business

Inxhinier Ndërtimi, Mekanik për Mirëmbajtjen e Makinave, Shofer Universal, Punëtorë Gjysmëmjeshtër

  • star Publikuar: 17-06-2025
  • star Skadon: 17-07-2025
Kategoritë Ndërtimtari, Inxhinieri, Shofer
Vendi i punës Suharekë
Numri i pozitave 5

Kompania "Lord Group" Sh.p.k., e specializuar në ndërtimet e ulëta, është në zgjerim të aktivitetit dhe kërkon të zgjerojë ekipin me profesionistë të motivuar dhe të përkushtuar. Në kuadër të projekteve të reja, shpall vende të lira pune në pozicionet:

1️⃣ Inxhinier Ndërtimi

  • Të jetë i diplomuar në ndërtimtari,
  • Të ketë përvojë në menaxhimin e të paktën 3 projekteve në fushën e ndërtimit të ulët (rrugë, kanalizime, ujësjellës),
  • Aftësi të mira komunikuese dhe bashkëpunuese me autoritetet lokale dhe ekipin punues
  • Njohuri mbi mbikëqyrjen e punimeve, plotësimin e Paramasës, Librit dhe Ditarit Ndërtimor.

💶Paga: 1,500 €

2️⃣ Mekanik për Mirëmbajtjen e Makinave

  • Përvojë në mirëmbajtjen dhe riparimin e makinerive të punës,
  • Aftësi të mira bashkëpunuese.

💶Paga: + 800 €

3️⃣ Shofer Universal

  • Të posedojë leje për drejtimin e mjeteve punuese,
  • Të jetë komunikativ dhe të ketë aftësi të mira bashkëpunuese.

💶Paga: 1,200 €

4️⃣ 2 Punëtorë Gjysmëmjeshtër

  • Përvojë në punët në terren,
  • Aftësi për bashkëpunim dhe përgjegjësi në detyra

💶Paga: Sipas marrëveshjes pas testimit në terren

📩 Aplikimi:
Të gjithë të interesuarit që plotësojnë kriteret ftohen të dërgojnë CV-në në emailin: agroinvest001@gmail.com
(Ju lutemi shënoni pozicionin për të cilin aplikoni në subjektin e emailit.)

📞 Kontakt për informacione:
049 111 625 / 049 222 170