business

Zyrtar për administrim të pronave

  • star Publikuar: 25-09-2025
  • star Skadon: 24-10-2025
Kategoritë Institucionet Qendrore
Vendi i punës Prishtinë
Numri i pozitave 1

Në bazë të Ligjit Nr. 08/L – 197 për zyrtarët publikë, Neni 39 (1,2,3,4,5 dhe 6) dhe Rregullores (QRK) NR. 15/2023 për pranimin dhe karrierën në shërbimin civil të Republikës së Kosovë, Neni 5 Agjencia Kosovare për Krahasim dhe Verifikim të Pronës shpall:

Konkurs

Aplikimi është i hapur për të gjithë kandidatët e interesuar.

Emri i grupit: Grupi i administrimit të përgjithshëm - Arsim i Lartë

Fusha e studimit: Arsim i lartë i paspecifikuar

Institucioni që zhvillon proceduren e rekrutimit: Agjencia Kosovare për Krahasim dhe Verifikim të Pronës

Nr. i Referencës: RN00018737

Kohëzgjatja e emërimit: Emërim me afat të pacaktuar

Data e njoftimit: 24.09.2025

Afati për aplikim" 25.09.2025 - 24.10.2025

Pozitat aktualisht të lira

Nr

Institucioni

Organizata / Vendi i punës

Titulli i pozitës

Klasa e pozitës

Paga\ Koeficienti

Nr. i kërkuar

1

Agjencia Kosovare për Krahasim dhe Verifikim të Pronës

Zyra Regjionale Pejë / Peje

Zyrtar për administrim të pronave

Profesional 2

5.2

1

Përshkrimi i përgjithshëm i punës

  1. Analizimi dhe adresimii lëndëve për inspektim të pronave nën administrim, analizimi si dhe adresimii lëndëve për verifikim tek zyrtari i verifikimit dhe procesimi i mëtutjeshëm;
  2. Përgjigje ose vërtetim palëve me shkrim për shpenzimet publike (kontrollim i lëndës sidomos i inspektimeve gjatëgjithë procedurës së administrimit për të verifikuar personat që kanë qëndruar në pronë);
  3. Pranimi dhe dorëzimii çelësave në rastet e dëbimeve rajonale(kontrollim i dokumentacionit të identifikimit ose konfirmim nga paraqitësi i kërkesës nëse është personi i autorizuar);
  4. Përgatitja e lëndëvepër riposedim të pronave që janë në administrimin e AKKVP-së si dhe ato që nuk kanë qenë asnjëherë në administrim (HPCC), njoftimi mbi lirimin e pronës, përcjellja e afatit kohor dhe kërkesa për mandat dëbimi;
  5. Shqyrtimi dhe përmbledhja e rekomandimit të lëndëve për prona të klasifikuara pa qira si dhe shqyrtimi dhe përgatitja e vendimit për rekomandim të lëndëve për prona të pabanuara apo të rrënuara;
  6. Shqyrtimi i lëndëvedhe rekomandimi për përfundim të administrimit si dhe shqyrtimi dhe riaktivizim i administrimit të pronave që janë objekt kërkese;
  7. Marrëveshje mbi qiranë ndërmjet AKKVP-së dhe paraqitësit të kërkesës si dhe marrëveshje mbi qiranë ndërmjet AKKVP-sdhe qiramarrësit, ripërtëritja e marrëveshjes mbi qiranë si dhe lëshimii faturave të qeras, njoftim paraprak dy mujor për lirimin e pronës me qira, përcjellja e afatit dhe kërkesa për mandat dëbimi;
  8. Kërkesë për kthimtë depozitës, analizënëse palës, duhett’i kthehet depozitidhe pastaj përgatitja e komplet dokumentacionit të nevojshëm;
  9. Përgjigjet në të gjitha kërkesat nga palët lidhur me pronat nën administrim dhe skemë të qirasë;
  10. Bashkëpunon me njësitë tjerapër realizimin e objektivave strategjike të AKKVP-së, si dhe përpilon raporte të rregullta për punën e bërë;
  11. Kryen edhe detyra tjeraprofesionale në pajtimme legjislacionin, të cilat mund të kërkohennga mbikëqyrësi.

Kriteret e përgjithshme për pranimin në detyrë, sipas nenit 9 të LZP-së

  • Të jetë shtetas i Republikës së Kosovës;
  • Të ketë zotësi të plotë për veprim, sipas legjislacionit në fuqi;
  • Të zotërojë të paktën njërën nga gjuhët zyrtare, në pajtim me Ligjin për Gjuhët;
  • Të jetë e/i aftë për të kryer detyrën përkatëse;
  • Të mos jetë e/i dënuar për kryerjen e një veprës penale me dashje;
  • Të mos ketë në fuqi masë disiplinore për shkelje të rëndë në institucion publik.
  • Të ketë arsimin,përvojën e punësprofesionale dhe/apo aftësitëe kërkuara për pozitën, kategorinë, klasën apo grupin përkatës.
  • Të kaloj me sukses procedurat e pranimit të përcaktuara në këtë ligj.


Kërkesat e përgjithshme formale

  • Arsimimi i kërkuar: Diplomë e arsimittë lartë e nivelit të parë (Bachelor). Arsim i lartëi paspecifikuar.
  • Kërkesat specifike: Certifikata, licenca kur kërkohen me legjislacionin në fuqi apo kur vlerësohet se janë të nevojshme për pozitat e kësaj klase.
  • Përvoja e punës e kërkuar: Së paku 1 (një) vit përvojëpune në fushën për të cilën zhvillohet procedura për plotësimin e pozitës së lirë të punës.

