business

Menaxher i materialit dhe inventarit

  • star Publikuar: 05-08-2022
  • star Skadon: 16-08-2022

Ky konkurs ka skaduar

Kategoritë Energjetikë
Numri i pozitave 1
Vendi i punës Prishtinë
Shikime 1162

Menaxher i materialit dhe inventarit (1 pozitë)

Qëllimi dhe fushëveprimi i vendit të punës:

Bartësi i vendit të punës bënë Sigurimin, udhëheqjen dhe koordinimin në interpretimin dhe aplikimin e SNRF-ve (Standardet Ndërkombëtare të Raportimit Financiar) për trajtimin e Inventarit dhe sigurimi i përputhshmërisë me principet e miratuara të përgjithshme të kontabilitetit, rregulloret dhe procedurat e brendshme dhe legjislacinin tatimor në vend. Udhëheqjen e trajnimeve për të gjithë stafin e financave dhe kontabilitetit për cështjet e inventarit. Kandidati i suksesshëm duke i raportuar drejtpërdrejtë Menaxherit të Kontabilitetit Qëndror do të jetë përgjegjës për menaxhimin dhe mbikëqyrjen e Departamentit për material dhe inventar. Eshtë përgjegjës për monitorimin, kontrollimin dhe raportimin e inventarit të kompanisë të regjistruara në librat kontabël.

Përgjegjësit Primare:

Përgjegjës për interpretimin dhe aplikimin e SNRF-ve që ndërlidhen me Inventarin. Përgjegjës për monitorimin dhe kontrollin e regjistrimeve kontabël për Inventarin. Përgjegjës për monitorimin dhe kontrollin e aktiviteteve të materialit dhe inventarit (regjistrimi, hyrjet, transferet, daljet, dëmtimi, provizionimi, shlyerja, inventarizimi etj. Raportimi me kohë dhe i drejtë i aktiviteteve që ndërlidhen me taksat sipas kërkesës së legjislacionit në fuqi si në ATK, po ashtu edhe në institucionet tjera. Zhvillimi dhe mbikëqyrja e implementimit të politikave të kontabilitetit të inventarit të kompanisë. Sigurimi i përputhshmërisë financiare, menaxhuese, i taksave dhe kërkesave raportuese rregullative. Udhëheqja, zhvillimi dhe implementimi i sistemit qarkullues të dokumenteve të kompanisë. Krijimi i doracakave të kontabilitetit, udhëzimeve dhe interpretimeve. Përcaktimi dhe mbikëqyrja e procedurave të kontabilitetit të inventarit në kompani. Mbikëqyrja e punimeve ditore të departamentit të kontabilitetit të inventarit. Sigurimi që organizimi i sistemeve të automatizuara informative të kontabilitetit është në përputhje me Interpretimin dhe aplikimin e standardeve të kontabilitetit dhe regjistrat të jenë të mirëmbajtura në përputhje me rregulloret e kompanisë. Rekomandimi i ndryshimeve dhe përmirësimet në sistemet informative të automatizuara financiare dhe menaxhuese të kompanisë. Krijimi dhe implementimi i qëllimeve afatshkurta dhe afatgjata të departamenteve, objektivave, rregulloreve dhe procedurave punuese.

Krijimi dhe mirëmbajtja e përshtashme e kontrollit të brendshëm mbrojtës. Përgatitja e raporteve financiare mujore, tremujore dhe vjetore në përputhje me SNRF dhe politikat dhe procedurat e Kompanisë. Përgatitja e raportit zyrtar vjetor sipas SNRF-ve dhe legjislacionit tatimor. Përcaktimi i objektivave të departamentit të kontabilitetit të inventarit dhe raporti i arritjes së tyre. Integriteti profesional në përputhje me misionin, vizionin dhe vlerat e kompanisë.

Detyra të tjera sipas caktimit. 

Kërkesat profesionale/Kualifikimet dhe aftësitë e kërkuara:

  • Niveli universitar në lëmin e Financa ose Kontabilitet (diplome universiteti)
  • Minimum 3 vite përvojë në kontabilitet ose financa në pozita udhëheqëse (referenca nga punëdhënësi dhe deklarata e trustit pensional)
  • Njohja e punës me kompjuter në programe të kontabilitetit e domosdoshme (dëshmi referenca e punës)
  • Titullin teknik i kontabilitetit (certifikatë nga shoqatat e licencuara në vend apo ata ndërkombëtare)
  • Njohja gjuhës angleze e domosdoshme në të folur dhe shkruar

Nga kandidati\ja kërkohet të ketë njohuri të Standardeve Ndërkombëtare të Raportimit Financiar, njohurit të kontabilitetit financiar tatimor, Aftësi profeisonale komunikuese me shkrim dhe në të folur, aftësi për punë ekipore dhe individuale, gatishmëri për të punuar me orar fleksibil. Përparësi do kenë kandidatët me titull kontabilist i certifikuar. Kandidatët që plotësojnë kriteret do ftohen në test me shkrim, me qëllim të vlerësimit të kriterit të njohjes së gjuhës angleze, një pjesë e testit me shkrim do jetë në gjuhën angleze.

Divizioni i Burimeve Njerëzore, fton të gjithë të interesuarit të aplikojnë për pozitat e publikuara

Për hollësitë e mëtutjeshme për pozitat e lartëpërmendura shikoni në faqen e internetit të KEK-ut: www.kek-energy.com pastaj shkoni tek ikona Shpallje dhe mund ta shkarkoni aplikacionin për pozitën që dëshironi të aplikoni. Aplikacioni i plotësuar bashkë me të dhënat tjera dërgohet përmes aplikimit online në linkun për pozitën përkatëse. Të gjithë aplikuesit, së bashku me aplikacionin, obligohen të dorëzojnë një letër motivuese dhe dëshmitë për Kërkesat profesionale të kërkuara/Kualifikimet dhe aftësitë e kërkuara.

Vërejtje: Gjatë aplikimit duhet pasur kujdes që aplikacioni të jetë i kompletuar meqë për një pozitë pune mund të aplikohet vetëm një herë dhe për cdo dokument të kërkuar duhet të sillet dëshmia kur ju aplikoni (dëshminë mund ta sillni edhe përmes emailit bashkë me aplikacion) Aplikacionet e dorëzuara pas afatit të paraparë nuk do të pranohen ndërsa aplikacionet e mangëta refuzohen. Kontrata e punës për të punësuarin për pozitën e zgjedhur do të jetë 1 vjecare me mundësi vazhdimi ndërsa puna provuese 6 muaj. Aplikuesit e suksesshëm do të sistemohen në pozitat e lira sipas kërkesave nga Divizioni Financiar.

Shkarko Aplikacionin: KETU

Shkarko formularin per Aplikim: KETU

Apliko Online: KETU