business

53 ZYRTARË LIGJORË DHE NJE PERKTHYES

  • star Publikuar: 03-05-2023
  • star Skadon: 08-05-2023

Ky konkurs ka skaduar

Kategoritë Ligjore
Numri i pozitave 54
Vendi i punës Të gjitha qytetet
Shikime 15830

Job Description

REPUBLIKA E KOSOVËS

REPUBLIKA KOSOVA – REPUBLIC OF KOSOVO

KËSHILLI GJYQËSOR I KOSOVËS

SUDSKI SAVET KOSOVA – KOSOVO JUDICIAL COUNCIL

SEKRETARIATI SEKRETARIJAT SECRETARIAT

Në bazë të Aktgjykimit nr. Ref AGJ. 1583/20 në rastin nr. KO203/19 të Gjykatës Kushtetuese datë 09 Korrik 2020, nenit 11 paragrafi 1 dhe nenit 18 të Ligjit Nr. 03/L-149 Për Shërbimin Civil Të Republikës së Kosovës, Rregullores nr. 02/2010 Për Procedurat e Rekrutimit në Shërbimin Civil, Neni 35 paragrafi 1 pika 1.2 Ligji 06 /L-055 për Këshillin Gjyqësor të Kosovës, Udhëzimi Administrativ (Nr. 01/2019) Për Ndarjen e Përgjegjësive të SKGJK-së dhe të Gjykatave në Çështjet e Personelit, Buxhetit dhe Financave, Logjistikës dhe Prokurimit, Rregullore për Organizimin e Brendshëm dhe Sistematizimin e Vendeve të Punës në Gjykatën e Apelit (Nr. 06/2021), Rregullore për Organizimin e Brendshëm dhe Sistematizimin e Vendeve të Punës në Gjykatën Komerciale (Nr. 07/2022), Rregullore për Organizimin e Brendshëm dhe Sistematizimin e Vendeve të Punës në Gjykatat Themelore dhe Degët e Tyre (Nr. 07/2021); Vendimin KGJK.nr.511/2022, te dates 27 dhjetor 2022 (për miratimin e Planit të Përgjithshëm të personelit për gjyqtar dhe adrninistratën gjyqësore për vitin 2023 që përfshinë të gjitha nivelet e gjykatave) dhe Vendimi i KGJK.nr.161/2023 datë 20 prill 2023 ku Autorizohet Drejtori i Përgjithëshëm i Sekretariatit të KGJK-së të ndërmerr të gjitha veprimet e nevojshme për inicimin e procedurave për shpalljen publike të Konkursit të Jashtem nr.02/2023, sipas planit të punësimit:

SEKRETARIATI I KESHILLIT GJYQESOR TE KOSOVES

publikon: KONKURS I JASHTËM Nr. 02/2023

Përshkrimi i detyrave punës

Pozita: 1, 2, 3, 4, 5, 6, 7, 8, 9, 10, 11, 12, 13, 14 dhe 15;

Titulli i pozitës punës: Zyrtar ligjor;

Institucioni: Gjykata Komerciale: – 13 (trembëdhjetë) pozita; Gjykata Themelore Prishtinë: – 3 (tri) pozita; Gjykata Themelore Prishtinë – dega Podujevë – 1 (një) pozitë; Gjykata Themelore Prishtinë – dega Lipjan – 1 (një) pozitë; Gjykata Themelore Prishtinë – dega Gllogoc – 1 (një) pozitë; Gjykata Themelore Prishtinë – dega Graçanicë (komuniteti serb) – 1 (një) pozitë; Gjykata Themelore Prishtinë – dega Fushë Kosovë – 4 (katër) pozita; Gjykata Themelore Prizren: 3 (tri) pozita; Gjykata Themelore Prizren – dega Suharekë – 1 (një) pozitë; Gjykata Themelore Gjilan: – 3 (tri) pozita; Gjykata Themelore Ferizaj: 2 (dy) pozita; Gjykata Themelore Pejë: – 5 (pesë) pozita; Gjykata Themelore Gjakovë: – 3 (tri) pozita; Gjykata Themelore Mitrovicë: 6 (gjashtë) pozita; Gjykata Themelore Mitrovicë – dega Vushtrri: 6 (gjashtë) pozita;

Kategoria Funksionale: Profesional 2;

Grada e Vendit Punës:/ Koeficienti: Grupi: J; Klasa: J16; Koeficienti: 5.3;

Lloji i Vendit Punës: pa afat caktuar, me orar plotë

Departamenti/Divizioni/Njësia: Zyra për Mbështetje Juridike Gjykatë / zyra e Ndihmës administratorit në degë

