business

Asistente të Projektit

  • star Publikuar: 26-09-2022
  • star Skadon: 09-10-2022

Ky konkurs ka skaduar

Kompani Medica Gjakova
Kategoritë Organizatë Jo-Fitimprurëse
Numri i pozitave 1
Vendi i punës Gjakovë
Shikime 1786

Vend i lirë pune

Përshkrimi i punëdhënësit

Medica Gjakova, është organizatë joqeveritare, jofitimprurese që ka për qëllim përmirsimin e shëndetit mendor dhe fizik të grave të mbijetuara të dhunes në baza gjinore gjatë luftes në Kosovë, si dhe integrimin e tyre në të gjitha aspektet e jetës shoqërore. Kjo synohet të arrihet perms qasjes multidisciplinare duke ofruar shërbime psikosociale, gjinekologjike, këshillime juridikedhe fuqizimin ekonomik,si dhe me aktivitete avokimi për të ndikuar në politikat për përmirsimin e statusit të këtyre grave në nivel lokal dhe ndërkombëtar.

Misioni i shoqates

Misioni i Medica Gjakovës është që të përmirësojmë gjendjen mendore dhe fizike të grave të mbijetuara nga dhuna si dhe ndikimin mbi politikat sociale në mbështetjen e mirëqenies së grave dhe integrimin e tyre në të gjitha fushat jetësore. Për këtë qëllim, është zhvilluar një strategji e dyfishtë, përfshirë aktivitete të nivelit bazë duke ofruar këshillime psikosociale dhe gjinekologjike, si dhe aktivitete të zhvilluara në nivelin shoqërordhe politik. Strategjitë sociale dhe politikepërfshijnë aktivitete që kanë për qëllim sensibilizimin e shoqërisë dhe qeverisë për gjendjen e vështirë të grave të sulmuara nga lufta dhe nevoja për formësimin e politikave në interes të mirëqenies së grave dhe integrimin e tyre në shoqëri. Duke përdorur këtë qasje të veçantë, Medica Gjakova ndihmon gratë për të kapërcyer stigmatizimin dhe për të thyer këtë temë tabu që është shumë e pranishme dhe ndikon drejtpërdrejt në shkeljen e të drejtave të njeriut në përgjithësi, dhe të drejtat e grave në veçanti.

Vizioni i shoqates

Gratë dhe vajzat në Kosovë, jetojnë në shoqëri pa dhunë, të respektuara dhe me dinjitet.

Medica Gjakova është në kërkim të:

Asistente të Projektit

Qëllimi i përgjithshëm i pozitës së punës

Në kuadër të bashkëpunimit të shoqatës Medica Gjakova dhe Fondit të mirëbesimit të Kombeve të bashkuara për të i dhënë fund dhunës ndaj grave (UN Trust Fund to End Violence against Woman), menaxhuar nga UN Woman, Medica Gjakovakërkon të punësojënjë punëtore për poziten e punës Asistente e Projektit

Qëllimi i përgjithshëm i projektit është fuqizimi i grave dhe vajzave në Kosovë; projekti kontribuon në rritjen e shërbimeve për të mbijetuarit e dhunës seksuale dhe dhunës me bazë gjinore ndaj grave dhe vajzave, të zhvillojnë kapacitetet e tyre dhe për këtë arsye parandalojnë konfliktin dhe ndërtojnë paqe të qëndrueshme.

Objektivat e projektit janë:

  • Gratë dhe vajzat ndihenmë të motivuara, kanë kompetenca më të mëdha vetë-përkrahëse dhe të mbijetuarit fuqizohen përmes mbështjetjes në zyrë dhe teren.
  • Gratë dhe vajzat angazhohen dhe fuqizohen në aktivitete ekonomikepër të u zhvilluar dhe për të gjeneruar të ardhura për veten dhe familjen e tyre.

Për të mbështetur zbatimin e projektit, Medica Gjakova aktualisht është duke kërkuar një Asistente të Projektit, e cila do të asistojë në implementimin e projektit dhe do të menaxhojë kualitetin e produkteve dhe standardet në dyqanin e Medica Gjakovës në Prishtinë.

