business

Burime Njerëzore (1), Kalkulant/e (1)

  • star Publikuar: 05-05-2023
  • star Skadon: 20-05-2023

Ky konkurs ka skaduar

Kompani Emona Center
Kategoritë Dyqan dhe Shitje
Numri i pozitave 2
Vendi i punës Vushtrri
Shikime 11231

K O N K U R S P U N E

1. POZITA: Burime Njerëzore (1 Pozitë)

LOKACIONI: Rr. “Dëshmorët e Kombit” pn. Vushtrri

Detyrat dhe Përgjegjësitë:

♦ Mbështet procesin e rekrutimit dhe asiston në punët e lidhura me procesin e rekrutimit (shpalljen e konkurseve, organizimin e intervistave, informimin e kandidatëve për intervista dhe intervistim, seleksionimin e kandidatëve, plotësimin e dokumentacionit përkatës për punëtorët e rinj etj);

♦ Mirëmban dhe përditëson të dhënat për prezencën, mungesën dhe lëvizjet e të punësuarve,

♦ Mirëmban bazën e të dhënave të Burimeve Njerëzore për pushime vjetore, mjekësore, të lehonisë dhe të tjera;

♦ Përgatitë kontrata dhe dokumentet përcjellëse sipas procedurave dhe politikave të Burimeve Njerëzore;

♦ Mirëmban, sistemon dhe përditëson dokumentacionin në dosjet e të punësuarve,

Kualifikimet dhe shkathtësitë profesionale:

♦ Diplomë Universitare;

♦ Të ketë përvojë pune mbi 1 vit në fusha relevante;

♦ Të ketë njohuri të gjuhës angleze;

♦ Njohuri të shkëlqyera të paketës office;

♦ Njohuri të Ligjit të punës dhe politikave të Burimeve Njerëzore.

2. POZITA: Kalkulant/e (1 Pozitë)

LOKACIONI: Rr. “Dëshmorët e Kombit” pn. Vushtrri

Kualifikimet:

♦ Përparësi të ketë të përfunduar fakultetin;

♦ Përparësi të ketë përvojë pune si kalkulant/e;

♦ Preferohet njohja e programeve të kontabilitetit/financave;

♦ Njohuri të mira të punës me kompjuter, njohuri të pakos Microsoft Office;

♦ Te jetë i/e aftë të punojë në grup si dhe punë individuale.

Dokumentet e kërkuara:

♦ Formulari për aplikim (Aplikacionet mund të merren në objektin e “Emona Center” sh.p.k.);

♦ CV së bashku me dokumentet mbështetëse.

Të interesuarit/at mund të dërgojnë aplikacionet me dokumentet mbështetetëse në objektin e “Emona Center” sh.p.k. në adresën rr. “Dëshmorët e Kombit”, pn, në Vushtrri (apo edhe permes email [email protected] )

Aplikimi është i hapur nga data 05.05.2023 deri me datë 20.05.2023.