Raporton tek: i përgjigjet dhe i raporton Udhëheqësit Zyrës dhe gjyqtarit me cilin punon Gjykatë / gjyqtarit me cilin punon dhe Gjyqtarit Mbikëqyrës degë

Vlerësimi i performancës: nga Udhëheqësi i Zyrës koordinim me gjyqtarin me cilin punon/ gjyqtarin me cilin punon dhe Gjyqtarin Mbikëqyrës degë

Vendndodhja: Gjykatë /degë përkatëse

Procedura e aplikimit: Konkurs i Jashtëm

Kohëzgjatja e emërimit: Pa Afat përfshi periudhën provuese 1 vit

Arsyeja e rekrutimit: plotësim i pozitave lira sipas organogramit

Qëllimi i vendit punës: (përshkrim i shkurtër i qëllimit pozitës dhe çka duhet arrijë kjo pozitë)

Kryen të gjitha punët që kanë të bëjnë me shërbimet rreth lëndëve dhe administrimit të tyre në SMIL sipas legjislacionit në fuqi dhe akteve normative të miratuara nga Këshilli.

Detyrat Kryesore: (përshkrim i shkurtër i detyrave kryesore, rënditura për nga rëndësia dhe një përshkrim përqindjes kohës, e cila duhet shpenzohet për secilën detyrë)

  • Mban procesverbalin gjatë seancave gjyqësore dhe ngarkon procesverbalin e seancës gjyqësore në SMIL, si dhe delegon lëndën tek gjyqtari për marrjen evendimit;……………………………………………….20%
  • Kryen të gjitha veprimet e kërkuara me sistem për të ftuar palët në seancën gjyqësore dhe cakton orarin për mbajtjen e seancës gjyqësore sipas udhëzimeve te gjyqtarit;…………………………………………………20%
  • Për rastet kur kërkohet të bëhet shpërndarja urgjente e shkresave të lëndës, përgatite shkresat dhe kryen veprimet me SMIL për shpërndarje, dorëzim dhe pranim të rezultatit të shpërndarjes;…………………..10%
  • Kujdeset që përmbajtja dhe forma e aktit normativ të është sa më e saktë, si nga aspekti gjuhësor dhe teknik;………………………………………………………………………………………………………………………………….10%
  • Përgjegjës për udhëheqjen e punëve të sekretarisë dhe për ofrim të punës cilësore;………………………10 %
  • Shtyp të gjitha vendimet dhe shkresat tjera të gjykatës, përgatitë dhe organizon protokollin nga seancat;……………………………………………………………………………………………………………………………….10%
  • Kryen veprime te tjera në SMIL, varësisht nga detyrat e deleguara nga gjyqtari përkatës, si dhe veprimet e tjera të përcaktuara me rregulloret të cilat janë në zbatim;…………………………………………10 %
  • Kryen edhe detyra tjetër në sipas legjislacionit në fuqi dhe akteve normative të miratuara nga Këshilli të cilat mund të kërkohen në mënyrë të arsyeshme nga mbikëqyrësi dhe përgatitë raportet javore të punës…………………………………………………………………………………………………………………………………..10%

Përgjegjësitë e mbikëqyrjes dhe vlerësimit përformancës: (cilat pozita i raportojnë kësaj pozite dhe cilave pozita ju bënë vlerësim performance kjo pozitë, nëse ka)

  • Nuk ka

Niveli i përgjegjësisë financiare: (p.sh. buxheti për cilin është përgjegjëse pozita përkatëse, niveli i autorizimit për shpenzime)

  • Nuk ka

Shkathtësitë e kërkuara: (aftësitë dhe shkathtësitë kërkohen për ketë vend pune)

  • Njohuri dhe përvojë në fushën që ndërlidhen me punën e gjyqësorit………………………..E nevojshme;
  • Njohuri të thellë profesionale në fushën e legjislacionit dhe akteve ligjore……………….E nevojshme;
  • Shkathtësi në komunikim dhe planifikim të punës…………………………………………………E nevojshme;
  • Shkathtësi kompjuterike të aplikacioneve të programeve (Word, Excel,)………………….E nevojshme;

Kualifikimet arsimore, profesionale dhe përvoja e punës: (kualifikimet dhe përvoja kërkohen për ketë vend pune)

  • Diplomë universitare të vlefshme në Kosovë: Fakulteti juridik…………………………………E nevojshme;
  • Së paku një (1) vit përvojë pune…………………………………………………………………………..E nevojshme;

