Në bazë të Ligjit Nr. 08/L – 197 për zyrtarëtpublikë, Neni 39 (1,2,3,4,5 dhe 6) dhe Rregullores (QRK) NR. 15/2023për pranimin dhe karrierën në shërbimin civil të Republikës së Kosovë, Neni 5 Komuna Zveçan shpall:
Konkurs
Aplikimi është i hapur për të gjithë kandidatët e interesuar.
Emri i grupit : Grupi i përgjithshëm i tatim-taksave apo mbledhjes së të ardhurave
Titulli i pozitës së punës: Zyrtar për Tatimin në Pronë
Klasa e pozitës: Profesional 2
Koeficienti/Paga: 4.75
Nr. i kërkuar: 2
Kohëzgjatja e emërimit: Emërim me afat të pacaktuar
Data e njoftimit: 22/01/2025
Afati për aplikim: 23/01/2025 - 21/02/2025
Institucioni: Komuna Zveçan
Departamenti: Drejtoria për Buxhet dhe Financave
Divizioni: Shërbimi për tatimin në pronë
Vendi i punës: Drejtoria për Buxhet dhe Financa
Nr. i Referencës: RN00016424
Kodi: RPC0009963
Përshkrimi i përgjithshëm i punës
- Është përgjegjës për futjen e saktë të të dhënavenë sistemin e tatimit në pronë dhe operimin funksional të sistemit,
- Viziton objektete caktuara dhe regjistron pronarin, shfrytëzuesin klasifikon pronënsi dhe përshkruan të dhënat në formularin e aprovuar për shënimet e nevojshme,
- Pranon ankesate tatimit në pronë, krijon dosje për secilën ankesë dhe mban protokoll të rasteve të ankesave derisa ato të shkojnë në Komisionin për shqyrtimin e ankesave të tatimit në pronë për shqyrtim, pas shqyrtimit dhe vendimit të marrë nga Komisioni, i rendit në dosjen përkatëse,
- Regjistron të gjitha pagesat e tatimit në pronë në sistem,
- Shfrytëzon mundësitë e sistemit të tatimit në pronë, identifikon faturat e papaguara tatimore dhe llojine aksionit që kërkohet sipas procedurave ligjore,
- Siguron shpërndarjen e faturave të tatimit në pronë, letërkujtesat pas kalimit të afatit, vërejtjet dhe masat konkrete për vjeljen e këtij lloji të tatimit,
- Merr veprimete duhura lidhurme bllokimin e xhirollogarisë bankarepër tatimpaguesit që nuk kanë paguar tatim,
- Ndjek trajnime, seminare dhe bashkpunon me Departamentin e Tatimit në Pronë - MFPT,
- Përgatit raporte javore, mujore dhe vjetore siç kërkohet nga Mbikëqyrësi/ja i/e Drejtpërdrejtë dhe
- Bën administrimin e tërsishëm të kësaj pozite dhe sipas nevojës kryen edhe punë tjera me urdhër të Drejtorit/es të Drejtorisë përkatëse.
Kriteret e përgjithshme për pranimin në detyrë, sipas nenit 9 të LZP-së
- Të jetë shtetas i Republikës së Kosovës;
- Të ketë zotësi të plotë për veprim, sipas legjislacionit në fuqi;
- Të zotërojë të paktën njërën nga gjuhët zyrtare, në pajtim me Ligjin për Gjuhët;
- Të jetë e/i aftë për të kryer detyrën përkatëse;
- Të mos jetë e/i dënuar për kryerjen e një veprës penale me dashje;
- Të mos ketë në fuqi masë disiplinore për shkelje të rëndë në institucion publik.
- Të ketë arsimin,përvojën e punësprofesionale dhe/apo aftësitëe kërkuara për pozitën, kategorinë, klasën apo grupin përkatës.
- Të kaloj me sukses procedurat e pranimit të përcaktuara në këtë ligj.
Kërkesat e përgjithshme formale
- Arsimimi i kërkuar: Diplomë e arsimittë lartë e nivelit të parë (Bachelor). Juridik/ Ekonomi (pavarësisht nga specializimi).
- Kërkesat specifike: Certifikata, licenca kur kërkohen me legjislacionin në fuqi apo kur vlerësohet se janë të nevojshme për pozitat e kësaj klase.
- Përvoja e punës e kërkuar: Së paku 1 (një) vit përvojëpune në fushën për të cilën zhvillohet procedura për plotësimin e pozitës së lirë të punës.
Njohuritë, aftësitë dhe cilësitë e kërkuara në procedurën e rekrutimit
- Njohuri të plotë dhe të specializuara në fushën profesionale specifike.
- Nivel të lartëtë njohurive profesionale ose teknike të fushës përkatëse dhe të kuptuarit e fushave që ndërlidhen me detyrat dhe përgjegjësitë.
- Njohuri të mira të metodavekërkimore, që ndihmojnë në përgatitjen e raporteve bazikeose analitike dhe në marrjen e vendimeve.
- Aftësi të arsyetimit logjik dhe analizës.
- Aftësi për të bërë gjykimeprofesionale të pavaruradhe për të ushtruar diskrecion mbi çështjet dhe për të dhënë një kontribut të rëndësishëm në zhvillimin dhe zbatimin e politikave.
- Shkathtësi hulumtuese, analitike, vlerësuese dhe formulim të rekomandimeve dhe këshillave profesionale.
