SHPALLJE PËR VEND PUNE
OJQ "Zëri i Romëve, Ashkalinjëve dhe Egjiptianëve" (Voice of Roma, Ashkali and Egyptians NGO) për implementim të projektit "Drejtesia Sociale I” bashkëfinancuar nga Zyra Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC), Si rezultat i suksesit dhe procesit te zgjerimit, jemi në kërkim të plotësimit të pozitës:
Pozita: Inxhinier në fushën e banimit
Vendi: Prishtinë
Orari: I plotë
____________________________________________________________________________________________________________
Detyrat dhe përgjegjësitë
- Harton dhe zhvillon planet e punës në pajtim me mbikëqyrësin për zbatimin e detyrave të përcaktuara në bazë të objektivave dhe jep rekomandime lidhur me realizimin e këtyre objektivave;
- Në bashkëpunim me mbikëqyrësin, bënë vlerësimin e proceseve dhe procedurave të brendshme dhe rekomandon ndryshime dhe përmirësime me qëllim të rritjes së efikasitetit dhe cilësisë së punës;
- Analizon rregulloret, standardet dhe procedurat në fushën e ndërtimit dhe rekomandon përmirësimin e proceseve nëse është e nevojshme;
- Pregatitë paramasat dhe parallogaritë në situatat e nevojshme të cilat paraqiten gjatë procesit të ndërtimit në terren apo ndryshimeve eventuale në planin zbatues;
- Zhvillon dhe siguron zbatimin e rregulloreve, politikave, programeve dhe standardeve në fushën e ndërtimeve;
- Ndërmerr fushata vetëdijesuese për respektimin e kushteve urbane-teknike dhe në bashkëpunim me përfaqesuesit komunal mbikëqyrë ndërtimet;
- Mban bazën e të dhënave për progresin e ndërtimit në terren dhe verifikon të gjitha pozicionet gjatë punimeve që të jenë në përputhshmëri me Planin Zbatues;
- Monitorim të rregullt në terren;
- Përkrahë dhe i mbanë të informuar familjet rreth procedurave për lejet komunale;
- Kryen edhe detyra të tjera në përputhje me ligjet dhe rregulloret të cilat mund të kërkohen në mënyrë të arsyeshme kohë pas kohe nga mbikëqyërsi.
Kualifikimi i vlerësimit
- Diplomë universitare (fakulteti ndërtimtarisë);
- Njohuri dhe përvojë në fushën e ndërtimeve të larta dhe të ulëta;
- Shkathtësi në komunikim, planifikim të punës dhe udhëheqje të ekipit;
- Shkathtësi hulumtuese, analitike, vlerësuese dhe formulim të rekomandimeve dhe këshillave,
- Aftësi për përmbushje të detyrave dhe punëve nën presion,
- Shkathtësi të lartë në menaxhim, organizim, caktim të objektivave dhe planifikim;
- Njohuri të mira për mbikëqyrje efektive të punës profesionale të kryer nga vartësit;
- Shkathtësi të nivelit të lartë në komunikim dhe negocim;
- Fleksibilitet ndaj organizimit dhe mbikëqyrjes së punës, përfshirë zgjidhjen e problemeve;
- Shkathtësi kompjuterike të aplikacioneve të programeve (Word, Excel, Power Point, Internet)
Dispozitat përfundimtare
OJQ "Zëri i Romëve Ashkalinjve dhe Egjiptianëve" ofron mundësi të barabarta të punësimit për të gjithë shtetasit e Republikës së Kosovës.
Të gjithë kandidatët e interesuar të dërgojnë CV-në e tyre dhe një letër motivuese (të bashkangjitura me rekomandime, diplomat e shkollimit, dhe ҁertifikatat e trajnimeve). Mos dorëzimi i plotë i dokumenteve rezulton në mos shqyrtimin e aplikacionit.
Ne inkurajojmë kandidatët nga komunitetet: Rom, Ashkali, dhe Egjiptian (vajzat/gratë) të aplikojnë për pozitën e shpallur. Aplikimi realizohet përmes formës elektronike: [email protected]
Për më shumë informata ju mund të na kontaktoni në po të njëjtin e-mail. Afati i fundit për aplikim është deri më datën 20.07.2022 deri në ora 16:00