RN00010075
Lloji i rekrutimit: Pranim
Data e njoftimit: 04/10/2022
Afati për aplikim: 07/11/2022 - 21/11/2022
Duke pasur për bazë nenin 66, 67 dhe 68 të Ligjit nr. 06/L-114 pë Zyrtarët Publikë, në pajtim me Ligjin e Punës Nr.03/L-212, neni 8 i këtij Ligji, si dhe në mbështetje të Udhëzimit Administrativ Nr. 07/2017 Për Rregullimin e Procedurave të Konkursit në Sektorin Publik Ministria e Mbrojtjes shpall këtë:
KONKURS
Titulli i vendit të punës: Mjek ORL
- Grada e vendit të punës; A4
- Nr. referencës së vendit të punës; FSK 0399
- Vendi; Prishtinë
Detyrat dhe përgjegjësitë
- Është përgjegjës për Ordinancën e ORL-së, menaxhon ordinancën, dosjet mjekësore dhe organizon punën përmes ndarjes së detyrave për stafin e ORL-së;
- Ofron shërbime mjekësore specialistike në lëmin e ORLsë;
- Implementon dhe mbështetë veprimet dhe aktivitetet që burojnë nga planet e Regjimentit të Mjekësisë;
- Ofron udhëzime dhe monitoron punën e pjesëtarëve/personelit në Ordinanc;
- Planifikon furnizimin, rifurnizimin, deponimin, ndarjen, përdorimin dhe mbikëqyrjen e pajisjeve, barnave dhe materialit shpenzues;
- Ruan konfidencialitet të plotë për çështjet që kanë të bëjnë me trajtimin e pacientit apo punën e institucionit, përveç në rastet kur ajo /ai autorizohet me shkrim, në përputhje me politikën Institucionale.
Proceduarat e konkurrimit;
- Shpallja e konkurrimit është e hapur për të gjithë të interesuarit për aplikim.
Shkollimi i kërkuar;
- Diplomë universitare – Fakulteti i Mjekësisë së Përgjithshme;
- Specializim në fushën e ORL-së;
- Licencë e vlefshme profesionale.
Aftësitë, përvoja dhe atributet tjera që kërkohen;
- Përvojë pune në fushën përkatëse;
- Njohja e punës me kompjuter;
- Njohuri dhe përvojë substanciale në fushën e ORL- së (e deshiruar);
- Trajnime profesionale përkatëse (e deshiruar);
- Njohuri pune të përgjithshme administrative (e deshiruar);
- Njohja e gjuhes shqipe apo serbe;
- Gjuha angleze ( e deshirueshme);
- Punë me presion dhe nën ndikimin e stresit;
- Aftësi komunikimi;
- Vullneti për përmirësim të vazhueshëm;
- Aftësia për ndërtim ekiporë dhe punë ekipore;
- Vetë iniciativë;
- Shërbim vetmohues.
Kohëzgjatja e emërimit
- Emërimi është me afat të pacaktuar.
Afati për aplikim
- Afati i aplikimit është nga data 07.11.2022 deri më 21.11.2022.
- Aplikacionet e dërguara nëpërmjet postës, me pullë postare, në ditën e fundit të shpalljes, konsiderohen të vlefshme.
Paraqitja e kërkesave:
- Formularët dorëzohen në Sektorin e Rekrutimit/Departamenti i Politikave të Personelit dhe Rekrutimit, apo me postë në këtë adresë: Ministria e Mbrojtjes, 10000 Prishtinë, Departamenti i Politikave të Personelit dhe Rekrutimit/Sektori i Rekrutimit, Kati I, Kazerma Adem Jashari, Prishtinë, në çdo ditë pune nga ora 09:00-15:00 deri në afatin e fundit për konkurrim.
- Kandidatët duhet t’ia bashkëngjitin aplikacionit kopjet e dokumenteve të nevojshme personale dhe kopjet e dokumenteve që dëshmojnë për kualifikimet e tij/saj. Dokumentet e pranuara nuk do të kthehen!
Kërkesa specifike:
- Kjo pozitë i nënshtrohet procesit të verifikimit dhe mund të plotësohet vetëm pas përfundimit të suksesshëm të procesit të verifikimit.
Ministria e Mbrojtjes ofron mundësi të barabarta të konkurrimit dhe mirëpret aplikacionet nga të gjithë personat e gjinisë mashkullore dhe femërore nga të gjitha komunitetet. Kërkesat e pakompletuara dhe të dërguara pas datës së fundit nuk do të pranohen. Për shkak të numrit të madh të kërkesave, vetëm kandidatët e përzgjedhur në listën e ngushtë do të kontaktohen. Formularët për aplikim janë në dispozicion në Sektorin e Rekrutimit/Departamenti i Politikave të Personelit dhe Rekrutimit të MM-së, apo në web-faqen e MM-së, E-mail; https://mod.rks-gov.net. Për informata plotësuese mund të kontaktoni në: 038 200 13 508.