business

Inxhinier i ndërtimtarisë në fushën e banimit

  • star Publikuar: 28-10-2022
  • star Skadon: 11-11-2022

Ky konkurs ka skaduar

Kategoritë Inxhinieri
Numri i pozitave 1
Vendi i punës Prishtinë
Shikime 2187

SHPALLJE PËR VEND PUNE

Për t'i lexuar Termat e Referencës ju lutem: KLIKONI KETU

OJQ "Zëri i Romëve, Ashkalinjëve dhe Egjiptianëve" (Voice of Roma, Ashkali and Egyptians NGO) për implementim të projektit "Drejtesia Sociale I” bashkëfinancuar nga Zyra Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC),Si rezultat i suksesit dhe procesit te zgjerimit, jemi në kërkim të plotësimit të pozitës:

Pozita: Inxhinier në fushën e banimit

Vendi: Prishtinë

Orari: I plotë

______________________________________________________________________________

Detyrat dhe përgjegjësitë

  • Harton dhe zhvillon planet e punës në pajtim me mbikëqyrësin për zbatimin e detyrave të përcaktuara në bazë të objektivave dhe jep rekomandime lidhur me realizimin e këtyre objektivave;
  • Në bashkëpunim me mbikëqyrësin, bënë vlerësimin e proceseve dhe procedurave të brendshme dhe rekomandon ndryshime dhe përmirësime me qëllim të rritjes së efikasitetit dhe cilësisë së punës;
  • Analizon rregulloret, standardet dhe procedurat në fushën e ndërtimit dhe rekomandon përmirësimin e proceseve nëse është e nevojshme;
  • Pregatitë paramasat dhe parallogaritë në situatat e nevojshme të cilat paraqiten gjatë procesit të ndërtimit në terren apo ndryshimeve eventuale në planin zbatues;
  • Zhvillon dhe siguron zbatimin e rregulloreve, politikave, programeve dhe standardeve në fushën e ndërtimeve;
  • Ndërmerr fushata vetëdijesuese për respektimin e kushteve urbane-teknike dhe në bashkëpunim me përfaqesuesit komunal mbikëqyrë ndërtimet;
  • Mban bazën e të dhënave për progresin e ndërtimit në terren dhe verifikon të gjitha pozicionet gjatë punimeve që të jenë në përputhshmëri me Planin Zbatues;
  • Monitorim të rregullt në terren;
  • Përkrahë dhe i mbanë të informuar familjet rreth procedurave për lejet komunale;
  • Kryen edhe detyra të tjera në përputhje me ligjet dhe rregulloret të cilat mund të kërkohen në mënyrë të arsyeshme kohë pas kohe nga mbikëqyërsi.

Kualifikimi i vlerësimit

  • Diplomë universitare (fakulteti ndërtimtarisë);
  • Njohuri dhe përvojë në fushën e ndërtimeve të larta dhe të ulëta;
  • Shkathtësi në komunikim, planifikim të punës dhe udhëheqje të ekipit;
  • Shkathtësi hulumtuese, analitike, vlerësuese dhe formulim të rekomandimeve dhe këshillave,
  • Aftësi për përmbushje të detyrave dhe punëve nën presion,
  • Shkathtësi të lartë në menaxhim, organizim, caktim të objektivave dhe planifikim;
  • Njohuri të mira për mbikëqyrje efektive të punës profesionale të kryer nga vartësit;
  • Shkathtësi të nivelit të lartë në komunikim dhe negocim;
  • Fleksibilitet ndaj organizimit dhe mbikëqyrjes së punës, përfshirë zgjidhjen e problemeve;
  • Shkathtësi kompjuterike të aplikacioneve të programeve (Word, Excel, Power Point, Internet)

Dispozitat përfundimtare

OJQ "Zëri i Romëve Ashkalinjve dhe Egjiptianëve" ofron mundësi të barabarta të punësimit për të gjithë shtetasit e Republikës së Kosovës.

Të gjithë kandidatët e interesuar të dërgojnë CV-në e tyre dhe një letër motivuese (të bashkangjitura me rekomandime, diplomat e shkollimit, dhe ҁertifikatat e trajnimeve). Mos dorëzimi i plotë i dokumenteve rezulton në mos shqyrtimin e aplikacionit.

Ne inkurajojmë kandidatët nga komunitetet: Rom, Ashkali, dhe Egjiptian (vajzat/gratë) të aplikojnë për pozitën e shpallur. Aplikimi realizohet përmes formës elektronike: [email protected]

Për më shumë informata ju mund të na kontaktoni në po të njëjtin e-mail. Afati i fundit për aplikim është deri më datën 11.11. 2022 deri në ora 16:00

Për t'i lexuar Termat e Referencës ju lutem: KLIKONI KETU