Në bazë të Ligjit Nr. 08/L 197 për zyrtarëtpublikë, Neni 39 (1,2,3,4,5 dhe 6) dhe Rregullores (QRK) NR. 15/2023për pranimin dhe karrierën në shërbimin civil të Republikës së Kosovë, Neni 5 Komuna Prishtinë shpall:
Konkurs
Aplikimi është i hapur për të gjithë kandidatët e interesuar.
Emri i grupit: Grupi i përgjithshëm i tatim-taksave apo mbledhjes së të ardhurave
Titulli i pozitës së punës: Zyrtar për Evidentimin e Pronës së Paluajtshme
Klasa e pozitës : Profesional 2
Koeficienti/Paga: 5.1
Nr. i kërkuar: 3
Kohëzgjatja e emërimit: Emërim me afat të pacaktuar
Data e njoftimit : 13/12/2024
Afati për aplikim: 14/12/2024 - 12/01/2025
Institucioni: Komuna Prishtinë
Departamenti: Drejtoria e Financave
Divizioni: Sektori i Tatimit në Pronë
Vendi i punës: Prishtinë
Nr. i Referencës: RN00016038
Kodi: RPC0009577
Përshkrimi i përgjithshëm i punës
- Zhvillon dhe arrinpëlqimin për planine punës dhe afatet me udhëheqësin dhe stafin tjetërprofesional për zbatimin e detyrave, shërbimeve lidhur me evidentimin e pronës së paluajtshme:
- Pranimi detyrave nga mbikëqyrësi i terrenit,
- Pranimi detyrave nga Udhëheqësi i sektorit ose Drejtori,
- Menaxhimi territorit te përcaktuara nga mbikëqyrësi – udhëheqësi i sektorit,
- Bënë identifikimin e pronave të paluajtshme të paregjistruara dhe pronarëve apo shfrytëzuesve të atyre pronave dhe i shënon në formularë të anketimit si dhe atë elektronik ,
- Verifikon dhe krahasontë dhënat e vendosura në sistem përmesformularëve të anketimit, verifikon gjendjen ekzistuese në terren.
- Modifikimet rreth pronësdhe tatimpaguesit, krijondosje çdo tatimpaguesi të tatimit në pronë, dhe është përgjegjës për mirëmbajtjen dhe arkivimin e dokumenteve të tatimit në pronë
- Korrigjimet në STP për pronën dhe tatimpaguesin,
- Regjistron të dhënat nga formulari i anketimit për pronat e paluajtshme dhe të ë dhënat e pronarëve apo shfrytëzuesve të atyre pronave,bënë plotësimin e ndërrimit të destinimeve të objekteve sipasgjendjes faktike dhe në përputhshmëri me ligjet dhe rregulloret ne fuqi.
- Ndërrimet e tatimpaguesve në bazë të kontratave apo marrëveshjeve të dakorduara (nënshkruar),
- Inspektimi i gjendjesnë teren, identifikon personat që u adresohet faturatatimore letër kujtesavërejtjet tjera si dhemarrin nënshkrimet e marrësit te faturës ose vërejtjes ose fletë thirrjesnë rast se nuk gjendetprezent pala.
- përgjegjës vëzhgimi dhe përmirësimi i ndërrimeve të destinimeve,
- Kontrollimi dhe marrjae informatave nga dokumentet burimore, kryen vizita ne teren, shënonnr. e ngastrës, lokacionin dhe adresën dhe i ruan të dhënat në bazën e të dhënave.
- Puna e vazhdueshme ne teren me pajisjen tabletë GPS formulari elektronin “ Protax2”,
- Modifikimi përmirësimi dhe regjistrimi i tatimpaguesve me formularin elektronik
- Dorëzimi raporteve te mbikëqyrësi ,
- Dorëzimi raporti udhëheqësi i sektorit – Drejtori,
- Inspektimi ne teren me kërkesë të zyrtar për Ankesa,
- Plotësimi formularit me te dhëna për ndërtesën , për njësinë, dhe tatimpaguesin,
- Përgatitja e raporteve skenimi formularëve ,
- Njoftimi i tatimpaguesve rreth obligimeve dhe konsultave sa i përket tatimit ne prone.
