business

Ftesë për Tender: “Shërbime të përkthimit për Projektet AQH dhe IHS”


Ruaj
  • star Publikuar: 18-12-2025
  • star Skadon: 08-01-2026
Kompani AQH Project
Kategoritë Ftesa për Tender
Vendi i punës Prishtinë

Ftesë për Tender

Datë: 18.12.2025

Referencë: ITT/AQH-IHS/2025/003

Organizata Swiss Tropical and Public Health Institute (Swiss TPH), zyrja ne Kosove, është duke zbatuar në Kosovë dy projekte: "Kujdesi Shëndetësor i Qasshëm dhe Cilësor (AQH) dhe “Shërbimet Shëndetësore të Integruara (IHS) për të kontribuar në përmirësimin e shëndetit të popullatës përmes kërkimeve te avancuara, shërbimeve dhe trajnimeve në Kosovë”

OJQ Swiss Tropical and Public Health Institute (Swiss TPH), zyrja ne Kosove me anë të këtij njoftimi fton kompanitë legale të interesuara për ofrimin e shërbimeve të përkthimt, që të dorëzojnë ofertat e tyre në përputhje me kushtet dhe specifikacionin e detajuar në dokumentacionin e tenderit. Projektet synojnë kontraktimin e maksimum dy kompanive legale për lidhjen e kontratës kornizë për:

“Shërbime të përkthimit për Projektet AQH dhe IHS”

Kompanitë e interesuara mund ta marrin dokumentacionin e tenderit, duke kontaktuar Zyrën e Projektit IHS në Kosovë, permes e-mail adreses: [email protected] , ku duhet ta kërkojnë dokumentacionin e tenderit dhe më pastajë i njëjti do t`ju dërgohet në menyrë elektronike/email. Në mënyre që tu dërgohet dokumentacioni i tenderit, Kompanitë duhet që në kërkesë per marrjen e dosjes së tenderit, të paraqesin emrin e kompanisë dhe numrin unik identifikues. Të gjitha detajet e nevojëshme për aplikim i gjeni në dosjen e tenderit.

Afati i fundit për dorëzimin e ofertave është 08.01.2026 në ora 11:00 am, adresa: Rr. Tirana, Prime Residence, hyrja. A, kati. 9, Ap. 20, 10000 Prishtinë. Ofertat duhet të dorëzohen ne formatin si vijon:

  • 1 Origjinal
  • 1 kopje fizike të ofertës si dhe
  • 1 USB apo CD- (forma elektronike e cila duhet ta permbaje te gjithe dokumentacionin e ofertuar nga OE).

I gjithë dokumentacioni së bashku duhet të dorëzohet në një zarf te vetëm te mbyllur. Oferta duhet drejtuar per AQH/IHS Projektet dhe ne zarf duhet të shenohet: “Shërbime të përkthimit për Projektet AQH dhe IHS”, dhe numri i references: ITT/ AQH-IHS/2025/003.

Për informata shtesë, ju lutemi kontaktoni IHS Projektin në email adresën si mëposhtë: [email protected]

OJQ Swiss TPH, zyrja ne Kosove

Projekti AQH dhe Projekti IHS