business

Thirrje për të Ofertuar për Shërbimet e Auditimit të Brendshëm të FKGK-së

  • star Publikuar: 08-04-2024
  • star Skadon: 26-04-2024

Ky konkurs ka skaduar

Kategoritë Ekonomi
Numri i pozitave 1
Vendi i punës Prishtinë
Shikime 1047

RI-SHPALLJE

Thirrje për të Ofertuar për Shërbimet e Auditimit të Brendshëm të FKGK-së

Fondi Kosovar për Garanci Kreditore (FKGK) synon të sigurojë shërbime të auditimit të brendshëm të FKGK-së për një periudhe një (1) vjeçare me mundësi vazhdimi për dy (2) vite shtesë. FKGK ka përgatitur një Kërkesë për Propozim (KPP) për shërbimet e kërkuara dhe fton të gjithë ofertuesit e kualifikuar për t'iu përgjigjur KPP-së.

Propozuesi duhet të demonstrojnë qartë se i plotëson kriteret e detyrueshme si në vijim:

  • Propozuesi duhet të jetë i licencuar në pajtim me Ligjin Nr. 06/L-032 për Kontabilitetin, Raportimin Financiar dhe Auditimin dhe të jetë i autorizuar të ofrojë shërbime të auditimit të brendshëm në Kosovë;
  • Propozuesi duhet të ketë së paku një (1) anëtar të ekipit të auditimit me kualifikim profesional ndërkombëtar të auditimit të brendshem (CIA, CIPFA) ose kualifikim profesional ndërkombëtar të auditimit të jashtëm (ACCA), të dëshmuar me certifikatën përkatëse;
  • Propozuesi duhet të ofrojë së paku dy (2) referenca të auditimit të brendshëm në tre (3) vitet e fundit;
  • Propozuesi duhet të ketë përvojë së paku tri (3) vjeçare në kryerjen e auditimeve.

Mos përmbushja e kritereve të mësipërme nga propozuesi, do të rezultojë në përjashtim nga shqyrtimi i mëtejshëm, gjatë procesit të vlerësimit.

Ofertuesit e interesuar që përmbushin kriteret, ftohen të paraqesin propozimet e tyre dhe të gjithë dokumentacionin përkatës për implementimin e detyrës sipas udhëzimeve të përcaktuara në KPP. FKGK nuk do të jetë përgjegjës për cilëndo kosto që lidhet me përgatitjen ose dorëzimin e ofertave.

Afatet janë si më poshtë:

  • Afati i fundit për të kërkuar KPP-në: 12 Prill 2024 deri në ora 15:00
  • Afati i paraqitjes së pyetjeve: 19 Prill 2024 deri në ora 15:00
  • Afati i fundit për dorëzimin e propozimeve: 26 Prill2024 deri në ora 15:00

KPP mund të kërkohet vetëm duke dërguar një email tek [email protected] . Kërkesa e emailit duhet të përfshijë:

  • Emrin e kompanisë, adresën zyrtare të regjistruar, numrin e telefonit, adresën e postës elektronike dhe faqen e internetit.
  • Emrin e personit të caktuar të kontaktit / ndërlidhës për KPP-në në kompani, titullin, adresën e emailit dhe numrin e telefonit.
  • Adresën e postës elektronike në të cilën duhet të dërgohet KPP-ja nëse është e ndryshme nga ajo e personit kontaktues / ndërlidhës.