Fabrika e Mermerit dhe Granitit, Terrastone Kosova, shpall pozitë të hapur pune për:
Teknik/e të Kontabilitetit
Detyrat dhe përgjegjësitë:
- Regjistrimi dhe përditësimi i transaksioneve financiare në sistem.
- Përgatitja e dokumenteve kontabël (fatura hyrëse/dalëse, arkat, bankat).
- Ndihmë në përgatitjen e raporteve financiare mujore dhe vjetore.
- Kontrollimi dhe arkivimi i dokumentacionit financiar.
- Verifikimi i përputhshmërisë së faturave me dokumentet përcjellëse.
- Asistim në proceset e kontabilitetit dhe të auditimit sipas nevojës.
- Ruajtja e konfidencialitetit dhe saktësisë në punë.
Kualifikimet:
- Shkollimi i mesëm ose i lartë në Ekonomi/Financa (përparësi).
- Përvojë pune në kontabilitet është përparësi, por jo kusht.
- Aftësi të mira kompjuterike (Excel është e domosdoshme).
- Njohuri bazike të parimeve kontabël.
- Aftësi të mira organizative dhe vëmendje ndaj detajeve.
- Aftësi për të punuar në mënyrë të pavarur dhe në ekip.
Ne ofrojmë:
- Pagë konkurruese dhe kushte të mira pune.
- Trajnim dhe mundësi ngritjeje profesionale.
- Ambient bashkëpunues dhe dinamik.
Të interesuarit të lajmërohen në [email protected] apo në +383 44 416 600
Lokacioni: Rr. Ardianët, Milloshevë, Obiliq
Afati i aplikimit: deri më 28/11/2025
Apliko shpejtë përmes sistemit!