
Koral & Kras është kompani vendore që ka sjellur në tregun e Kosovës gamën e plotë të produketeve higjienike të patentuara dhe të përdoshme për çdo individ e po ashtu edhe për përdorim industrial.
Kompania Koral&Kras operon nga vitit 2017 me pakicë dhe shumicë si dhe prodhon për shumë kompani Privat Labels!
Koral & Kras hap konkurs per pozitat :
- Inxhinier/e i/e kimise (1 pozite)
- Supervajzer (1 pozite)
Pozita: Inxhinier/e i/e kimise
Detyrat dhe pergjegjësit :
- Planifikon porosit dhe bënë pranimin e lëndës së parë ,
- Analizat dhe provat e lëndës së parë,
- Kontrollon dhe mbikqyrë prodhimin e produkteve, përcjelljen e normativit,
- Raportimi ditor/javor në menaxhment;
- Zhvillimi i produkteve të reja, propozon zgjerim të asortmanit,
- Udhëheqë stafin e prodhimit,
- Kryen edhe punë shtese të percaktuara nga eprori
Kualifikimet e kërkuara:
- Të ketë të përfunduar fakultetin për Kimi inxhinierike,
- Njohuri të mira të përdorimit të Microsoft Office, veçanërisht Microsoft Excel;
- Njohuri të mira të gjuhës angleze;
- Shkathësi shumë të mira organizuese, sidomos në presion;
- Përparësi do të kenë kandidatët me përvojë pune, qoftë edhe në industri tjera.
Pozita: Supervajzer (1 pozite)
Detyrat dhe pergjegjësit :
- Drejton dhe koordinon aktivitetet e skuadrës në zonën përkatëse, me synim arritjen e objektivave sasiorë dhe cilësorë.
- Përgjegjës për planifikimin, organizimin, drejtimin, kontrollin, vlerësimin dhe motivimin e forcës së shitjes.
- Implementon projekte dhe strategji në kanalet e Traditional Trade në përputhje me politikat e kompanisë.
- Monitoron dhe raporton performancën sipas standardeve të kompanisë.
- Siguron përfaqësim të denjë të brandeve, imazhit dhe aseteve të kompanisë në treg.
- Ndërton dhe ruan marrëdhënie të forta me klientët, furnitorët, distributorët dhe partnerët kryesorë të tregut.
Kualifikimet e kërkuara:
- Diplomë universitare (në Ekonomi, Menaxhim apo fusha të ngjashme); diploma pasuniversitare përbën avantazh.
- Minimumi 2 vite përvojë pune në shitje, prej të cilave të paktën 2 vite në rol drejtues; përvoja në sektorin higjienik është përparësi.
- Njohuri të mira të gjuhës angleze (në të folur dhe të shkruar).
- Aftësi të shkëlqyera në menaxhimin e ekipeve, komunikimin dhe ndërtimin e marrëdhënieve me klientë.
- Aftësi analitike dhe vendimmarrjeje në mjedise dinamike.
- Njohuri të mira në Microsoft Office (Excel, Word, PowerPoint, Outlook).
Konkursi zgjat prej 18.08.2025 deri 31.08.2025
Të gjithë kandidatët e interesuar të cilët i plotësojnë kushtet e cekura më lartë mund të aplikojnë online apo duke dërguar CV e tyre përmes e-mail adresës elektronike në: [email protected]
Në fushën e subjektit, ju lutem specifikoni pozitën për të cilën aplikoni.
Apliko shpejtë përmes sistemit!