Njohuritë, aftësitë dhe cilësitë e kërkuara në procedurën e rekrutimit

  • Njohuri të plotë dhe të specializuara në fushën profesionale specifike.
  • Nivel të lartëtë njohurive profesionale ose teknike të fushës përkatëse dhe të kuptuarit e fushave që ndërlidhen me detyrat dhe përgjegjësitë.
  • Njohuri të mira të metodavekërkimore, që ndihmojnë në përgatitjen e raporteve bazikeose analitike dhe në marrjen e vendimeve.
  • Aftësi të arsyetimit logjik dhe analizës.
  • Aftësi për të bërë gjykimeprofesionale të pavaruradhe për të ushtruar diskrecion mbi çështjet dhe për të dhënë një kontribut të rëndësishëm në zhvillimin dhe zbatimin e politikave.
  • Shkathtësi hulumtuese, analitike, vlerësuese dhe formulimtë rekomandimeve dhe këshillave profesionale.
  • Aftësi komunikimi dhe ndikim personal, përfshirë aftësi për të përfaqësuar.

Dokumentet që duhet të dorëzohen si pjesë e aplikimit dhe mënyrën e dorëzimit të tyrre

  • Kopjen e letërnjoftimit/pasaportës/certifikatës së shtetësisë së Republikës së Kosovës.
  • Kopjen e diplomës të kërkuar me konkurs të lëshuar nga institucionet arsimore të Republikës së Kosovës. Nëse diplomaështë fituar jashtëvendit, vërtetimin e nostrifikimit të diplomës së fituar apo aktin që dëshmon se diploma e fituar është në procedurë të nostrifikimit, me kusht që nostrifikimi i diplomës të dorëzohet deri në momentin e nënshkrimit të aktit për emërim në pozitë;
  • Kopjet e dëshmisë së punësimit(vërtetim/kontratë) të lëshuar nga institucioni përkatës i punësimit për përvojën e punës, që përcaktonpozitën e punës si dhe kohëzgjatjen e angazhimit në atë pozitë. Përvoja e punës, e cila deklarohet sipas kushteve të konkursit, e fituar në një shtettjetër, dëshmohet përmes dëshmisë së përkthyer mbi përvojën e punës së lëshuar nga organi kompetent i atij shteti, apo përmes dëshmisë së përkthyer dhe noterizuar të përvojës të lëshuar nga punëdhënësi përkatës.
  • Dëshmitë e trajnimeve profesionale të ndjekuraapo trajnimeve që aplikuesi i ka realizuar në cilësinë e trajnuesit.
  • Kopjet e dokumenteve tjera që provojnëplotësimin e kushtevepër aplikim të përcaktuara në shpalljen e rekrutimit dhe të deklaruara në aplikacion.

Dëshmitë që nuk kërkohen gjatë aplikimit, por në fazën e verifikimit para emërimit

  • Certifikatë mbi dënimetpenale origjinale e lëshuar nga gjykata përmessë cilës dëshmohet se nuk është i/e dënuar për kryerjen e veprës penale me dashje, jo më të vjetër se(6) muaj nga data e lëshimit.
  • Dëshmi se kandidati është i aftë në pikëpamje shëndetësore.
  • Dëshmi përkatëse se kandidati ka zotësi të plotë për të vepruar.
  • Dëshmi që nuk ka në fuqi masë disiplinore për shkelje të rëndë në institucion publik(Kanidatët që janë të punësuar apo kanë qenë të punësuar në institucione publike).

Data e daljes së rezultateve të vlerësimit paraprak

Lista e kandidatëve të cilët plotësojnë kushtet për pranim do të shpallet më së largu deri më datën 08/11/2025, në portalin e rekrutimit elektronik (https://konkursi.rks-gov.net )

Kriteret specifike shtesë: N/a

Mënyra e vlerësimit të kandidatëve/aplikantëve

  • Testimi me shkrim – maksimumi 70 pikë
  • Intervista – maksimumi 30 pikë

Mënyra e njoftimit dhe komunikimit me kandidatët

Mënyra e aplikimit

Data e shpalljes së rezultateve përfundimtare

  • Në përfundim të vlerësimit të kandidatëve, fituesido të shpallet përmes portalitpër rekrutim elektronik (https://konkursi.rks-gov.net). Të gjithë kandidatët pjesëmarrës në këtë procedurë do të njoftohen individualisht në mënyrë elektronike.

Të dhëna shtesë:

  • Pas përzgjedhjes së kandidatit fitues, njësia përgjegjëse bën verifikimin para emërimit me qëllim të vërtetimit se kandidatët vazhdojnë të plotësojnë kriterete konkursit, përmesdokumenteve ne origjinal apo të njësuara me origjinalin.
  • Kandidatet fitues do të kenë mundësinë e përzgjedhjes së pozitës së lirë sipas radhitjes përfundimtare.

Komunitetet jo shumicë dhe pjesëtarët e tyre, personatme aftësi të kufizuar dhe gjinia më pak e përfaqësuar kanë të drejtë për përfaqësim të drejtë dhe proporcional në shërbimin civil të Kosovës, siç specifikohet në LZP. Aplikacionet e dorëzuara pas afatit të paraparë nuk pranohen dhe aplikacionet e mangëta refuzohen