business

Analist-e Kreditor-e (5), Arkatar-e dhe zyrtar-e (1), Nëpunës-e per Logjistike dhe mjete themelore (1),

  • star Publikuar: 17-04-2024
  • star Skadon: 23-04-2024

Ky konkurs ka skaduar

Kategoritë Bankë
Numri i pozitave 7
Vendi i punës Prishtinë, Pejë, Gjilan, Viti, Fushë Kosovë, Shtime
Shikime 1495

Kreditimi Rural i Kosovës SH.P.K., është Institucion Mikrofinanciar i regjistruar në BQK, me mision të ofroj shërbime financiare për klientët me të ardhura të ulëta, me fokus të veçantë për bizneset mikro, të vogla, bujqësore dhe aktivitetet tjera në zonat rurale dhe urbane, me fokus prioriteti në bujqësi dhe një vëmendje të veçantë për qëndrueshmërinë financiare, socialedhe mjedisore.

Kreditimi Rural i Kosovës Sh.p.k, shpall:

Për rekrutim te pozitave ne vijim:

K O N K U R S

  1. Një (1) Analist-e Kreditor-e për degën Fushë Kosovë
  2. Një (1) Analist-e Kreditor-e për degën Prishtinë
  3. Një (1) Analist-e Kreditor-e për degën Gjilan
  4. Një (1) Analist-e Kreditor-e për degën Pejë
  5. Një (1) Analist-e Kreditor-e për degën Viti, me kohë të caktuar (zëvendësim):
  6. Një (1) Arkatar-e dhe zyrtar-e për regjistrim për degën në Shtime
  7. Një (1) Nëpunës-e per Logjistike dhe mjete themelore për zyren qendrore në Prishtinë

---------------------------------------------

Analist-e Kreditor-e (Pozita1,2,3,4,5)

Përgjegjësitë:

  • Promovimi i ofertës kreditore permes kontaktit me klient,
  • Analiza e kërkesave kreditore, prezantimi i tyre në komitetin kreditor dhe vlerësimi i kolateralit,
  • Përgatitja e dokumentacionit të nevojshëm për dhënien e kredive, mbikëqyrja e kthimit të kredive dhe regjistrimi i tyre në programin adekuat,
  • Raportim në zyrën qëndrore për aktivitetin kreditor,
  • Punë të tjera administrative të ndërlidhura me kredi-dhënien.

Kushtet e kërkuara:

  • Diplomë universitare në ekonomi apo bujqësi, etj.(e preferueshme),
  • Përvojë pune në sektorin mikro-financiar apo bankarë (e preferueshme por nuk eshte kusht),
  • Njohuri për kredi-dhënie dhe të jetë i/e motivuar të punoj në zona rurale dhe urbane,
  • Njohuri të punës me kompjuter, të njoh Microsoft Office,
  • Shkathtësi të mira të komunikimit dhe negocimit,
  • Të jete dinamik, fleksibil, kreativ dhe i gatshëm për punë në ekip,
  • Banor i komunës për të cilën konkurron (e preferueshme),
  • Të posedoj patentë shofer për kategorinëB.

Konkursi mbetet i hapur nga dt. 16.04.2024deri me dt. 22.04.2024. Kandidatët e interesuar mund të aplikojnë vetëm duke plotësuar aplikacionin për pozitën përkatëse në linkun: http://krk-ks.com/vendepune

---------------------------------------------

Arkatar-e dhe zyrtar-e për regjistrim (Pozita 6)

Përgjegjësitë:

  • Prezanton produktet e KRK tek klientet.
  • Regjistron te gjitha te dhenat lidhur me procesin e kredidhenies ne dege.
  • Pranon pagesat e klienteve dhe shperndane kredite e aprovuara.
  • Regjistron transaksionet në programin adekuat dhe siguron që të dhënat e llogarive të klientëve në program të jenë të sakta.
  • Verifikon dhe sistemon dosjet e kredive te shperndara.
  • Siguron shërbim të shkëlqyeshëm ndaj klientëve me qëllim të krijimit të një ambienti të hapur dhe miqësor.
  • Raporton në zyrën qëndrore për aktivitetin kreditor.
  • Punë të tjera të ndërlidhura me kredi-dhënien.

