business

Zyrtar i Mirëmbajtjes

  • star Publikuar: 30-09-2025
  • star Skadon: 14-10-2025
Kompani Kujtesa
Kategoritë Mirëmbajtje
Vendi i punës Prishtinë
Numri i pozitave 1

“Kujtesa Net” Sh.p.k., me seli në Prishtinë, Preoc Km. 7, Magjistralja Prishtinë–Ferizaj

K O N K U R S

Për plotësimin e vendit të lirë të punës

Pozita: Zyrtar i Mirëmbajtjes

Vendi i punës: Prishtinë

Detyrat dhe përgjegjësitë:

  • Punëtori është përgjegjës për mirëmbajtjen, rregullimin dhe sanimin e të gjitha defekteve teknike, elektrike, si dhe çdo lloj ndërhyrjeje që lidhet me asetet e kompanisë Kujtesa Net, përfshirë objektin e administratës dhe të gjitha lokalet (shop-et) që janë në pronësi të kompanisë.
  • Punëtori ka rol mobil, prandaj duhet të kryejë kontrolle rutinore ditore në hapësirat e kompanisë, të evidentojë gjendjen teknike dhe, në rast të defekteve, të ndërhyjë menjëherë. Gjithashtu, është i obliguar t’u përgjigjet kërkesave brenda afatit më të shkurtër të mundshëm dhe të japë rekomandime apo sugjerime për përmirësimin e gjendjes teknike.
  • Përveç këtyre, punëtori kryen edhe detyra të tjera që lidhen me përgjegjësitë e tij, sipas kërkesës së punëdhënësit.

Kualifikimet:

  • Diplomë e shkollës së mesme

Aftësi shtesë:

  • Organizim i mirë i punës dhe menaxhim i kohës.
  • Aftësi për punë ekipore dhe komunikim me stafin.
  • Fleksibilitet dhe gatishmëri për punë në terren dhe lëvizshmëri të shpejtë.
  • Njohuri bazë të kompjuterit (p.sh. për raportime teknike).

Dokumentet e kërkuara:

  • CV në format Evropian
  • Diplomën/at dhe certifikata relevante profesionale
  • Referencat e punës

Mënyra e aplikimit:
Aplikimi bëhet përmes email-it (postës elektronike) në: [email protected]
Aplikimet e pakompletuara nuk do të merren parasysh.

Afati i aplikimit:
Konkursi mbetet i hapur deri më datën : 30.09.2025 deri 14.10.2025

Apliko shpejtë përmes sistemit!

Apliko këtu