Në bazë të Ligjit Nr. 08/L – 197 për zyrtarët publikë, Neni 39 (1,2,3,4,5 dhe 6) dhe Rregullores (QRK) NR. 15/2023 për pranimin dhe karrierën në shërbimin civil të Republikës së Kosovë, Neni 5 Ministria e Mbrojtjes shpall:
 
Konkurs
Aplikimi është i hapur për të gjithë kandidatët e interesuar.
Emri i grupit: Grupi i shkencave shoqërore
Titulli i pozitës së punës: Zyrtar per menaxhimin e informacionit te klasifikuar
Klasa e pozitës: Profesional 2
Koeficienti/Paga: A2/Profesional 2
Nr. i kërkuar: 1
Kohëzgjatja e emërimit: Emërim me afat të pacaktuar
Data e njoftimit: 04/10/2024
Afati për aplikim: 05/10/2024 - 03/11/2024
Institucioni: Ministria e Mbrojtjes
Departamenti: Zyra e Sekretarit
Divizioni: Departamenti për Menaxhimin e Dokumenteve dhe Arkivit
Vendi i punës: Prishtine
Nr. i Referencës : RN00015371
Kodi: RPC0008910
Përshkrimi i përgjithshëm i punës
- Zbaton në përpikëri aktet ligjore dhe nënligjore për menaxhimin e dokumenteve të klasifikuara.
 - Zbaton afatet e përcaktuara për shfrytëzim, qarkullim, ruajtjen e informacionit të klasifikuar.
 - Punon në bazë të Librave të veçantë që përcaktohen nga autoriteti kompetent (AKI), për evidentim, qarkullim të dokumenteve.
 - Ruan dokumentacionin në kasaforta të veçanta sipas standardëve të përcaktuara.
 - Sistemon dhe inventarizon informacionin e Klasifikuar, para dorëzimit në Arkivin e MM
 - Respektimi i afateve kohore të dokumenteve të klasifikuara
 - Angazhohet sipas nevojës edhe në Shkrimore në protokollimin e shkresave dhe dokumenteve zyrtare.
 
Kriteret e përgjithshme për pranimin në detyrë, sipas nenit 9 të LZP-së
- Të jetë shtetas i Republikës së Kosovës;
 - Të ketë zotësi të plotë për veprim, sipas legjislacionit në fuqi;
 - Të zotërojë të paktën njërën nga gjuhët zyrtare, në pajtim me Ligjin për Gjuhët;
 - Të jetë e/i aftë për të kryer detyrën përkatëse;
 - Të mos jetë e/i dënuar për kryerjen e një veprës penale me dashje;
 - Të mos ketë në fuqi masë disiplinore për shkelje të rëndë në institucion publik.
 - Të ketë arsimin, përvojën e punës profesionale dhe/apo aftësitë e kërkuara për pozitën, kategorinë, klasën apo grupin përkatës.
 - Të kaloj me sukses procedurat e pranimit të përcaktuara në këtë ligj.
 
Kërkesat e përgjithshme formale
- Arsimimi i kërkuar: Diplomë e arsimit të lartë e nivelit të parë (Bachelor)/Grupi i shkencave shoqërore: Juridik, Ekonomik (pa specifikim), Sociologji, Antropologji, Filozofi, Histori, Shkenca Politike, Psikologji, Punë Sociale, Gjeografi, Administratë Publike.
 - Kërkesat specifike: Certifikata, licenca kur kërkohen me legjislacionin në fuqi apo kur vlerësohet se janë të nevojshme për pozitat e kësaj klase.
 - Përvoja e punës e kërkuar: Së paku një (1) vit përvojë pune profesionale;
 
Njohuritë, aftësitë dhe cilësitë e kërkuara në procedurën e rekrutimit
- Njohuri të plotë dhe të specializuara në fushën profesionale specifike.
 - Nivel të lartë të njohurive profesionale ose teknike të fushës përkatëse dhe të kuptuarit e fushave që ndërlidhen me detyrat dhe përgjegjësitë.
 - Njohuri të mira të metodave kërkimore, që ndihmojnë në përgatitjen e raporteve bazike ose analitike dhe në marrjen e vendimeve.
 - Aftësi të arsyetimit logjik dhe analizës.
 - Aftësi për të bërë gjykime profesionale të pavarura dhe për të ushtruar diskrecion mbi çështjet dhe për të dhënë një kontribut të rëndësishëm në zhvillimin dhe zbatimin e politikave.
 - Shkathtësi hulumtuese, analitike, vlerësuese dhe formulim të rekomandimeve dhe këshillave profesionale.
 - Aftësi komunikimi dhe ndikim personal, përfshirë aftësi për të përfaqësuar.
 - Njohja e gjuhëve të huaj (e preferueshme).
 
