Gerlica Company SH.P.K, me seli në Babush, Ferizaj është në kërkim për 5 (pesë) pozita të lira. Kandidatët/et duhet të jenë energjik dhe me përvojë, i cili/a do të udhëheqë strategjitë e kompanis, do të zgjerojë rrjetin e klientëve, prezantimin e produkteve dhe do të kontribuojë në rritjen e qëndrueshme të kompanisë.
Pozita e Parë: Menaxher i Shitjes për “Tuba të Koriguara të Plastikës”
Pozita e Dytë: Menaxher i Shitjes për “Elemente Betoni”
Pozita e Tretë: Teknik Kontabiliteti
Pozita e Katërt: Inxhinier i Ndërtimtarisë ose Konstruktiv
Pozita e Pestë: Asistente në Administratë
Detyrat kryesore:
- Zhvillimi dhe zbatimi i strategjisë së shitjes në tregun vendor dhe rajonal.
- Identifikimi dhe sigurimi i klientëve të rinjë në tregun e brendshëm dhe atë rajonal.
- Mbajtja dhe forcimi i marrëdhënieve me klientët ekzistues
- Negocimi i kontratave dhe kushteve të shitjes.
- Monitorimi i tregut, konkurencës dhe analizimi i mundësive të reja të biznesit.
- Përgatitja e raporteve mujore mbi performancën e shitjes dhe parashikimet.
Kërkesat:
- Përvojë e mëparshme si menaxher shitjesh, preferohet në industri prodhuese.
- Njohuri të mira të tregut kosovar dhe rajonal.
- Diplomë universitare në Menaxhim Biznesi, Marketing ose fusha të ngjashme (jo e domosdoshme).
- Aftësi të shkëlqyera në komunikim, negocim dhe ndërtim marrëdhëniesh.
- Orientim drejt rezultateve dhe aftësi për të punuar në mënyrë të pavarur.
- Njohuri shumë të mira kompjuterike (MS Office).
- Njohja e gjuhëve të huaja (anglisht/serbisht) përbën avantazh.
Çfarë ofrohet:
- Pagë konkuruese.
- Mundësi zhvillimi profesional.
- Ambient pune dinamik dhe mbështetës.
- Pjesë e një kompanie në rritje dhe me përspektivë afatgjatë.
Kandidatët e interesuar të cilët aplikojnë për këto vende të punës, duhet që ti dërgojnë këto dokumente:
- CV-në si dhe dëshmitë e përgatitjes shkollorë të mesme apo universitarë,
- Dëshmi mbi përvojën e punës në fushën përkatëse,
- Certifikatat e trajnimeve eventuale,
- Letër Rekomandime apo referenca eventuale (jo e domosdoshme).
Email: [email protected]
Apliko shpejtë përmes sistemit!