Karakteristikat e pazakonta mjedisit punës nëse ka: (p.sh. rreziqet e jashtëzakonshme vendin e punës, presionet fizike ose rreziqet nga ekspozimi ndaj substancave rrezikshme ose përdorimi i pajisjeve që paraqesin rrezik dhe cilat rezultojnë nga natyra e vendit punës ose vendndodhja e vendit punës)

  • Nuk ka

Pozita: 16;

Titulli i pozitës punës: Zyrtar për përkthime (Shqip Turqisht dhe anasjelltas);

Institucioni: Gjykata Themelore Prizren: – 1 (një) pozitë;

Kategoria Funksionale: Profesional 2;

Grada e Vendit Punës:/ Koeficienti: Grupi: J; Klasa: J16; Koeficienti: 5.3;

Lloji i Vendit Punës: pa afat caktuar, me orar plotë

Departamenti/Divizioni/Njësia: Zyra për Mbështetje Juridike Gjykatë / zyra e Ndihmës administratorit në degë

Raporton tek: i përgjigjet dhe i raporton Udhëheqësit Zyrës Gjykatë / Krey i njësisë ligjore/ ndihmës administratorit degë

Vlerësimi i performancës: nga Udhëheqësit Zyrës Gjykatë / Krey i njësisë ligjore/ ndihmës administratorit degë

Vendndodhja: Gjykatë/ degë përkatëse

Procedura e aplikimit: Konkurs i Jashtëm

Kohëzgjatja e emërimit: Pa Afat përfshi periudhën provuese 1 vit

Arsyeja e rekrutimit: plotësim i pozitave lira sipas organogramit

Qëllimi i vendit punës: (përshkrim i shkurtër i qëllimit pozitës dhe çka duhet arrijë kjo pozitë)

Përkthen materialet simultan dhe me shkrim, duke siguruar një shkallë të lartë të cilësisë në gjuhet e përdorura gjatë përkthimit, sipas legjislacionit në fuqi dhe akteve normative të miratuara nga Këshilli.

Detyrat Kryesore: (përshkrim i shkurtër i detyrave kryesore, renditura për nga rëndësia dhe një përshkrim përqindjes kohës, e cila duhet shpenzohet për secilën detyrë)

  • Ofron përkthime dhe interpretime gjuhësore për palët në procedurë gjatë seancave gjyqësore, gjatë takimeve të ndryshme, intervistave, konferencave, etj;………………………………………………………………20%
  • Bën përkthimin e të gjitha materialeve (shkresave të lëndës, dekreteve, rregulloreve, ligjeve, komentarëve të aplikueshme në Kosovë, korrespondencë gjyqësore zyrtare dhe shkresave tjera sipas nevojës së gjykatës) simultan dhe me shkrim …………………………………………………………………………..20%
  • Bën përkthim/interpretimin simultan në seanca gjyqësore, takimet zyrtare, konferenca, seminare e të ngjashme;…………………………………………………………………………………………………………………………….10%
  • Bën përkthimin me shkrim të materialeve dhe dokumenteve si: broshurat, raportet e mediave, komunikatat për shtyp;………………………………………………………………………………………………………….10%
  • Ndihmon në përcaktimin dhe harmonizimin e terminologjisë, për shkresat dhe dokumentet e përkthyera si dhe saktësinë e tyre me kuptim , gramatikës dhe sintaksës;……………………………………………………10 %
  • Përkthen të gjitha vendimet gjyqësore, parashtresat tjera të administratës gjyqësore, procesverbalet dhe secilin material që i kërkohet nga personat kompetent;……………………………………………………………..10%
  • Përkujdeset dhe përkthen me shkrim dhe simultan në mbledhje dhe në seanca gjyqësore;…………….10 %
  • Kryen edhe detyra tjetër në përputhje me ligjet dhe rregulloret të cilat mund të kërkohen në mënyrë të arsyeshme nga mbikëqyrësi dhe përgatitë raportet javore të punës;…………………………………………….10%

Përgjegjësitë e mbikëqyrjes dhe vlerësimit performancës: (cilat pozita i raportojnë kësaj pozite dhe cilave pozita ju bënë vlerësim performance kjo pozitë, nëse ka)

  • Nuk ka

Niveli i përgjegjësisë financiare: (p.sh. buxheti për cilin është përgjegjëse pozita përkatëse, niveli i autorizimit për shpenzime)

  • Nuk ka

Shkathtësitë e kërkuara: (aftësitë dhe shkathtësitë kërkohen për ketë vend pune)

