Ftesë për Tender
20.02.2026
Referencë: ITT/IHS/2026/001
Swiss Tropical and Public Health Institute (Swiss TPH) eshte duke implementuar projektin e quajtur: “Shërbimet Shëndetësore të Integruara” (IHS), për të kontribuar në përmirësimin e shëndetit të popullatës përmes përsosmërisë në kërkime, shërbime, mësimdhënie dhe trajnime në Kosovë. Me anë të kësaj ftese, Projekti IHS fton tenderuesit legjitim dhe të kualifikuar për të kryer aktivitete që lidhen me furnizimin dhe instalimin e sistemeve të sigurisë dhe mbrojtjes nga zjarri, për zbatimin e:
Projektit të Gatishmërisë për Siguri dhe Reagim ndaj Fatkeqësive/Sistemit të sigurisë kundër zjarrit, në Spitalin e Përgjithshëm (SP) të komunës së Pejës.
Kompanitë e interesuara për aplikim mund ta paraqesin kerkesen per marrje te dosjes se tenderit, cdo dite pune prej ores: 8:30-16:30, duke kontaktuar zyrën e IHS Projektit në Kosovë, permes e-mail adreses: [email protected] e ku pervec kerkeses duhet te paraqesin edhe te dhenat e kompanise si: Emrin e kompanise dhe Numrin unik identifikues. Afati i fundit deri kur Operatoret Ekonomik mund ta kerkojne dosjen e tenderit eshte data: 04.03.2026 ora 09:00 AM. Pas pranimit te kërkeses, dokumentacioni do t`ju dërgohet kompanive përmes emailit. Të gjitha detajet e nevojëshme për aplikim i gjeni në dosjen e tenderit.
Afati i fundit për dorëzimin e ofertave është me 13.03.2026, në ora 11:00 AM,në këtë adresë: Rr. Tirana, Prime Residence, hyrja. A, kati. 9, Ap. 20, 10000 Prishtinë, Kosovë. Ofertat duhet të dorëzohen ne forme fizike ne formatin si vijon:
- 1 Origjinal + 1 kopje fizike e ofertës si dhe
- 1 USB apo CD- (forma elektronike e cila duhet ta permbaje te gjithe dokumentacionin e ofertuar nga OE) dhe se bashku duhet të dorëzohen në një zarf te vetëm te mbyllur. Oferta duhet të dorëzohet duke përdorur një sistem me dy zarfe, si më poshtë:
- Zarfi A– Oferta administrative dhe teknike dhe
- Zarfi B– Oferta financiare
Të dy ofertat duhet te janë të mbyllura dhe të vendosen në një zarf të vetëm të mbyllur. Oferta duhet drejtuar për IHS Projektin dhe në zarf duhet të shënohet: “Sistemi i sigurisë kundër zjarrit për SP në Pejë”, dhe numri i references: ITT/IHS/2026/001.
Shenim: VIZITA NË TERREN ËSHTË E OBLIGUESHME. Operatoret Ekonomik (OE) inkurajohen të vizitojnë dhe shqyrtojë vendin e punimeve dhe rrethinën e tij per të marrë të gjitha informatat që mund të janë të nevojshme rreth përgatitjes së ofertës.
Me rëndësi: Mospjesmarrja e Operatorit Ekonomik (OE) në viziten në terren nënkupton edhe refuzimin e ofertës të Operatorit Ekonomik. Vizitat në terren janë paraparë dy herë, me datat: 26.02.2026 dhe me 04.03.2026. Operatori Ekonomik (OE) mund të marrë pjesë në njërën ose në të dy vizitat në terren. Për konzorciumet; mundet te marrin pjesë njëri apo të gjithë anëtarët e kozorciumit të OE. Lokacioni dhe koha e vizites:
• Spitali i Përgjithëshëm në komunën e Pejës (reparti i Emergjences) ora 11:00 AM,
Për informata shtesë, mund ta kontaktoni IHS Projektin në email adresën si mëposhtë: [email protected]
OJQ Swiss TPH, zyrja ne Kosove
Projekti IHS