business

Konkurse te hapura Kosmonte Foods

  • star Publikuar: 02-05-2023
  • star Skadon: 16-05-2023

Ky konkurs ka skaduar

Kompani Kosmonte Foods
Kategoritë Dyqan dhe Shitje
Numri i pozitave 2
Vendi i punës Ferizaj, Fushë Kosovë, Gjilan, Prishtinë
Shikime 20122

Konkurse te hapura Kosmonte Foods:

Pozita: Agjent i shitjes/ Komerciale për qytetet: Fushë Kosovë – Prishtinë: Gjilan – Ferizaj

Detyrat dhe përgjegjësitë

  • Përgjegjës për viziten e pikave të caktuara sipas planit nga kompania;
  • Kontrollon, mbikëqyrë dhe merr porosi në pikat shitëse;
  • Vlerëson sasinë e porosive me qëllim të shmangies së mungesës së produkteve, apo mbingarkimin e tepërt;
  • Përcjell afatet e mallrave nëpër markete si dhe hulumton mundësinë e shpërndarjes së tyre;
  • Bën prezantimin e artikujve të rinjë tek të gjithë blerësit të cilët i viziton;
  • Përgjegjës për informim rreth gjendjes në treg dhe për çfarëdo vërejtje apo sugjerim që mund të vij nga ana e blerësit;
  • Mban evidencë ditore për punën në teren, referon vështirësitë eventuale dhe propozon zbatimin e masave të caktuara për rastet konkrete;
  • Në koordinim me mbikëqyrësin cakton pikat për organizime promocionale;

Kualifikimet e kërkuara

  • Kandidatët duhet të kenë të përfunduar shkollimin e Mesem;
  • Të jenë të shkathët, fleksibil dhe organizativ;
  • Të kenë aftësi të mira komunikuese dhe menaxhimit të kohës
  • Duhet të kenë njohuri bazike të tregut, artikujve dhe brendeve që dominojnë;
  • Të posedojnë patentë shofer të kategorise B;
  • Preferohet një (1) vit përvojë pune në shitje.

Pozita: Merchandiser/e për qytetet: Fushë Kosovë - Prishtinë

Detyrat dhe përgjegjësitë

  • Bën porositë e mallit sipas nevojës;
  • Bën sistemimin e mallit duke aplikuar metoden FIFO;
  • Ruan pozicionimet e produkteve në bazë të hapsirës së caktuar;
  • Monitoron dhe mirëmban çmimet;
  • I përmbahet standardeve të temperaturës si dhe percjell afatet e skandences së mallrave;
  • Deklaron për çdo produkt i cili mund të jetë i rrezikuar të skadojë dhe problemet tjera tek personat kompetent;
  • Tërheq vëmendjen e konsumatorëve për produktet përmes promovimit dhe kontribuon në shitjen e tyre;

Kualifikimet e kërkuara

  • Kandidatët duhet të kenë të përfunduar shkollimin e Mesem;
  • Të jenë të shkathët, fleksibil dhe organizativ;
  • Të kenë aftësi të mira komunikuese dhe menaxhimit të kohës
  • Preferohet një (1) vit përvojë pune në shitje/merchandising.

Mënyra e aplikimit

Kosmonte Foods Sh.p.k është kompani e përkushtuar për fuqizimin e rolit të gruas në shoqëri. andaj inkurajojmë gratë dhe vajzat të aplikojnë për poziten e shpallur duke dërguar CV-në e tyre përmes postes elektronike: [email protected]

Në subjekt duhet të shënohet Pozita për të cilën aplikoni si dhe Qyteti.

Konkursi mbetet i hapur deri me 16/05/2023.

Për më tepër informacione rreth Ndërmarrjes Kosmonte Foods, mund të kërkoni në website-in: www.kosmontefoods.com