business

Bashkëpunëtor/e i/e Burimeve Njerëzore – Siguria dhe Shëndeti në punë

  • star Publikuar: 28-10-2022
  • star Skadon: 03-11-2022

Ky konkurs ka skaduar

Kompani IPKO
Kategoritë Burime Njerëzore
Numri i pozitave 1
Vendi i punës Prishtinë
Shikime 4312

Për të aplikuar: KLIKONI KETU

Detyrat dhe përgjegjësitë kryesore

  • Koordinon, mbështet dhe këshillon Biznesin për të gjitha aspektet në lidhje me shëndetin dhe sigurinë. Vendos, menaxhon dhe monitoron standardet, proceset, komunikimet, trajnimet dhe sistemet për të siguruar që të gjitha përgjegjësitë që lidhen me Shëndetin dhe Sigurinë brenda IPKO-së janë respektuar. Siguron që inspektimet e sigurisë janë kryer, stërvitjet e zjarrit dhe alarmet e zjarrit janë raportuar saktë;
  • Përgatit dokumentacionin e punësimit si kontratat e punës, njoftimet dhe vendimet për punësim në përputhje me të gjitha rregullat e brendshme dhe kërkesat ligjore të IPKO-së;
  • Punon me Udhëheqësin/en e Njësisë në Burime Njerëzore për të ndihmuar punonjësit, përmes të gjitha aspekteve të ciklit jetësor të punonjësve, duke përfshirë, por pa u kufizuar në hetimet, disiplinën, ankesat, aftësinë, në përputhje me zbatimin konsistent të politikave dhe procedurave të kompanisë dhe pajtueshmërinë me ligjin e punës dhe praktika më e mirë;
  • Çdo detyrë tjetër të arsyeshme që mund të kërkohet nga menaxhmenti herë pas here.

Aftësitë dhe karakteristikat thelbësore të kërkuara:

  • Diplomë Bachelor në fushën përkatëse;
  • Dy (2) vite përvojë pune në një ekip me ritme të shpejta të burimeve njerëzore, duke ofruar këshilla të nivelit të parë mbi politikat dhe procedurat e BNJ, ligjin e punës dhe çështjet e marrëdhënieve me punonjësit;
  • Aftësi të shkëlqyera organizative dhe komunikuese, me një bazë të mirë në teorinë e BNJ;
  • Aftësi për të zhvilluar ide dhe zgjidhje inovative;
  • Aftësi të shkëlqyera të TI-së, veçanërisht MS Office; veçanërisht Word, Excel dhe Outlook, gjithashtu njohuri dhe përvojë të mprehtë për rëndësinë e bazave të të dhënave dhe rolin e tyre në ofrimin e informacionit të saktë të menaxhimit;
  • Aftësi për të krijuar dhe mbajtur marrëdhënie efektive pune me kolegët dhe palët e treta.

Aftësitë dhe karakteristikat e dëshirueshme

  • Ekspert i certifikuar për Shëndet dhe Siguri nga Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale e Kosovës

Kandidati/ja i/e suksesshëm/me do t’i bashkëngjitet një ekipi miqësor dhe profesional, ku do të zgjerojë dijen dhe do zhvillohet bashkë me kompaninë.

Vendi: Prishtinë

Data e fundit per aplikim: 03.11.2022

Për të aplikuar: KLIKONI KETU