesëmarrës në këtë procedurëdo të njoftohen individualisht në mënyrë elektronike.

Të dhëna shtesë:

  • Pas përzgjedhjes së kandidatit fitues,njësia përgjegjëse bën verifikimin para emërimit me qëllim të vërtetimit se kandidatët vazhdojnë të plotësojnë kriteret e konkursit, përmes dokumenteve ne origjinal apo të njësuara me origjinalin.

Komunitetet jo shumicë dhe pjesëtarët e tyre, personatme aftësi të kufizuar dhe gjinia më pak e përfaqësuar kanë të drejtë për përfaqësim të drejtë dhe proporcional në shërbimin civil të Kosovës, siç specifikohet në LZP.

Aplikacionet e dorëzuara pas afatit të paraparë nuk pranohen dhe aplikacionet e mangëta refuzohen