- Aftësi komunikimi dhe ndikim personal, përfshirë aftësi për të përfaqësuar.
- Njohja e gjuhëve të huaj (e preferueshme).
Dokumentet që duhet të dorëzohen si pjesë e aplikimit dhe mënyrën e dorëzimit të tyre
- Kopjen e letërnjoftimit/pasaportës/certifikatës së shtetësisë së Republikës së Kosovës.
- Kopjen e diplomëstë kërkuar me konkurs të lëshuar nga institucionet arsimoretë Republikës së Kosovës. Nëse diploma është fituar jashtë vendit, vërtetimin e nostrifikimit të diplomës së fituar apo aktin që dëshmon se diploma e fituar është në procedurë të nostrifikimit, me kusht që nostrifikimi i diplomës të dorëzohet deri në momentin e nënshkrimit të aktit për emërim në pozitë;
- Kopjet e dëshmisësë punësimit(vërtetim/kontratë) të lëshuar nga institucioni përkatësi punësimit për përvojën e punës,që përcakton pozitëne punës si dhe kohëzgjatjen e angazhimit në atë pozitë.Dëshmisë e punësimit jashtë institucioneve publike duhet të mbështet së paku njëra nga dëshmitë si në vijim: pasqyra e pagesave në fondin e kursimeve pensionale apo pasqyra e pagesave të obligimeve tatimore në përputhje me legjislacionin tatimor për të ardhurat personal. Përvoja e punës, e cila deklarohet sipas kushteve të konkursit, e fituar në një shtet tjetër, dëshmohet përmes dëshmisë së përkthyer mbi përvojën e punës së lëshuar nga organi kompetent i atij shteti, apo përmes dëshmisë së përkthyer dhe noterizuar të përvojës të lëshuar nga punëdhënësi përkatës.
- Dëshmitë e trajnimeve profesionale të ndjekura apo trajnimeve që aplikuesi i ka realizuar në cilësinë e trajnuesit.
- Kopjet e dokumenteve tjera që provojnëplotësimin e kushtevepër aplikim të përcaktuara në shpalljen e rekrutimit dhe të deklaruara në aplikacion.
Dëshmitë që nuk kërkohen gjatë aplikimit, por në fazën e verifikimit para emërimit
- Certifikatë mbi dënimetpenale origjinale e lëshuar nga gjykata përmessë cilës dëshmohet se nuk ështëi/e dënuar për kryerjen e veprës penale me dashje, jo më të vjetër se(6) muaj nga data e lëshimit.
- Dëshmi se kandidati është i aftë në pikëpamje shëndetësore.
- Dëshmi përkatëse se kandidati ka zotësi të plotë për të vepruar.
- Dëshmi që nuk ka në fuqi masë disiplinore për shkelje të rëndë në institucion publik (Kanidatët që janë të punësuar apo kanë qenë të punësuar në institucione publike).
Data e daljes së rezultateve të vlerësimit paraprak
- Lista e kandidatëve të cilët plotësojnë kushtet për pranim do të shpallet më së largu deri më datën 08/03/2025, në portalin e rekrutimit elektronik (https://konkursi.rks-gov.net )
Kriteret specifike shtesë
Komunitetet jo shumicëdhe pjesëtarët e tyre, personatme aftësi të kufizuar dhe gjinia më pak e përfaqësuar kanë të drejtë për përfaqësim të drejtëdhe proporcional në shërbimin civiltë Kosovës, siç specifikohet në LZP.Aplikacionet e dorëzuara pas afatit të paraparë nuk pranohen dhe aplikacionet e mangëta refuzohen.
Mënyra e vlerësimit të kandidatëve/aplikantëve
- Testimi me shkrim – maksimumi 70 pikë
- Intervista – maksimumi 30 pikë
Mënyra e njoftimit dhe komunikimit me kandidatët
- Përmes email dhe portalit për rekrutimi elektronik (https://konkursi.rks-gov.net)
Mënyra e aplikimit
- Përmes portalit për rekrutimi elektronik (https://konkursi.rks-gov.net)
Data e shpalljes së rezultateve përfundimtare
- Në përfundim të vlerësimit të kandidatëve, fituesi do të shpallet përmes portalit për rekrutimi elektronik (https://konkursi.rks-gov.net). Të gjithë kandidatët pjesëmarrës në këtë procedurëdo të njoftohen individualisht në mënyrë elektronike.
Të dhëna shtesë:
Klasifikimi i vendit të punës është bërë sipas Katalogut të Vendeve të Punës për Shërbimin civil, të miratuarme vendimin nr.08/2024 me dt.23.10.2024.
Pas përzgjedhjes së kandidatit fitues, njësia përgjegjëse bën verifikimin para emërimit me qëllim të vërtetimit se kandidatët vazhdojnë të plotësojnë kriterete konkursit, përmesdokumenteve ne origjinal apo të njësuarame origjinalin.
Komunitetet jo shumicë dhe pjesëtarët e tyre, personatme aftësi të kufizuar dhe gjinia më pak e përfaqësuar kanë të drejtë për përfaqësim të drejtë dhe proporcional në shërbimin civil të Kosovës, siç specifikohet në LZP.
Aplikacionet e dorëzuara pas afatit të paraparë nuk pranohen dhe aplikacionet e mangëta refuzohen