business

Zyrtar për Zotimin e Mjeteve Buxhetore

  • star Publikuar: 21-08-2024
  • star Skadon: 19-09-2024

Ky konkurs ka skaduar

Kategoritë Institucionet Qendrore
Numri i pozitave 1
Vendi i punës Prishtinë
Shikime 944

Në bazë të Ligjit Nr. 08/L – 197 për zyrtarët publikë, Neni 39 (1,2,3,4,5 dhe 6) dhe Rregullores (QRK) NR. 15/2023 për pranimin dhe karrierën në shërbimin civil të Republikës së Kosovë, Neni 5 Zyra e Kryeministrit të Kosovës-Agjensioni për Barazi Gjinore shpall:

Konkurs

Aplikimi është i hapur për të gjithë kandidatët e interesuar.

Emri i grupit: Grupi i ekonomisë

Titulli i pozitës së punës: Zyrtar për Zotimin e Mjeteve Buxhetore

Klasa e pozitës : Profesional 2

Koeficienti/Paga: I15-5.1

Nr. i kërkuar: 1

Kohëzgjatja e emërimit: Emërim me afat të pacaktuar

Data e njoftimit: 20/08/2024

Afati për aplikim : 21/08/2024 - 19/09/2024

Institucioni: Zyra e Kryeministrit të Kosovës-Agjensioni për Barazi Gjinore

Departamenti: Divizioni për Administratat, Buxhet dhe Financa

Divizioni

Vendi i punës: Prishtine

Nr. i Referencës : RN00014865

Kodi: RPC0008404

Përshkrimi i përgjithshëm i punës

  • Përgjigjet për mbajtjen e rregullt te Arkës lidhur me obligimet dhe pagesat bankare;
  • Mban evidencën e arkës, dhe realizon te gjitha pagesatne lidhje me hyrje daljen ne arke, kujdesët për saktësinë e arkës dhe mirëmban gjendjen e vazhdueshme te parave karshi obligimeve;
  • Llogaritë dhe përpilonparallogaritë e shpenzimeve dhe kërkesat e parashikuara Buxhetore, si dhe ndihmonnë përgatitjen e parallogarite buxhetore për fushe veprimtarinë e caktuar;
  • Zyrtari për Financa/arkëtari kryen te gjithapunët financiare pranëZyrës për Buxhetdhe Financa, sidomosne realizimin e pagesave ndaj furnitorëve dhe evidentimin e këtyre kërkesave;
  • Kryen punët e qarkullimit te arkës se ABGJ-se, paguanshpenzimet e ndryshmesipas nevojës dhe lëshon dëftesa lidhur me pagesën;
  • Përgatit shpenzimet për udhëtime zyrtare;
  • Përgatit raportet e parave te Imta, dhe përgatit raport lidhur me gjendjen e arkës sipas nevojës;
  • Përcjellja e obligimeve ndaj furnitorëve ne realizimin e pagesave dhe te evidentimit te gjitha obligimeve financiare;
  • Kryen edhe punë tjera sipas kërkesës së Shefit/es të divizionit.

Kriteret e përgjithshme për pranimin në detyrë, sipas nenit 9 të LZP-së

  • Të jetë shtetas i Republikës së Kosovës;
  • Të ketë zotësi të plotë për veprim, sipas legjislacionit në fuqi;
  • Të zotërojë të paktën njërën nga gjuhët zyrtare, në pajtim me Ligjin për Gjuhët;
  • Të jetë e/i aftë për të kryer detyrën përkatëse;
  • Të mos jetë e/i dënuar për kryerjen e një veprës penale me dashje;
  • Të mos ketë në fuqi masë disiplinore për shkelje të rëndë në institucion publik.
  • Të ketë arsimin,përvojën e punësprofesionale dhe/apo aftësitëe kërkuara për pozitën, kategorinë, klasën apo grupin përkatës.
  • Të kaloj me sukses procedurat e pranimit të përcaktuara në këtë ligj.

Kërkesat e përgjithshme formale

  • Arsimimi i kërkuar: Diplomë e arsimittë lartë e nivelit të parë (Bachelor) ne fushen e Ekonomisë (pavarisisht nga specailizimi.

Kërkesat Specifike: Ska

  • Përvoja e punës e kërkuar:Së paku 1 (një) vit përvojë pune në fushën për të cilën zhvillohet procedura për plotësimin e pozitës së lirë të punës.

Njohuritë, aftësitë dhe cilësitë e kërkuara në procedurën e rekrutimit

  • Njohuri të plotë dhe të specializuara në fushën e menaxhimit te financave publike.
  • Nivel të lartëtë njohurive profesionale ose teknike të fushës përkatëse dhe të kuptuarit e fushave që ndërlidhen me detyrat dhe përgjegjësitë.
  • Njohuri të mira të metodavekërkimore, që ndihmojnë në përgatitjen e raporteve bazikeose analitike dhe në marrjen e vendimeve.
  • Aftësi të arsyetimit logjik dhe analizës.
  • Aftësi për të bërë gjykimeprofesionale të pavaruradhe për të ushtruar diskrecion mbi çështjet dhe për të dhënë një kontribut të rëndësishëm në zhvillimin dhe zbatimin e politikave.
  • Shkathtësi hulumtuese, analitike, vlerësuese dhe formulim të rekomandimeve dhe këshillave profesionale.
  • Aftësi komunikimi dhe ndikim personal, përfshirë aftësi për të përfaqësuar.

