
Republika e Kosovës
Republika Kosova – Republic of Kosovo
Qeveria – Vlada – Government
Ministria e Punëve të Brendshme
Ministarstvo Unutrašnjih Poslova
Ministry of Internal Affairs
Drejtoria e Përgjithshme e Policisë/Prishtinë
Generalna Policijska Direkcija/General Police Directorate
Departamenti i Burimeve Njerëzore të PK-së/ Uprava za Ljudske Izvore PK-a/
Department for Human Resorces
Ref: 10/1-01/SRS/386/2025
Datë 17/06/2025
Për pranimin e sipas kushteve të parapara të konkurrimit.
Vendi i punës: Policia e Kosovës, 350 pozita të lira.
A, Kandidatët që aplikojnë për zyrtarë policorënë Policinë e Kosovës duhett’i përmbushin këto kritere:
- Të jetë shtetas iRepublikës së Kosovës;
- Të jetë i moshës 18-30 vjeçar;
- Të ketë tëpërfunduar shkollimin e mesëm;
- Të jetë në gjendje të mirë fizike, mentale dhe emocionale;
- Të mos jetë i dënuar për ndonjë vepër penale;
- Të mos posedojë tatuazh në pjesë të dukshme të trupit;
- Të ketë integritet personal dhe vlera të larta etike.
B. Testet:
- Testi me shkrim;
- Testi i aftësive fizike;
- Intervista;
- Testi psikologjik;
- Kontrollimi mjekësor;
- Verifikimi i të kaluarës.
C. Forma e aplikimit:
Aplikimi në konkursin për zyrtarë policor mund të bëhet në dy mënyra:
- Aplikimi online ose
- Aplikimi në formë fizike.
1. Aplikimi online bëhet përmesueb faqes zyrtaretë PK-së: www.kosovopolice.com/Shpallje/ Mundësi punësimi .
Në aplikimin online duhet bashkangjitur dokumentet e kërkuara si:
- Kopja e diplomës për arsimin e mesëm të lartë, ndërsapër kandidatët që kanë përfunduar shkollimin jashtë vendit kopja e diplomës e nostifikuar;
- Certifikata e Gjendjes Penale (jo me i vjetërse 6 muaj);
- Një fotografi të formatit (5 x 5);
2. Aplikimi në formë fizike - formularët për aplikim mund të merren në zyrat e personelit të drejtorive rajonale, në stacionet policore, ose të shkarkohen nga ueb faqja e PK-së: www.kosovopolice.com .
Në aplikimin në formë fizikeduhet bashkangjitur dokumentet e kërkuara si:
- Kopja e diplomës për arsimin e mesëm të lartë, ndërsapër kandidatët që kanë përfunduar shkollimin jashtë vendit kopja e diplomës e nostifikuar;
- Certifikatën e lindjes/ekstrakt i lindjes;
- Certifikata e Gjendjes Penale;
- Kopje e letërnjoftimit apo pasaportës;
- Një fotografi të formatit (5 x 5);
- Dokumenti nga pika b) dhec) të jetë i vlefshëm(jo me i vjetër se 6 muaj).
Aplikacioni për konkurrim pas plotësimit duhet të dorëzohet së bashku me kopjet e dokumenteve të kërkuara personalisht në zyrën e personelit pranë drejtorive rajonale në Prishtinë, Mitrovicë Jugu, Pejë, Prizren, Ferizaj, Gjilan, Mitrovicë Veri dhe Gjakovë, çdo ditë pune prej orës 09:00-15:00.
D. Detyrat dhe autorizimet e përgjithshme të Policisë
- Të mbrojë jetën, pronën dhe të ofrojësiguri për të gjithë personat;
- Të mbrojëtë drejtat dhe liritë themelore të gjithë personave;
- Të parandalojë rrezikun ndaj qytetarëve dhe ta mbajë rendin dhe sigurinë publike;
- Të parandalojë dhe t’i zbulojë veprat penale dhe kryesit e tyre;
- Të hetojëveprat penale dhe kryesit e tyre;
- Të mbikëqyrëdhe të kontrollojë sigurinënë komunikacion;
- Të menaxhojëdhe të kontrollojë kufirinshtetëror;
- Të ofrojë ndihmë gjatë fatkeqësive natyrore dhe në rastetë tjera emergjente; dhe
- Të kryejëdetyra të tjera të paraparame Ligjin e Policisë.
E. Zbatimi i vendimit të datës 13.06.2025 me nr. ref: 01/0520 për zbatimin e masave të veçanta të përkohshme afirmative
Në këtë konkurs Policia e Kosovës do të ndërmerr masa të veçanta të përkohshme afirmative me qëllim të garantimit të të drejtave të barabarta gjinore, promovimit të barazisë gjinore dhe me qëllim të rritjes së përfaqësimit të zyrtareve policore gra në Policinë e Kosovës.
Masat e veçanta të përkohshme afirmative që do të ndërmerr Policia e Kosovës do të zbatohen në procedurëne rekrutimit dhe punësimit në Policinë e Kosovës, në mënyrë që gjatë procesit të rekrutimit të zyrtarëve policorë nga të gjithë ata kandidatë që do të plotësojnë kushtet dhe kalojnë pragun e kalueshmërisë 70% përparësi do të këtë gjinia femërore.
Konkursi do të jetë i hapur nga data 17.06.2025 deri medatën 07.07.2025.
Për informata më të hollësishme mund të kontaktoni në numrat e telefonit: 038-5080 lokali: 1002 apo 038-504504 lokali: 1751 si dhe në 038/245-184,prej orës 09:00-15:00.
Sqarim: Kandidatët të cilët kanë vështirësi për aplikim online (ju mungojnë pajisjet për aplikim si dhe nuk kanë qasje në internet) mund të drejtohen në stacionin policor më të afërt për të bërë aplikimin online.
Pas përzgjedhjes së aplikacioneve kandidatët e suksesshëm do të ftohen të marrin pjesë në testimet e cekura më lart.
Informimi i kandidatëve lidhur me çdo fazë të testimeve do të publikohet në ueb faqen zyrtare të Policisë së Kosovës, në adresën: www.kosovopolice.com dhe në tabelat e shpalljeve nëpër Drejtoritë Rajonale dhe Stacionet Policore përkatëse.
"Policia e Kosovës ofron mundësi të barabarta të punësimit për të gjithë shtetasit e Republikës së Kosovës dhe mirëpret aplikacionet nga të gjithë personat e gjinisë mashkullore dhe femërore nga të gjitha komunitetet në Kosovë”.