business

Trajner/e për zhvillimin dhe implementimin e trajnimit: “Bazat e Kërkimit Shkencor të Bazuar në Komunitet”


Ruaj
  • star Publikuar: 14-05-2026
  • star Skadon: 28-05-2026
Kategoritë Arsim&Edukim
Vendi i punës Prishtinë
Numri i pozitave 1

VoRAE – TERMAT E REFERENCËS (ToR)

Angazhimi i trajnerit/es për zhvillimin dhe implementimin e trajnimit:

“Bazat e Kërkimit Shkencor të Bazuar në Komunitet”

1. Sfondi

Përfshirja e të rinjve në procese kërkimore dhe zhvillimi i kapaciteteve të tyre për të kuptuar dhe adresuar çështjet që prekin komunitetin është thelbësore për fuqizimin e tyre dhe promovimin e pjesëmarrjes aktive në shoqëri. Kërkimi shkencor i bazuar në komunitet ndihmon të rinjtë të identifikojnë probleme reale, të mbledhin të dhëna dhe të kontribuojnë në zhvillimin e zgjidhjeve për komunitetin e tyre.

Në këtë kuadër, VoRAE synon të organizojë një trajnim për të rinjtë, me fokus në bazat e kërkimit shkencor të bazuar në komunitet, duke kombinuar pjesën teorike dhe praktike me një vizitë studimore në një institut apo organizatë që merret me hulumtime.

2.Qëllimi i Trajnimit

Qëllimi i trajnimit është që pjesëmarrësit të fitojnë njohuri bazike mbi procesin e kërkimit shkencor të bazuar në komunitet, të kuptojnë rëndësinë e hulumtimit në adresimin e çështjeve sociale dhe komunitare, si dhe të zhvillojnë aftësi praktike për identifikimin e problemeve, mbledhjen e të dhënave dhe analizimin e tyre në mënyrë të thjeshtë dhe efektive. Përmes trajnimit dhe vizitës studimore, pjesëmarrësit do të kenë mundësi të lidhen me praktikat reale të hulumtimit dhe të kuptojnë rolin e instituteve dhe organizatave në prodhimin e njohurive dhe zhvillimin e komunitetit.

3. Objektivat specifike

  • Të prezantohen konceptet bazike të kërkimit shkencor
  • Të zhvillohen njohuritë mbi kërkimin e bazuar në komunitet
  • Të prezantohen metodat bazike të mbledhjes së të dhënave
  • Të rritet kuptimi i pjesëmarrësve për rëndësinë e hulumtimit në adresimin e çështjeve komunitare
  • Të ofrohet përvojë praktike përmes vizitës studimore në një institut/organizatë hulumtuese
  • Të nxitet mendimi kritik dhe pjesëmarrja aktive e të rinjve

4. Fusha e Punës / Detyrat

  • Trajneri/ja do të ndërmarrë detyrat si më poshtë:
  • Zhvillimin e modulit të trajnimit për bazat e kërkimit shkencor të bazuar në komunitet
  • Hartimin e agjendës së aktivitetit
  • Facilitimin e trajnimit
  • Përdorimin e metodologjive interaktive dhe praktike gjatë trajnimit
  • Përgatitjen e materialeve të trajnimit (prezantime, ushtrime, materiale pune)
  • Koordinimin dhe facilitimin e vizitës studimore
  • Ofrimin e udhëzimeve praktike mbi procesin e hulumtimit
  • Ofrimin e feedback-ut për pjesëmarrësit
  • Hartimin e raportit përfundimtar pas realizimit të aktivitetit

5. Produktet e Pritshme (Deliverables)

  • Trajneri/ja do të dorëzojë:
  • Modul të strukturuar të trajnimit
  • Agjendë
  • Materiale të trajnimit dhe ushtrime praktike
  • Raport përfundimtar mbi realizimin e aktivitetit
  • Rekomandime për zhvillim të mëtejmë të kapaciteteve të pjesëmarrësve
  • Të gjitha produktet duhet të dorëzohen në kohë dhe në përputhje me standardet e cilësisë së VoRAE.

6. Raportimi dhe Koordinimi

Trajneri/ja do t’i raportojë Zyrtares për Edukim në VoRAE. Të gjitha materialet dhe raportet dorëzohen në format elektronik.

7. Kohëzgjatja e Angazhimit

Trajneri duhet të propozojë numrin e ditëve të punës të nevojshme për realizimin e trajnimit, të arsyetuara në përputhje me metodologjinë e punës, përmbajtjen e sesioneve dhe nivelin e angazhimit të propozuar.

Periudha e zbatimit: sipas marrëveshjes me VoRAE.

8. Kualifikimet e Kërkuara

  • Diplomë universitare në shkenca sociale, edukim, sociologji, hulumtim ose fusha të ngjashme
  • Përvojë në hulumtim shkencor ose projekte të bazuara në komunitet
  • Përvojë në facilitim trajnimesh për të rinj
  • Aftësi të mira komunikimi dhe facilitimi
  • Përvojë në përdorimin e metodave interaktive të mësimit
  • Njohuri shumë të mira të gjuhës shqipe

9. Procedura e Aplikimit

Aplikantët duhet të dorëzojnë:

CV të përditësuar

Propozim metodologjik

Ofertë financiare

Shembuj të punës së mëparshme (nëse ka)

10. Vlerësimi dhe Poentimi

Ekspertiza dhe përvoja – 40 pikë

Metodologjia – 30 pikë

Oferta financiare – 30 pikë

Totali: 100 pikë

11. Etika dhe Konfidencialiteti

Trajneri/ja duhet të respektojë standardet etike dhe konfidencialitetin sipas rregulloreve të VoRAE.

12. Afati për Dorëzim

Aplikimi elektronik në:
📧 [email protected]

Afati për aplikim: 28.05.2026

Aplikimet pas afatit nuk do të shqyrtohen.

13. Kontakti

Emri: Fortesa Shasivari
Pozita: Zyrtare për Edukim
Email: [email protected]

Apliko shpejtë përmes sistemit!

Apliko këtu