- Kryen detyra tjeranë përputhshmëri me ligjet dhe rregulloret të cilat mundëkërkohen në mënyrëtë arsyeshme kohë pas kohe nga mbikëqyrësi.
Kriteret e përgjithshme për pranimin në detyrë, sipas nenit 9 të LZP-së
- Të jetë shtetas i Republikës së Kosovës;
- Të ketë zotësi të plotë për veprim, sipas legjislacionit në fuqi;
- Të zotërojë të paktën njërën nga gjuhët zyrtare, në pajtim me Ligjin për Gjuhët;
- Të jetë e/i aftë për të kryer detyrën përkatëse;
- Të mos jetë e/i dënuar për kryerjen e një veprës penale me dashje;
- Të mos ketë në fuqi masë disiplinore për shkelje të rëndë në institucion publik.
- Të ketë arsimin,përvojën e punësprofesionale dhe/apo aftësitëe kërkuara për pozitën, kategorinë, klasën apo grupin përkatës.
- Të kaloj me sukses procedurat e pranimit të përcaktuara në këtë ligj.
Kërkesat e përgjithshme formale
- Arsimimi i kërkuar: Diplomë e arsimit të lartë e nivelit të parë (Bachelor). Diplomë e nivelittë pestë të KKK, për fushën e TIK.
- Kërkesat specifike: Diplomë Universitare, Fakulteti Juridik/ Ekonomi (pavarësisht nga specializimi).
- Certifikata, licenca kur kërkohen me legjislacionin në fuqi apo kur vlerësohet se janë të nevojshme për pozitat e kësaj klase.
- Përvoja e punës e kërkuar: Së paku 1 (një) vit përvojë pune profesionale.
Njohuritë, aftësitë dhe cilësitë e kërkuara në procedurën e rekrutimit
- Njohuri të plotë dhe të specializuara në fushën profesionale specifike.
- Nivel të lartëtë njohurive profesionale ose teknike të fushës përkatëse dhe të kuptuarit e fushave që ndërlidhen me detyrat dhe përgjegjësitë.
- Njohuri të mira të metodavekërkimore, që ndihmojnë në përgatitjen e raporteve bazikeose analitike dhe në marrjen e vendimeve.
- Aftësi të arsyetimit logjik dhe analizës.
- Aftësi për të bërë gjykimeprofesionale të pavaruradhe për të ushtruar diskrecion mbi çështjet dhe për të dhënë një kontribut të rëndësishëm në zhvillimin dhe zbatimin e politikave.
- Shkathtësi hulumtuese, analitike, vlerësuese dhe formulim të rekomandimeve dhe këshillave profesionale.
- Aftësi komunikimi dhe ndikim personal, përfshirë aftësi për të përfaqësuar.
- Njohja e gjuhëve të huaj (e preferueshme).
Dokumentet që duhet të dorëzohen si pjesë e aplikimit dhe mënyrën e dorëzimit të tyre
- Kopjen e letërnjoftimit/pasaportës/certifikatës së shtetësisë së Republikës së Kosovës.
- Kopjen e diplomëstë kërkuar me konkurs të lëshuar nga institucionet arsimoretë Republikës së Kosovës. Nëse diploma është fituar jashtë vendit, vërtetimin e nostrifikimit të diplomës së fituar apo aktin që dëshmon se diploma e fituar është në procedurë të nostrifikimit, me kusht që nostrifikimi i diplomës të dorëzohet deri në momentin e nënshkrimit të aktit për emërim në pozitë;
- Kopjet e dëshmisësë punësimit(vërtetim/kontratë) të lëshuar nga institucioni përkatësi punësimit për përvojën e punës,që përcakton pozitëne punës si dhe kohëzgjatjen e angazhimit në atë pozitë.Dëshmisë e punësimit jashtë institucioneve publike duhet të mbështet së paku njëra nga dëshmitë si në vijim: pasqyra e pagesave në fondin e kursimeve pensionale apo pasqyra e pagesave të obligimeve tatimore në përputhje me legjislacionin tatimor për të ardhurat personal.
