Kompani
StarTech
Kategoritë
Teknologji Informative - ICT
Numri i pozitave
1
Vendi i punës
Prishtinë
Shikime
5682
StarTech është duke u rritur, dhe me rritjen e kompanisë shtohet nevoja për staf të ri.
DREJTOR/ESHË EKZEKUTIV/E
DETYRAT DHE PËRGJEGJËSITË
- Vlerësimi dhe realizimi i mundësive potenciale për përmirësimin e biznesit në treg përmes forcimit të bashkëpunimit me partnerët ekzistues dhe fillimit të bashkëpunimit me partnerë të rinj.
- Përgjegjës/e për realizimin e synimeve të përcaktuara dhe planeve të veprimit për kompaninë.
- Përgjegjës/e për menaxhimin dhe përmirësimin e proceseve brenda kompanisë.
- Përgjegjës/e për negociatat me partnerët e mundshëm.
- Analizon aktivitetin e zhvillimit të biznesit dhe strategjinë e konkurrentëve,
- Përgjegjës/e për të menaxhuar dhe motivuar ekipin e shitjës dhe stafin tjetër për të arritur shitjen sipas planeve.
- Bërja e planeve të rregullta mujore të veprimit, në përputhje me nevojat e furnizimit.
- Monitorimi i rezultateve të strategjive të zbatuara, nxjerrja e konkluzioneve, propozimeve dhe masave për përmirësimin e mëtejshëm të rezultateve.
- Duhet të jetë në gjendje të përmbushë dhe tejkalojë qëllimet e performancës së shitjeve dhe të ekzekutojë kohën dhe menaxhimin e territorit.
KUALIFIKIMET
- Diplomë universitare në fushën menaxhment.
- Të paktën 3 - 5 vjet përvojë në pozita të larta menaxhuese.
- Përvojë dhe njohuri në industrinë e teknologjisë informative.
- Gjuha Angleze rrjedhshëm (folur dhe shkruar rrjedhshëm).
- Aftësi kompjuterike (Word, Excel, PowerPoint, Internet Browser).
- Aftësi shumë të mira komunikuese dhe negociuese.
- Leje Drejtimi, Kategoria B.
Të interesuarit të dërgojnë CV e tyre me dokumente përcjellëse në email adresën: [email protected] deri me datën 20 Dhjetor 2022