Dokumentet që duhet të dorëzohen si pjesë e aplikimit dhe mënyrën e dorëzimit të tyre

  • Kopjen e lërnjoftimit/pasaportës/certifikatës së shtetësisë së Republikës së Kosovës.
  • Kopjen e diplomëstë kërkuar me konkurs të lëshuar nga institucionet arsimoretë Republikës së Kosovës. Nëse diploma është fituar jashtë vendit, vërtetimin e nostrifikimit të diplomës së fituar apo aktin që dëshmon se diploma e fituar është në procedurë të nostrifikimit, me kusht që nostrifikimi i diplomës të dorëzohet deri në momentin e nënshkrimit të aktit për emërim në pozitë;
  • Kopjet e dëshmisë së punësimit(vërtetim/kontratë) të lëshuar nga institucioni përkatësi punësimit për përvojën e punës, që përcakton pozitën e punës si dhe kohëzgjatjen e angazhimit në atë pozitë.Dëshmisë e punësimit jashtë institucioneve publike duhet të mbështet së paku njëra nga dëshmitë si në vijim: pasqyra e pagesave në

fondin e kursimeve pensionale apo pasqyra e pagesave të obligimeve tatimorenë përputhje me legjislacionin tatimor për të ardhurat personal.

  • Dëshmi që nuk ka në fuqi masë disiplinore për shkelje të rëndë në institucion publik (vlen për të punësuarit në institucione publike).Kandidatët që nuk janë të punësuar në institucione publike duhet të dërgojnë një vetëdeklaratë me shkrim të nënshkruar se nuk kanë masë disiplinore për shkelje të rëndë në institucion publik.
  • Dëshmitë e trajnimeve profesionale të ndjekura apo trajnimeve që aplikuesi i ka realizuar në cilësinë e trajnuesit.
  • Kopjet e dokumenteve tjeraqë provojnë plotësimin e kushteve për aplikim të përcaktuara në shpalljen e rekrutimit dhe të deklaruara në aplikacion.

Dëshmitë që nuk kërkohengjatë aplikimit, por në fazën e verifikimit para emërimit (mund të vendosettek pika 5 ose në fund tek të dhënat shtesë, sido që është më e lehtë teknikisht).

  • Certifikatë mbi dënimetpenale origjinale e lëshuar nga gjykata përmessë cilës dëshmohet se nuk ështëi/e dënuar për kryerjen e veprës penale me dashje, jo më të vjetër se(6) muaj nga data e lëshimit.
  • Dëshmi se kandidati është i aftë në pikëpamje shëndetësore.
  • Dëshmi përkatëse se kandidati ka zotësi të plotë për të vepruar.

Data e daljes së rezultateve të vlerësimit paraprak

  • Lista e kandidatëve të cilët plotësojnë kushtet për pranim do të shpallet më së largu deri më datën 04/10/2024, në portalin e rekrutimit elektronik (https://konkursi.rks-gov.net )

Kriteret specifike shtesë: S'ka.

Mënyra e vlerësimit të kandidatëve/aplikantëve

  • Testimi me shkrim – maksimumi 70 pikë
  • Intervista – maksimumi 30 pikë
    Mënyra e njoftimit dhe komunikimit me kandidatët

Përmes email dhe portalit për rekrutimi elektronik (https://konkursi.rks-gov.net)
Mënyra e aplikimit

Data e shpalljes së rezultateve përfundimtare

  • Në përfundim të vlerësimit të kandidatëve, fituesi do të shpallet përmes portalit për rekrutimi elektronik (https://konkursi.rks-gov.net). Të gjithë kandidatët pjesëmarrës në këtë procedurë do të njoftohenindividualisht në mënyrë elektronike.

Të dhëna shtesë:

  • Pas përzgjedhjes së kandidatit fitues,njësia përgjegjëse bën verifikimin para emërimit me qëllim të vërtetimit se kandidatët vazhdojnë të plotësojnë kriteret e konkursit, përmes dokumenteve ne origjinal apo të njësuara me origjinalin.
  • Aplikacionet e dorëzuara pas afatit të paraparë nuk pranohen dhe aplikacionet e mangëta refuzohen.
  • Kandidati përmes aplikimit deklaron dhe mbanëpërgjegjësi për vërtetësinë e të gjithadokumenteve te dorëzuara siç kërkohet nga shpallja e procedurës së rekrutimit .

Komunitetet jo shumicë dhe pjesëtarët e tyre, personatme aftësi të kufizuar dhe gjinia më pak e përfaqësuar kanë të drejtë për përfaqësim të drejtë dhe proporcional në shërbimin civil të Kosovës, siç specifikohet në LZP.

Aplikacionet e dorëzuara pas afatit të paraparë nuk pranohen dhe aplikacionet e mangëta refuzohen