business

Arkitekt/e dhe Inxhinier/e i/e Ndërtimtarisë

  • star Publikuar: 23-01-2023
  • star Skadon: 22-02-2023

Ky konkurs ka skaduar

Kompani Idearch
Kategoritë Inxhinieri
Vendi i punës Prishtinë
Numri i pozitave 1

Idearch SH.P.K, është një kompani inovative që zhvillon projekte të dritarve dhe fasadave.

Për shkak të rritjes së kompanisë sonë, ne jemi në kërkim të punëtorëve si:

  • Arkitekt/e dhe Inxhinier/e i/e Ndërtimtarisë

Adresa/Lokacioni: Lakrishtë, Prishtinë
https://goo.gl/maps/3ueGmjsC2rwEbdgM8

Arsimimi i kërkuar:

  • Diplomë/a të studimeve universitare me të paktën 180 kredi, apo ekuivalente me ato në drejtimet: Arkitekturë apo Ndërtimtari
  • Aftësi në organizimin dhe menaxhimin e punëve të ndryshme
  • Aftësi në vendimarrje dhe punë ekipore
  • Njohje të mirë të CAD (përparësi AutoCAD) dhe njohuri të mira të MS-Office
  • Përveç gjuhës shqipe, kërkohet njohja e gjuhës gjermane të paktën B1 ose më e lartë.
  • Të jeni në gjendje që ti kuptoni shpejt proceset e ndryshme ekzistuese dhe të keni motivim për ti përmirësuar dhe avancuar njohuritë nëse nevojiten në punë
  • Të jeni në gjendje të caktoni prioritetet e juaja në mënyrë që të arrihen qëllimet e caktuara shpejt dhe saktë në punë
  • Të jeni fleksibil dhe të keni stabilitet në punë
  • Të jeni mes 21 dhe 35 vjeç

Detyrat dhe përgjegjësitë:

  • Dizajni i dritareve dhe elementeve të fasadave
  • Përcaktimi i lidhjeve mes dizajnit të brendshëm dhe fasadës (duhet të integrohen kërkesat e fizikës së ndërtesës dhe kërkesat estetike)
  • Hyrja e porosive në programin e prodhimit
  • Detyra tjera të përcaktuara nga menaxher

Ne ju ofrojmë:

  • Mundësinë që të punoni në një kompani të re, me kulturë familjare
  • Të punoni për një kompani zvicrrane, në të cilën ju presin projekte interesante
  • Siguri në vendin e punës
  • Trajnim dhe kurs 4 muaj në Zvicër për udhëzimet e planifikimit dhe procesit specifik për kompaninë, me vizë pune. (Trajnimi në Zvicër zhvillohet në gjuhën gjermane)

Të gjithë të interesuarit të dërgojnë CV-në përmes email-it: [email protected]