.png)
POZITA: Mjek
REFERENCE: SX-25-050
ShTETI: Gjermani
PAGA: €4,500 – €7,000
staffiX është kompani e specializuar në fushën e rekrutimit dhe përzgjedhjes së stafit. Për nevojat e klientit tonë, që operon në sektorin shëndetësor në Gjermani, jemi në kërkim të kandidatëve të motivuar për pozitën Mjek. Kandidati ose kandidatja do të ketë një rol të rëndësishëm në ofrimin e shërbimeve shëndetësore cilësore, kujdesin ndaj pacientëve dhe bashkëpunimin me ekipin mjekësor, duke kontribuar drejtpërdrejt në standardet dhe funksionimin e institucionit shëndetësor.
KËRKESAT dhe AFTËSITË:
- Diplomë universitare në Mjekësi e njohur nga institucionet përkatëse
- Licencë për ushtrimin e profesionit të mjekut (ose në proces njohjeje për Gjermani)
- Njohuri të gjuhës gjermane në nivel B2 (Goethe, TELC ose ÖSD, jo më e vjetër se 2 vite)
- Aftësi të mira komunikimi me pacientë dhe ekipin mjekësor
- Përgjegjësi profesionale dhe etikë e lartë pune
- Aftësi për të punuar në ekip multidisiplinar
- Gatishmëri për integrim dhe zhvillim profesional në sistemin shëndetësor gjerman
DOKUMENTET:
- Diploma e fakultetit të mjekësisë dhe transkripta e notave
- Licensa e punës në Kosovë
- Çerfitikata e gjuhës gjermane në nivelin B2 (Goethe, TELC, ÖSD)
- CV në gjuhën angleze ose gjermane
OFERTA:
- Paga €4,500 – €7,000 bruto
- Krijimi i profilit profesional të kandidatit dhe prezantimi në spitale, klinika ose institucione të kujdesit shëndetësor të përshtatshme
- Organizimi i intervistave online ndërmjet kandidatëve dhe punëdhënësve
- Mbështetje në planifikimin e udhëtimit drejt Gjermanisë
- Ndihmë për akomodim, sipas marrëveshjes, dhe orientim gjatë hapave të parë pas mbërritjes
- Mbështetje gjatë gjithë procesit të njohjes së diplomës dhe licencës profesionale, deri në 6 muaj
APLIKIMI:
Nëse e vlerësoni se ju i posedoni aftësitë dhe kualifikimet e kërkuara më sipër, si dhe dëshironi të bëheni pjesë e ekipit të klientit, aplikoni deri më datën 18.01.2026. Kandidatët që përzgjedhen për listën e ngushtë do të ftohen në intervistë.
