“Progo Collection” me seli në Prishtinë, me adresë në qytezën Pejton, shpallë:
K O N K U R S
Për plotësimin e vendeve të lira të punës:
Pozita: Zyrtar për Mbledhjen e Borxheve
Vendi i punës: (2) Prishtinë
Detyrat dhe përgjegjësitë për pozitën e shpallur janë:
- Kontakton debitorët për t’i njoftuar mbi detyrimet e tyre dhe negocion mënyrën e kthimit të borxhit.
 - Kontakton dhe menaxhon në baza të rregullta klientët e caktuar në portfolio, duke dërguar njoftim me shkrim.
 - Përfaqëson dhe bashkëpunon me Departamentin Ligjor, në lidhje me procedurat përmbarimore.
 - Kryen vizita të rregullta në terren, te klientët e caktuar në portfolio.
 - Kryen edhe punë të tjera të caktuara nga menaxhmenti, të cilat janë në kuadër të veprimtarisë përkatëse.
 
Kushtet dhe kualifikimet e kërkuara:
- Diploma Bachelor: Fakulteti Ekonomik apo Fakulteti Juridik (ose në vitin e fundit).
 - Përparsi përvoja e punës me procedurat përmbarimore, mbledhjen e kredive jo-performuese apo të ngjashme;
 - Aftësi të mira komunikimi, organizative dhe analitike;
 - Njohuri të mira në përdorimin e kompjuterit, me theks të veçantë Excel, Word, etj.;
 - Patentë shofer, kategoria B;
 
Kandidatët e interesuar të cilët aplikojnë për këto vende të punës, duhet që ti dërgojnë këto dokumente:
- CV-në si dhe dëshmitë e përgatitjes shkollore të mesme dhe universitare;
 - Letër Motivuese (e preferueshme);
 - Dëshmi mbi përvojën e punës në fushën përkatëse;
 - Certifikatat e trajnimeve eventuale (e preferueshme);
 - Letër Rekomandime apo referenca eventuale (e preferueshme).
 
Benefite shtesë:
- Pagë kompetitive si dhe komisione në inkasim;
 - Sigurim Shëndetësor;
 
Konkursi mbetet i hapur deri më datën 30.04.2025, Ora 16:00h.
Apliko shpejtë përmes sistemit!