business

GAZETAR – REDAKTOR NË UEBFAQE / RTK MEDIET ONLINE

  • star Publikuar: 13-04-2023
  • star Skadon: 26-04-2023

Ky konkurs ka skaduar

Kategoritë Institucione Publike
Numri i pozitave 1
Vendi i punës Prishtinë
Shikime 37394

Ri shpall:

K O N K U R S P U B L I K

Për plotësimin e vendit të lirë të punës

GAZETAR – REDAKTOR NË UEBFAQE / RTK MEDIET ONLINE – 1 POZITË (NR. 1019)

Detyrat

  • Harton dhe redakton përmbledhje të lajmeve dhe materialeve të tjera dhe rregullisht i freskon ato;
  • Siguron informacione nga burime të ndryshme si të vendit ashtu edhe ndërkombëtare;
  • Reagon shpejt në plasimin e menjëhershëm të lajmeve të reja;
  • Vizuelizon me fotografi gjegjëse të gjitha tekstet e hartuara;
  • Angazhohet rreth plotësimit, freskimit dhe mirëmbajtjes së arkivit elektronik;
  • Kontrollon shtypin ditor;
  • Përcjell ngjarjet aktuale nga politika, ekonomia dhe kultura.

Kushtet

  • Kualifikimi superior;
  • Së paku një (1) vit përvojë në punë të ngjashme;
  • Kultivimi i një standardi të lartë të gjuhës amtare në të folur dhe në të shkruar;
  • Njohje e gjuhës angleze;
  • Njohuri pune me kompjuter;
  • Gatishmëri për të punuar me ndërrime dhe me orar të zgjatur;
  • Njohje dhe interesim për programin e përgjithshëm të RTK-së;
  • Përkushtimi ndaj shërbimit publik informativ;
  • Ndershmëria, kreativiteti dhe aftësia për të punuar me vetiniciativë.

Për këtë vend të punës është e paraparë kontrata e punës me kohë të caktuar (një vjeçare), me periudhë provuese prej gjashtë muajve.

Kandidatët e paraqitur për këtë pozitë duhet:

  • të jenë shtetas të Republikës të Kosovës – regjistruar sipas dispozitave ligjore në fuqi;
  • të mos kenë angazhime, biznese, etj. të cilat mund të konsiderohen si konflikt interesi.

Kandidatët duhet të dorëzojnë:

  • një CV;
  • dëshmitë e kualifikimit të noterizuara;
  • një kopje të letërnjoftimit ose pasaportës;
  • një letër motivuese;
  • dy referenca;
  • dëshmi të përvojës;
  • dëshmi nga Gjykata kompetente që nuk kanë qenë të dënuar me vendim të plotfuqishëm për vepër penale të dënueshme më shumë se gjashtë muaj (të lëshuar gjatë muajit të fundit para aplikimit),
  • aplikacionin i cili duhet të shkarkohet nga uebfaqja e RTK-së: https://www.rtklive.com/sq/docs/2022-02-
    05/231.doc

Dokumentacioni i kompletuar duhet të dorëzohet i skanuar, në mënyrë elektronike, përmes e-mail adresës:
[email protected] , prej 06.04.2023 deri më 26.04.2023 në orën 23:59.

Vetëm aplikacionet dhe dokumentet e dorëzuara përmes postës elektronike do të pranohen.

Aplikacioni dhe dokumentacioni i pakompletuar nuk do të merret në konsiderim.