Kushtet e kerkuara:

  • Diplomë universitare në ekonomi (e preferueshme),
  • Përvojë parapra kenë punë të ngjajshme (e preferueshme),
  • Njohuri shumë të mira të punës me kompjuter, të njoh Microsoft Office dhe punën me baza të të dhënave,
  • Njohuri te ndonje programi te kontabilitetit apo programi per futjen e te dhenave (e preferueshme),
  • Shkathtësi të mira të komunikimit dhe negocimit,
  • Të jete dinamik, fleksibil, kreativ dhe i gatshëm për punë në ekip,
  • Njohuri të gjuhës angleze (e preferueshme),
  • Banor i komunës për të cilën konkurron (e preferueshme),
  • Të posedoj patentë shofer për kategorinë B.

Konkursi mbetet i hapur nga dt. 17.04.2024 deri me dt. 23.04.2024. Kandidatët e interesuar mund të aplikojnë vetëm duke plotësuar aplikacionin për pozitën përkatëse në linkun: http://krk-ks.com/vendepune/job-list?id=903

---------------------------------------------

Nëpunës-e për logjistikë dhe mjete themelore (Pozita 7).

Përgjegjësitë:

  • Mbeshtet procesin e regjistrimit te veturave dhe percjelle afatet e skadimit te regjistrimit,
  • Mbeshtet procesin e servisimit, mirembajtjes dhe verifikimit te gjendjes aktuale te veturave, evidentimi i aksidenteve, nderrimin e gomave etj.
  • Mbane dhe sistemon te dhenat per kilometrat e kaluara te veturave,
  • Barazon faturen mujore per derivate, si dhe ben kalkulimin e shpenzimeve mesatare km/liter,
  • Pergadite dhe perditeson autorizimet per ngasje te veturave per staf sipas kerkeses,
  • Mbane evidencëne mjeteve themelore dhe te inventarit ne përdorim,
  • Bënë aktualizimin e të dhënave dhe perllogaritjen e zhvleresimit mbi mjetet themelore dhe inventarit ne perdorim,
  • Percjelle levizjen e mjeteve themelore dhe inventarit nga nje dege ne tjetren, etj.
  • Plotëson formularë dhe dokumente tjera të nevojshme,
  • Verifikon të dhëna dhe dokumente dhe regjistron të dhëna në programin adekuat,
  • Bene marrjen dhe dergimine dokumenteve dhe mjeteve tjera ne dege, poste dhe tek palet e treta,
  • Bene shperndarjen e dokumentave te degeve sipas departmenteve,
  • Sistemon dokumentacionin perkates lidhur me punen dhe pergjegjesite e tij,
  • Punë të tjera të ndërlidhura me poziten.

Kushtet e kërkuara:

  • Diplomë universiteti në ekonomi, logjistike apo kualifikim ekuivalent (e preferueshme),
  • Përvojë paraprakene pune te ngjajshme (e preferueshme),
  • Njohuri të punës me kompjuter, programete Microsoft Office,
  • Të jetë komunikativ, dinamik, fleksibil, kreativ dhe i/e gatshëm për punë në ekip dhe ne teren,
  • Njohuri të gjuhës angleze(e preferueshme),
  • Patent shoferin(kategoria B)

Konkursi mbetet i hapur nga dt. 15.04.2024deri me dt. 21.04.2024. Kandidatët e interesuar mund të aplikojnë vetëm duke plotësuar aplikacionin në linkun: http://krk-ks.com/vendepune/job-list?id=894

---------------------------------------------

Vetëm një numër i përzgjedhur i kandidatëve do të ftohet në intervistë.

KRK ofron zhvillim profesional dhe pako konkuruese të kompensimit ne perputhje me pergjegjesite dhe pervojen.

Kreditimi Rural i Kosovës është i përkushtuar të ofroj mundësitë barabarta të punësimit për të gjithë shtetasit e Kosovës.