FTESË PËR TENDER
PËR PLOTËSIMIN E NEVOJAVE PËR FURNIZIM ME MATERIALE TË FUNDVITIT
Për t’u kualifikuar kompanitë duhet:
- Të dorëzojnë dokumentacionin e nevojshëm ligjor – certifikatën e regjistrimit të biznesit dhe informatat mbi biznesin, certifikatën e numrit fiskal.
- Të kenë dokumentacionin e nevojshëm mbi TVSH (nëse janë deklarues të TVSH)
- Oferta financiare duhet të jetë me TVSH
- Për çmimet të cilat nuk e kanë të listuar TVSH ndarazi, do të nënkuptohet se vlera e TVSH është e përfshirë në çmim.
- Garancioni për produktet e ofruara
- Garantimi i transportit të produkteve dhe instalimi/montimi në vend në të gjitha vendet e parapara me kërkesë.
- Mostra të produkteve në bazë të specifikacionit
- Vlefshmëria e ofertës duhet të jetë së paku 1 muaj nga data e dorëzimit të ofertës
- Ofertuesi duhet të ketë referenca/ kontrata për punë të ngjashme
- Ks - Siguria ruan të drejtën të kërkoje informata shtesë nga kompanitë ofertuese
Ofertat në zarf të mbyllur me mbishkrimin “OFERTË PËR FURNIZIM ME MATERIALE TË FUNDVITIT” duhet të dorëzohen në lokalet e Ks Siguria Rr, Qamil Hoxha nr. 51 Prishtine dhe t’i drejtohen Shërbimit të Prokurimit.
Afati i fundit për dorëzimin e ofertave është data 12.11.2025 ora 15:00
Ofertat të cilat nuk përmbajnë dokumentacionin komplet nuk do të shqyrtohen.
Ofertat e dorëzuara pas afatit për dorëzim nuk do të shqyrtohen.
Ks- Siguria mbanë të drejtën të anulojë ose ndryshojë tenderin në çdo kohë.
Palët e interesuara duhet ta kërkojnë dokumentin e tenderit përmes kërkesës me shkrim në e-mail adresën: [email protected]