DOMUS SH.P.K. me adresë në magjistralen Prishtinë – Ferizaj km i 7 -të përfaqësues ekskluziv i mobiljeve të brendeve italiane fton të gjithë të interesuarit të
APLIKOJNË në pozitën :
RECEPSIONISTE ( 1 vend pune ) – orari i plotë
Detyrat dhe përgjegjësitë :
- Mirëpritja e klientëve ne showroom.
- Orientimi i klientëve tek personeli përkatës i punës.
- Mbajtja e informative të klientëve.
- Kontaktimi i klientëve në telefon.
- Prezantimi i produkteve të ekspozuara sipas nevojës.
- Kontaktimi me e-mail / telefon i furnitorëve dhe bashkëpuntorëve.
- Kthimi i përgjigjjeve në rrjetet sociale
- Zbaton të gjitha detyrat shtesë dhe obligimet e përcaktuara nga punëdhënësi.
Kriteret për aplikim :
- Shkolla e mesme (I preferuar fakulteti bachelor )
- Aftësi të mira dhe të kjarta komunikuese
- Të ketë qëndrim pozitiv në kontaktin me klientë
- Të arrij të identifikoj nevojën e klientëve
- Të jetë e aftë që të përcjell qartë dhe saktë informatat nga klienti
- Të njoh gjuhën angleze ( e preferuar )
Të interesuarat të dergojnë Cv-të e tyre në email adresen: [email protected] më së largu deri më 28.06.2024