business

FTESË PËR TENDER: PËR PLOTËSIMIN E NEVOJAVE PËR FURNIZIM ME MATERIALE TË FUNDVITIT

  • star Publikuar: 24-10-2025
  • star Skadon: 04-11-2025
Kompani Banka Ekonomike
Kategoritë Ftesa për Tender
Vendi i punës Prishtinë

FTESË PËR TENDER

PËR PLOTËSIMIN E NEVOJAVE PËR FURNIZIM ME MATERIALE TË FUNDVITIT

Për t’u kualifikuar kompanitë duhet:

  • Të dorëzojnë dokumentacionin e nevojshëm ligjor – certifikatën e regjistrimit të biznesit dhe informatat mbi biznesin, certifikatën e numrit fiskal.
  • Të kenë dokumentacionin e nevojshëm mbi TVSH (nëse janë deklarues të TVSH)
  • Oferta financiare duhet të jetë me TVSH
  • Për çmimet të cilat nuk e kanë të listuar TVSH ndarazi, do të nënkuptohet se vlera e TVSH është e përfshirë në çmim.
  • Garancioni për produktet e ofruara
  • Garantimi i transportit të produkteve dhe instalimi/montimi në vend në të gjitha vendet e parapara me kërkesë.
  • Mostra të produkteve në bazë të specifikacionit
  • Vlefshmëria e ofertës duhet të jetë së paku 1 muaj nga data e dorëzimit të ofertës
  • Ofertuesi duhet të ketë referenca/ kontrata për punë të ngjashme
  • Banka Ekonomike ruan të drejtën të kërkoje informata shtesë nga kompanitë ofertuese

Ofertat në zarf të mbyllur me mbishkrimin “OFERTË PËR FURNIZIM ME MATERIALE TË FUNDVITIT” duhet të dorëzohen në lokalet e Bankës Ekonomike, Sh.A. Prishtinë, Sheshi Nëna Terezë p.n. dhe t’i drejtohen Shërbimit të Prokurimit.

Afati i fundit për dorëzimin e ofertave është data 04.11.2025 ora 15:30

Ofertat të cilat nuk përmbajnë dokumentacionin komplet nuk do të shqyrtohen.

Ofertat e dorëzuara pas afatit për dorëzim nuk do të shqyrtohen.

Banka mbanë të drejtën të anulojë ose ndryshojë tenderin në çdo kohë.

Palët e interesuara duhet ta kërkojnë dokumentin e tenderit përmes kërkesës me shkrim në e-mail adresën: [email protected]

--}}