Shield Recruitment & HR kërkon Inxhinier/e i Makinerisë (HVAC) (10 vende pune) për klientin e saj, kompani e njohur ndërkombëtare në fushën e ndërtimit me seli në Kazakhstan.
Detyrat dhe përgjegjësitë:
- Menaxhimi dhe ndjekja e të gjitha fazave të implementimit deri në përfundim të një projekti mekanik;
 - Koordinon të gjitha punimet/shërbimet mekanike, gjatë fazës së ofertës, si dhe gjatë zbatimit të projektit në punishte;
 - Mbikëqyrë instalimet e të gjtha sistemeve mekanike (HVAC+ MAKINERISE) të përfshira në projektet mekanike MEP;
 - Planifikon, organizon dhe monitoron punën e teknikeve dhe sigurohet se të gjitha punimet e kryera janë sipas kushteve dhe specifikimeve teknike të kërkuara nga investitori;
 - Koordinin punën mes grupeve të ndryshme instaluese në punishte;
 - Përgatit dhe monitoron grafikun e zbatimit të punimeve mekanike;
 - Përveç detyrave dhe përgjegjësive të cekura performon edhe detyra tjera të kërkuara nga Mbikëqyrësi Direkt;
 - Detyrat dhe përgjegjësitë e lartë shënuara janë indikative.
 
Kualifikimet:
- Fakulteti i Inxhinierisë Mekanike;
 - Së paku 3 vite përvoj pune në fushën e Inxhinierisë Mekanike, në sistemet HVAC, PLUMBING, SANITARE etj;
 - Njohuri në proceset dhe materialet nga sistemi HVAC;
 - Njohuri pune të programeve si : Autocard, Autocard MEP, Exel Word;
 - Aftësi të mira ndërpersonale dhe të punes në ekip;
 - Vetë-motivim dhe gatishmëri për të marrë përgjegjesi;
 - Aftësi të mira organizative;
 - Kualifikimet e lartë shënuar janë indikative.
 
Të gjithë të interesuarit mund të aplikojnë përmes Web faqes së Shield Recruitment https://shieldrecruitment.org/ deri me datë 24 Nëntor 2023 në ora 16:00.
Ju do të kontaktoheni vetëm në qoftë se CV-ja juaj do të kualifikohet.
Tek ne CV-ja juaj është e sigurt dhe trajtohet në konfidencialitet të plotë.