- Dëshmi që nuk ka në fuqi masë disiplinore për shkelje të rëndë në institucion publik (Kanidatët që janë të punësuar apo kanë qenë të punësuar në institucione publike).
- Dëshmitë e trajnimeve profesionale të ndjekura apo trajnimeve që aplikuesi i ka realizuar në cilësinë e trajnuesit.
- Kopjet e dokumenteve tjera që provojnëplotësimin e kushtevepër aplikim të përcaktuara në shpalljen e rekrutimit dhe të deklaruara në aplikacion.
Dëshmitë që nuk kërkohen gjatë aplikimit, por në fazën e verifikimit para emërimit
- Certifikatë mbi dënimetpenale origjinale e lëshuar nga gjykata përmessë cilës dëshmohet se nuk ështëi/e dënuar për kryerjen e veprës penale me dashje, jo më të vjetër se(6) muaj nga data e lëshimit.
- Dëshmi se kandidati është i aftë në pikëpamje shëndetësore.
- Dëshmi përkatëse se kandidati ka zotësi të plotë për të vepruar.
Data e daljes së rezultateve të vlerësimit paraprak
- Lista e kandidatëve të cilët plotësojnë kushtet për pranim do të shpallet më së largu deri më datën 27/01/2025, në portalin e rekrutimit elektronik (https://konkursi.rks-gov.net )
Kriteret specifike shtesë
Fusha e njohurive, aftësive dhe cilësive që do të vlerësohen në intervistën me gojë, janë si në vijim:
- Ligji nr. 08/L-197 për zyrtar publik ·
- Ligji për Kryeqytetin ·
- Ligjet tjera zbatuese nga Komuna e Prishtinës.
***VËMENDJE: “Komunitetet jo shumice dhe pjesetaret e tyre, personat me aftesi te kufizuar dhe gjinia më pak e përfaqësuar kanë të drejtë për përfaqësim të drejtë dhe proporcional në shërbimin civil te Kosoves,sic¸ specifikohet ne LZP”.
“Aplikacionet e dorezuara pas afatit të paraparë nuk pranohen dhe aplikacionet e mangëta refuzohen”.
Mënyra e vlerësimit të kandidatëve/aplikantëve
- Testimi me shkrim – maksimumi 70 pikë
- Intervista – maksimumi 30 pikë
Mënyra e njoftimit dhe komunikimit me kandidatët
- Përmes email dhe portalit për rekrutimi elektronik (https://konkursi.rks-gov.net)
Mënyra e aplikimit
- Përmes portalit për rekrutimi elektronik (https://konkursi.rks-gov.net)
Data e shpalljes së rezultateve përfundimtare
- Në përfundim të vlerësimit të kandidatëve, fituesi do të shpallet përmes portalit për rekrutimi elektronik (https://konkursi.rks-gov.net). Të gjithë kandidatët pjesëmarrës në këtë procedurëdo të njoftohen individualisht në mënyrë elektronike.
Të dhëna shtesë:
- Pas përzgjedhjes së kandidatit fitues,njësia përgjegjëse bën verifikimin para emërimit me qëllim të vërtetimit se kandidatët vazhdojnë të plotësojnë kriteret e konkursit, përmes dokumenteve ne origjinal apo të njësuara me origjinalin.
Komunitetet jo shumicë dhe pjesëtarët e tyre, personatme aftësi të kufizuar dhe gjinia më pak e përfaqësuar kanë të drejtë për përfaqësim të drejtë dhe proporcional në shërbimin civil të Kosovës, siç specifikohet në LZP.
Aplikacionet e dorëzuara pas afatit të paraparë nuk pranohen dhe aplikacionet e mangëta refuzohen