Dokumentet që duhet të dorëzohen si pjesë e aplikimit dhe mënyrën e dorëzimit të tyre
- Kopjen e letërnjoftimit/pasaportës/certifikatës së shtetësisë së Republikës së Kosovës.
 - Kopjen e diplomës të kërkuar me konkurs të lëshuar nga institucionet arsimore të Republikës së Kosovës. Nëse diploma është fituar jashtë vendit, vërtetimin e nostrifikimit të diplomës së fituar apo aktin që dëshmon se diploma e fituar është në procedurë të nostrifikimit, me kusht që nostrifikimi i diplomës të dorëzohet deri në momentin e nënshkrimit të aktit për emërim në pozitë;
 - Kopjet e dëshmisë së punësimit(vërtetim/kontratë) të lëshuar nga institucioni përkatës i punësimit për përvojën e punës, që përcakton pozitën e punës si dhe kohëzgjatjen e angazhimit në atë pozitë.Dëshmisë e punësimit jashtë institucioneve publike duhet të mbështet së paku njëra nga dëshmitë si në vijim: pasqyra e pagesave në fondin e kursimeve pensionale apo pasqyra e pagesave të obligimeve tatimore në përputhje me legjislacionin tatimor për të ardhurat personal.
 - Dëshmi që nuk ka në fuqi masë disiplinore për shkelje të rëndë në institucion publik (Kanidatët që janë të punësuar apo kanë qenë të punësuar në institucione publike).
 - Dëshmitë e trajnimeve profesionale të ndjekura apo trajnimeve që aplikuesi i ka realizuar në cilësinë e trajnuesit.
 - Kopjet e dokumenteve tjera që provojnë plotësimin e kushteve për aplikim të përcaktuara në shpalljen e rekrutimit dhe të deklaruara në aplikacion.
 
Dëshmitë që nuk kërkohen gjatë aplikimit, por në fazën e verifikimit para emërimit
- Certifikatë mbi dënimet penale origjinale e lëshuar nga gjykata përmes së cilës dëshmohet se nuk është i/e dënuar për kryerjen e veprës penale me dashje, jo më të vjetër se(6) muaj nga data e lëshimit.
 - Dëshmi se kandidati është i aftë në pikëpamje shëndetësore.
 - Dëshmi përkatëse se kandidati ka zotësi të plotë për të vepruar.
 
Data e daljes së rezultateve të vlerësimit paraprak
- Lista e kandidatëve të cilët plotësojnë kushtet për pranim do të shpallet më së largu deri më datën 18/11/2024, në portalin e rekrutimit elektronik (https://konkursi.rks-gov.net )
 
Kriteret specifike shtesë: Nuk ka
Mënyra e vlerësimit të kandidatëve/aplikantëve
- Testimi me shkrim – maksimumi 70 pikë
 - Intervista – maksimumi 30 pikë
 
Mënyra e njoftimit dhe komunikimit me kandidatët
- Përmes email dhe portalit për rekrutimi elektronik (https://konkursi.rks-gov.net)
 
Mënyra e aplikimit
- Përmes portalit për rekrutimi elektronik (https://konkursi.rks-gov.net)
 
Data e shpalljes së rezultateve përfundimtare
- Në përfundim të vlerësimit të kandidatëve, fituesi do të shpallet përmes portalit për rekrutimi elektronik
 
(https://konkursi.rks-gov.net). Të gjithë kandidatët pjesëmarrës në këtë procedurë do të njoftohen individualisht në mënyrë elektronike.
Të dhëna shtesë:
- Pas përzgjedhjes së kandidatit fitues, njësia përgjegjëse bën verifikimin para emërimit me qëllim të vërtetimit se kandidatët vazhdojnë të plotësojnë kriteret e konkursit, përmes dokumenteve ne origjinal apo të njësuara me
 
origjinalin.·
- Kjo pozitë i nënshtrohet procesit të verifikimit dhe mund të plotësohet vetëm pas përfundimit të suksesshëm të procesit të verifikimit.
 - Komunitetet jo shumicë dhe pjesëtarët e tyre, personat me aftësi të kufizuar dhe gjinia më pak e përfaqësuar kanë të drejtë për përfaqësim të drejtë dhe proporcional në shërbimin civil të Kosovës, siç specifikohet në LZP.
 
Aplikacionet e dorëzuara pas afatit të paraparë nuk pranohen dhe aplikacionet e mangëta refuzohen