  • Njohuri dhe përvojë në fushën që ndërlidhen me punën e gjyqësorit………………………..E nevojshme;
  • Njohuri të thellë profesionale në fushën e legjislacionit dhe akteve normative…………..E nevojshme;
  • Shkathtësi në komunikim dhe planifikim te punës…………………………………………………E nevojshme;
  • Shkathtësi kompjuterike të aplikacioneve të programeve (Word, Excel,)………………….E nevojshme;

Kualifikimet arsimore, profesionale dhe përvoja e punës: (kualifikimet dhe përvoja kërkohen për ketë vend pune)

  • Diplomë universitare të vlefshme në Kosovë:………………………………………………………..E nevojshme;
  • Së paku dy (2) vite përvojë pune………………………………………………………………………….E nevojshme;
  1. Karakteristikat e pazakonta mjedisit punës nëse ka: (p.sh. rreziqet e jashtëzakonshme vendin e punës, presionet fizike ose rreziqet nga ekspozimi ndaj substancave rrezikshme ose përdorimi i pajisjeve që paraqesin rrezik dhe cilat rezultojnë nga natyra e vendit punës ose vendndodhja e vendit punës)
  • Nuk ka

VËREJTJE:

  • Procedura e konkursit është hapur për kandidatët të jashtëm dhe nëpunësit civil ekzistues.
  • Procedura e rekrutimit zhvillohet sipas procedurave të parapara me Ligjin mbi Shërbimin Civil Nr.03/L- 149 dhe Rregulloren, Nr.02/2010 për Procedurat e Rekrutimit të Shërbimit Civil.
  • Shërbimi Civil i Kosovës ofron mundësi të barabarta të punësimit për të gjithë shtetasit e Kosovës dhe mirëpret aplikacionet nga të gjithë personat e gjinisë mashkullore dhe femërore nga të gjitha komunitetet në Kosovë. Komunitetet jo-shumicë dhe pjesëtarët e tyre kanë të drejtë për përfaqësim të drejtë dhe proporcional në organet e shërbimit civil të administratës publike qendrore dhe lokale, si specifikohet në Nenin 11, par.3 të Ligjit Nr.03/L-149 për Shërbimin Civil të Republikës së Kosovës.
  • Shërbimi Civil i Kosovës ofron mundësi të barabarta të punësimit për të gjithë shtetasit e Kosovës dhe mirëpret aplikacionet nga të gjithë përsonat e gjinisë mashkullore dhe femërore nga të gjitha komunitetet në Kosovë.
  • Komunitetet jo-shumicë dhe pjesëtarët e tyre kanë të drejtë për përfaqësim të drejtë dhe propocional në organet e shërbimit civil të administratës publike qëndrore dhe lokale,siç specifikohet në Nenin 11, pragrafin 3 të Ligjit Nr.03/L-149 për Shërbimin Civil të Republikës së Kosovës.
  • Të drejtë konkurrimi kanë të gjithë banorët e Kosovës prej moshës 18-64 vjeçare.
  • · Konkursi është publikuar datë: 24.04.2023 deri me 08.05.2023

APLIKACIONI:

  • Aplikacionet duhet të plotësohen qartë dhe lexueshëm;
  • Aplikacionit duhet bashkangjitur kopjen e kualifikimeve arsimore të kërkuara sipas konkursit;
  • Aplikacionit duhet bashkangjitur kopjen e kontratës së punës dhe dëshmive të punës;
  • Çertifikatën mbi dënimet penale;
  • Specializimet e ndryshme profesionale
  • Certifikata e përvojës së punës, certifikata të tjera, vërtetime, dy rekomandime etj.
  • Kopjen e letërnjoftimit;

VËREJTJE: Nëse aplikacionit nuk ia keni bashkëngjitur dokumentet e kërkuara më lartë dhe nuk e plotësoni atë me shënime sakta, ju vetë do ta humbni rastin për t’u futur listën e ngushtë.

MENYRA E APLIKIMIT:

  • Aplikacionet mund t’i merrni dhe t’i dorëzoni pranë Zyreve Personelit Gjykatat / Institucionin ku janë publikuar pozitat e lira;
  • Aplikacionet e dorëzuara pas përfundimit të afatit të konkurrimit nuk pranohen;
  • Aplikacionet mund t’i shkarkoni mënyrë elektronike Ueb portalin e KGJK: www.gjyqesori-rks.org
  • Shkarko Aplikacionin
  • Fotokopjet e dokumenteve të bashkangjitura në aplikacion kandidatët nuk kanë të drejtë ti tërheqin prapa.