Pozita e punës fillon me 3 muaj punë provuese.

Detyrat dhe Përgjegjësitë kryesore

  • Puna do të organizohet në zyrë dhe ne teren në të gjithë territorine Kosovës, me fokus Gjakovëndhe Prishtinën;
  • Asistentja e projektit është përgjegjëse për planifikimin, realizimin, vlerësimin dhe raportimin e aktiviteteve të projektit/dyqanit në përputhje me rregulloret dhe kodet e organizatës;
  • Punon ngushtë me stafin për menaxhimine dyqaneve;
  • Bën menaxhimin ditor tëdyqanit dhe degëve të tjera të dyqanit;
  • Siguron punë financiare përkatëse, kontroll të brendshëm dhe përgatitje të raporteve financiare;
  • Siguron që mjetet e Ndërmarrësisë Sociale të mbrohendhe sigurohen në formë të drejtë;
  • Bashkëpunon ngushtë me Menaxheren e Sektorit pë Fuqizim Ekonomik dhe me të gjithë stafin eMedica Gjakovës;
  • Është përgjegjëse për implementimin e projekteve;
  • Përgatit plane të qëndrueshme për shitje dhe kujdeset që dyqanet përfaqësohen në mënyrë adekuatepara anëtarëve, publikut dhe klientëve;
  • Organizon punën me efikasitet në zyrë dhe në dyqan;
  • Planifikon nevojat operativetë dyqaneve;
  • Kryen edhe punë të tjera në harmonime Ligjin, statutine Ndërmarrësisë Socialedhe Vendimet e Kuvendit të Anëtarëve;
  • Asistentja e projektitështë përgjegjëse të përfaqësojë shoqatënnë takime të ndryshme apo media;

Kualifikimet e kërkuara, kompetencat dhe eksperienca e punës Kualifikimi

Diplomë Universitare në Shkenca Sociale apo fushat tjera relevante.

Eksperienca e punës

  • E preferueshme të ketë të paktën 3 vite përvojë pune në shoqërin civile apo fusha të tjera të ngjajshme.

Njohuri të tjera, kompetenca shtesë

  • Njohuri të Gjuhës Angleze;
  • Të posedoj patentëshoferi kategoria “B” dhe e aftë të ngasë mjetet e shoqates;
  • Të menduarit analitik dhe startegjik si dhe zotërimtë mirë të të shprehurit me shkrim dhe me gojë;
  • Qendrim të saktë me qasje të organizuar të punës;
  • Aftësi konstruktive komunikuese;
  • Gatishmëri dhe aftësi për të përmirësuar aftësitë në fushat e kërkuaranga përgjegjësitë dhe detyrat;
  • Aftësi për të mbështetur ekipin e projektit;
  • Njohuri digjitale/kompjuterike në programet e Microsoft Officedhe aftësi hulumtuese në Internet;
  • Të ketë integritet, fleksibilitet dhe motivim në punë;

Lokacioni: Medica Gjakova,në Gjakovë (punë në zyrë dhe në teren) Data e parashikuar e fillimit të punes: Tetor 2022 (40 orë në javë) Si të aplikoni?

Kandidatet e interesuara, të kualifikuara dhe me përvojë ftohen të dorëzojnë aplikacionin e tyre elektronik në gjuhën shqipe apo angleze, në versionin PDF, në adresën [email protected]

Dokumentet e kërkuara:

  • CV (rekomandohet Europass)
  • Letër motivuese
  • Diploma, referencat dhe rekomandimet
  • Email: Emri dhe Mbiemri – Asistente Adminitrative – Medica Gjakova

Aplikueset që nuk i plotësojnë kriteret e lartëcekura nuk do tëkonsiderohen për fazentjetër të rekrutimit! Vetëm kandidatët e përzgjedhur në listen e ngushtë do të kontaktohen dhe do të ftohen në fazën tjetër të rekrutimit

Afati i funditpër aplikim: 09 tetor 2022

Medica Gjakova inkurajon kandidatët femra, kandidatët nga komunitetet etnike si dhe kandidatët me aftësi të kufizuara që të aplikojnë.